Dorëheqja e Pezës nga RTSH, Alketa Vejsiu: Të hoqën apo u dorëzove vet?

Dorëheqja e Pezës nga RTSH, Alketa Vejsiu: Të hoqën apo u dorëzove vet?

Alfred Peza dhe Alketa Vejsiu

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka reaguar pas lajmit se Alfred Peza më drejtori i përgjithëm i RTSH.

Me anë të një Insta Story Alketa shprehet se i bëhet qejfi që ai nuk mban më atë post. Madje për moderatoren sot është një ditë e gëzuar.

“Të hoqën apo u dorëzove vetë? Të kisha thënë Alfred Peza, what comes around goes around! Karma is a bitch! Sot është një ditë shume e gëzuar për mua. Mijëra te tjerëve që ju ke hequr bukën, të paktën Zoti ju dha të drejtë!

Ç’fitove? Apo thjesht xhaketa me shamiçkën e shefit të kënaqi ca kohë të prije koka sipas qejfit", shkruan Alketa.

Më tej ajo shton se pas largimit të Pezës babai i saj do të prehet i qetë. 

"Ti më ke prekur mua në plagën më të hidhur të jetës. S’më është bërë kurrë qejfi për askënd, për ty Po. Do prehet dhe babi në paqe tani se me merak iku për shkakun tënd, se nuk e kurseve as në shtrat të vdekjes.

Për ty gjë e vogël, për dikë gjithë jeta, dinjiteti në kosh. Se ashtu të donte qejfi ty. Harrove që para ligjeve të jetës, por edhe të vdekjes jemi të barabartë njësoj. Ligësia jote s’do hiqet kurrë nga kujtesa ime emocionale

Anila Agalliu e Burimeve Njerëzore, ti duhet gjithashtu të japësh dorëheqjen! Fredi Lokomotiva, ti dhe ca vagonë të tjerë duhet të ikni me trenin e tij. Hajde Rrugë të Mbarë”, përfundon Alketa krah fotos së lajmit që Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mungesa e lojtarëve dhe emra të rinj në Kombëtare: S'është e thjeshtë të veshësh një fanellë të rëndësishme si e jona

Mungesa e lojtarëve dhe emra të rinj në Kombëtare: S'është e thjeshtë të veshësh një fanellë të rëndësishme si e jona