Patriotët e Shqipnisë, ndërmjet nji angështije dërmuese (overëhelming anxiety) e shpresash t’âmbla por fort të zbeta (pale) për fatin e atdheut të tyne, kishin nisun qysh ditën qi plasi lufta me lëvizun. Në krye ishin beglerët, dirigjentat e popullit shqiptar n’atë kohë. Mâ aktivët ndër ta ishin beglerët e Vlonës e Toptanët e Tiranës. Aty këtu grupe të vogla e të dame (isolated) intelektualësh pa influencë mbi turmat. Përjashta (abroad) kolonitë shqiptare në Boston, Kajro e Bukuresht, sidhe Arbreshët e Italisë.
Por ç’duhej bâmë e ç’mund të bâjshin Shqiptarët n’ato çase vendimtare? Cila ishte interesa reale e kombit? Ky gjindej, pa metaforë, përpara dilemës hamletjane : me qênë a mos me qênë ! Ballkanasit kishin hŷmë në luftë hajsmi (ëould-be) për me shpëtuem nga salvimet (persecutions) e Turqvet vëllaznit sllavë e grekë ende (still) nën zotnimin otoman. Por me të vërtetë, po t’u ecte puna mbarë, ata kishin ndër mênd zgjânimin e pronave (dominions) të tyne deri ku të mundshin.