SHBA - Eshtë koha të bëheni të “famshëm” edhe nëse nuk jeni të talentuar. Me anë të një pajisje të re teknologjike ju mund të luani piano edhe pse në jetën tuaj mund të mos keni pasur asnjë eksperiencë të mëparshme.

Bëhet fjalët për “dorashkën” e teknologjisë së lartë, e cila është në gjendje të programojë të gjithë lëvizjet e gishtave në mënyrë të tillë që të krijojë melodinë si një profesionist.

Pajisja teknologjike nëpërmjet disa impulsive mikroelektrike është në gjendje të replikojë sinjalet që jep truri.

Nëse mendja juaj “urdhëron” pajisjen të luajë piano atëherë qëllimi parësor i “dorashkës magjike” është të krijojë mundësinë e të ndjerit si një pianist i talentuar.

Kështu, nga një amator poseduesi i pajisjes së teknologjisë së fundit mund të shndërrohet në një pianist të talentuar.

(Gre.M/Shqiptarja.com)