Aurora Polo komandohet si drejtore e përgjithshme e RTSH-së. 

Polo ka qenë më parë drejtuese e Albafilm, si dhe zv.drejtore e përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar.

Ajo zëvendëson përkohësisht ish drejtorin Alfred Peza që dha dorëheqjen pak kohë më parë. Vendin e Pezës, Aurora Polo e mori automatikisht që më 6 shtator sipas statutit të Radio Televizionit, pasi ajo kishte postin e zv.drejtoreshës. 

Vetëm 1 vit pasi mori drejtimin e RTSH-së, Peza dhë dorëheqjen e parevokueshme në Këshillin Drejtues. Ai u vendos në qendër të kritikave për shkak të shkarkimeve masive të punonjësve të RTSH-së.