Universiteteve të mbyllura, që nuk kanë përmbushur proceduarat e dorëzimit të dosjeve për studentët u kanë mbetur edhe dita e nesërme për t'i dorëzuar në MAS.

Kjo e fundit bën fjalë për dosjet të cilat nuk janë tërhequr nga ana e studentëve, për shkak të parregullsive që regjistrohen në dosjet e tyre.

Burime zyrtare kanë bërë me dije se në disa prej 18 universiteteve të mbyllura nuk gjënden dosjet e studentëve de në raste të tjera mungojnë dokumente të caktuara.

Vendimi i Këshillit të Ministrave "Për heqjen e licencës së disa instuticioneve të arsimit të lartë", parashikon se dosjet e studentëve të, të përgatitura nga instuticionet private të arsimit të lartë, që nuk do të tërhiqen nga studëntët përkatës, përcillen në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit brënda datës 10 shtator 2014". Situatë e tillë kaotike paraqitet dhe në 12 shkollat e mesme private, me kohë të pjesshme, të mbyllura me urshër të MAS.

Sipas burimeve  zyrtare nga Ministria e Arsimit bëjnë me dije, se në rast se dosjet nuk do të dorëzohen deri në afatin e fundit , që është dita e nesërme, do të meren masa për drejtuesit e intuticionit. Në ditët në vijim Ministria do të bëjë me dije vendimin apo masën në rast mosrespektimi të ligjit./ATSH/