Dorëheqja e Elsa Toskës nga Gjykata Kushtetuese! KLGJ mblidhet nesër, shqyrton kandidaturat

Dorëheqja e Elsa Toskës nga Gjykata Kushtetuese! KLGJ mblidhet nesër, shqyrton kandidaturat

Gjykata Kushtetuese

Këshilli i emërimeve në drejtësi ka vendosur që nesër të mbajë mbledhjen për vakancën e krijuar në gjykatën Kushtetuese pas dorëheqjes së Elsa Toskës.

Në njoftimin zyrtar thuhet se mbledhja mbahet në një nëntor ora 14.00, pranë Gjykatës së Lartë.

Një nga pikat e KED është hedhja e shortit për caktimin e relatorit dhe të këshilltarit ligjor për shqyrtimin e kandidaturave që kanë shprehur interesin për t’u zgjedhur në pozicionin vakant të krijuar në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkohë Kuvendi ka bërë publik emrat e 10 kandidatëve për vendin vakant të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese 1 muaj pas dorëheqjes së Elsa Toskës

Lista e kandidatëve që kanë shprehur interes për të kandiduar për pozicionin e lënë vakant nga gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska:
1. Alfred Balla, ish kryetar i KLP
2. Eris Hysi, juriste, pedagoge
3. Gentian Zyberi, jurist, Pedagog ne Universitetin e Oslos
4. Irena Nino, Komisionere Publike te vetingu
5. Klodian Rado, jurist
6. Naureda Llagami, ish kryetare e KLGJ
7. Nertila Sadedini, juriste, pedagoge
8. Nurihan Meta (Seiti),  ish anëtar i KLP
9. Roland Ilia, Komisioner në KPK
10. Sinan Tafaj, jurist, kryetar i shoqatës së të verbërve

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës vitin e ardhshëm