Vërtet nuk deshën të ndërhyjnë ndërkombëtarët sivjet për të zgjidhur bllokadën politike pas zgjedhjeve të qershorit, në mënyrë që klasa jonë politike të fillojë “të ecën vetë” e që proceset demokratike të shënonin sadopak evoluim pozitiv.
A ishin ata të sinqertë në këtë qëndrim, kështu që – meqë megjithatë ndërhynë në fund – e bënë këtë vetëm pasi që u pa se elita jonë politike ishte e gatshme të flijonte gjithçka nga ky shtet, vetëm e vetëm të mos dëmtoheshin interesat e saj meskine?
Apo të huajt vetëm sa mezi e pritën rastin që gjërat t’i zgjidhin sipas kutit dhe shijeve të tyre?
Më së afërmi mendsh është se, në ballafaqim me ndërkombëtarët, politikanët tanë me gjasë nuk kanë fare guxim që jo të mbrojnë, por as të paraqesin diçka që është interes i këtij vendi, prandaj është e natyrshme që pastaj të ndodhë, sipas asaj të popullit, se “dora e huaj kurrë s’të kruan si e jotja”.
Sekretari organizativ i “Vetëvendosjes”, Dardan Molliqaj, ka treguar në një emision televiziv se, së paku udhëheqësit e bllokut opozitar – e sipas kësaj, nuk është larg mendsh që kështu të sillen të gjithë politikanët tanë – ndaj ndërkombëtarëve kanë qëndrim tepër inferior.
Sipas Molliqajt, në takimin e rregullt javor me ambasadorët e Kuintit, ata nuk kanë shkuar me një plan për atë se çfarë duan të bëjnë, të tregojnë për ato që kanë bërë dhe që eventualisht ta marrin edhe mendimin e tyre, por vetëm kanë pyetur si t’ia bëjnë, apo që t’ua shohin disponimin...
Gazetari i njohur kroat, Denis Kulish, gjen një situatë të ngjashme në vendin e tij, në përpjekje të shpjegojë pse kryeministri aktual kroat, Zoran Milanoviq, këto ditë po shpik gjithfarë arsyesh për të mos shkuar në një tubim kryeministrash evropianë në Beograd, pasi që nuk ishte paraqitur edhe në të tjera të ngjashme më parë dhe, faktikisht, edhe pasi që Kroacia kishte hyrë në BE, ai kishte zgjedhur rrugën e incidenteve, në mënyrë që të mbyllet në shtëpi.
“Me izolimin diplomatik, politikën e autizmit, ai ka dashur që qendrën e tij të fuqisë ta izolojë nga ndikimi i jashtëm, përndryshe gjithmonë do t'i vinin ca emisarë apo vetë në kontakte bilaterale do të duhej të përgjigjej në vërejtje dhe të japë përgjigje racionale në pyetjet me të cilat fare nuk ka dëshirë të ballafaqohet”, shkruan Kulish.
Dhe, “kompleksin e inferioritetit e fsheh me incidente agresive karakteristike për psikën e tij të lënduar”.
S’ka dyshim se edhe liderët tanë më me dëshirë do të preferonin një vend kështu të izoluar, pa ndërkombëtarët e mërzitshëm, ku qendra e tyre e fuqisë do të mbetej e patrazuar.
Për fat të mirë a të keq, në rrugën nëpër të cilën ka kaluar Kosova në shtetformimin e saj, kjo ëndërr e tyre mbetet e parealizuar.
Por, derisa nuk marrin guximin që të provojnë që ndërkombëtarët t’i animojnë në procese pozitive, kjo nuk do të thotë se nuk e gjejnë ndonjë mënyrë që të faktorizohen para tyre, qoftë edhe duke rrezikuar dështimin e shtetit, i cili, siç është thënë tash e sa herë, është projekt i përbashkët i perëndimorëve.
Atëherë ata sigurisht se ndërhyjnë.
E, kur ndërhyjnë, natyrisht se prioritet i kanë proceset e jashtme të Kosovës – për ç’gjë dikush mund t’u kërkojë përgjegjësi.
Ndaj, pse të mos preferojnë koalicionet, të cilat krijojnë qetësi në Parlament dhe, sigurisht, kalim të lehtë të gjërave që ata i kanë me prioritet?
Ndërsa përgjegjësia për gjendjen në vend - krizën ekonomike e sociale e mbi të gjitha krizën e moralit në këtë shoqëri dhe humbjen e shpresës së këtij vendi – do të duhej të kenë përgjegjësi vendorët.
Edhe atëherë kur kjo mund të ketë kuptimin: askush...
/Shqiptarja.com