TIRANË - Bashkëshortja e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, gjyqtarja Arjana Fullani dha dorëheqjen nga trupa gjykuese për përballjen "Doshi-Braho" për shpifje.
 
Në vend të gjyqtares së dorëhequr u zgjodh Admir Thanza, ndërkohë mbeten ende të pa njohura arsyet e largimit të zonjës Fullani nga trupa gjykuese.
 
Pak ditë më parë deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste Tom Doshi paditi për shpifje kreun e Komisionit të Sigurisë, njëherësh deputet i LSI-së Spartak Brahon. Kjo padi i referohet letrës për destabilitetit që Braho i kish dërguar krerëve të lartë të shtetit, ku i paralajmëronte për një plan të thurur nga Doshi dhe ish-politikani Dritan Prifti me qëllim destabilitetin politik të vendit. Por ndërsa prokuroria i mbylli hetimet pasi nuk gjeti elementë të veprës penale, Doshi ju drejtua Prokurorisë duke e paditur Brahon për shpifje.
 
Seanca e radhës gjyqësore do të mbahet më 23 nëntor.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)