Bernë- Presidenti i Republikës se Shqipërisë ka pranuar të gjitha propozimet e qeverisë Rama për të emëruar disa diplomatë shqiptarë dhe për t’i zëvendësuar ata me ish-deputetë të Partisë Socialiste.
Bajram Begaj kishte firmosur vitin e kaluar lirimin nga detyra të ambasadorit Ilir Gjoni, duke e emëruar në vend të tij analistin Mustafa Nano, i cili do shërbente në Zvicër.
Por, lajmi i fundit nga Berna është se ambasadori shqiptar Musafa Nano ka dhënë dorëheqje. Lajmi konfirmohet nga vetë ambasadori Nano për Report Tv, i cili thotë se ka dhënë dorëheqjen për arsye personale e familjare.
Aktualisht posti i ambasadorit mbetet vakant dhe pritet me interes se kush do ta zëvendësojë.
Në muajin Nëntor të vitit të kaluar, ambasadori Nano paraqiti Letrat Kredenciale tek Presidenti i Konfederatës së Zvicrës, Alain Berset.
Do e ken thirr ne spak mucin
PërgjigjuBobo cfare humbje per Zvicren
Përgjigju