Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas dorëzimit të mandatit nga Saimir Tahiri. Për liderin e opozitës, vendimi i sotëm i Tahirit është në vijim të lojës mes ish-ministrit dhe Ramës. Sipas tij, dorëheqja nga mandati erdhi pas presionit direkt që iu bë Edi Ramës në Berlin.
Basha e mbyll reagimin duke thënë se dorëzimi i mandatit të Saimir Tahirit është manovër politike pasi Edi Rama ka futur nën kontroll të plotë Prokurorinë, të cilën e përdor si dhe sa herë t’i duhet për të mbrojtur pushtetin e vet kriminal.
Rama-Tahiri: vazhdon loja.
1. Dorëzimi i mandatit nga Saimir Tahiri është vazhdim i paktit Rama-Tahiri. Është fakt se dorëheqja nga mandati erdhi pas presionit direkt që iu bë Edi Ramës në Berlin, ku iu tha se është e patolerueshme mbrojtja politike që i bëhet Saimir Tahirit me imunitet parlamentar kundër veprimeve të drejtësisë. Ky është akt hileqar për të mashtruar partnerët se gjoja Saimir Tahiri nuk ka imunitet politik dhe se gjithçka është në dorën e prokurorisë.
2. Më 19 prill Saimir Tahiri mori pjesë në seancë plenare pas 6 muajve mungesë për të shpëtuar mandatin e deputetit. Çfarë ndryshoi këto dy javë? Asgjë, përveç vizitës së Ramës në Berlin dhe premtimit se do ta zgjidhte problemin e imunitetit të Saimir Tahirit. Dorëzimi i mandatit konfirmon se është Edi Rama ai që e ka mbrojtur dhe vazhdon ta mbrojë Saimir Tahirin dhe se kjo është loja e të dyve bashkë për të mbyllur dosjen “Tahiri”.
3. Saimir Tahirit nuk i duhet imuniteti parlamentar përsa kohë ai shantazhon kryeministrin me aferat e tij korruptive dhe lidhjet kriminale të familjes së tij. Edi Rama dhe Saimir Tahiri janë një subjekt i vetëm, kur bëhet fjalë që Tahiri të dalë përpara drejtësisë: nëse Tahiri del para drejtësisë, Edi Rama del para drejtësisë. Nëse Saimir Tahiri është i lirë, Rama është i lirë.
4. Dorëzimi i mandatit të Saimir Tahirit është manovër politike pasi Edi Rama ka futur nën kontroll të plotë Prokurorinë, të cilën e përdor si dhe sa herë t’i duhet për të mbrojtur pushtetin e vet kriminal.
5. Dorëzimi i mandatit të Tahirit nuk e shpëton Edi Ramën. Ai e di se asnjë manovër si kjo me largimin e Tahirit nga Parlamenti nuk i mashtron dot shqiptarët dhe faktorin ndërkombëtar. Mbrojtja e Ramës për Tahirin është ndëshkim për Shqipërinë, sikundër mungesa e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një nga pengesat kryesore për hapjen e negociatave të anëtarësimit.
Lulzim Basha
LULUSHIN SALA MU*IKA JANË KARTA TË DJGURA
PërgjigjuLul Basha nga i akuzuar, per tre dosje te medha ba del pa pike turpi akuzues per Tahirin . Ky skenar i kryekriminelit Sali Berisha ,dhe ketij shalngjiturit hajdut e kriminel u realizua nga te derguarit e tij ne prokurorine e krimeve te renda . Italianet kishin dosjen ku perTahirin nuk figuronte asnje prove dhe keta e zmadhuan dhe mashtruan . Aresyeja eshte kriminalizimi i nazhorances . Jo zoteri ,ju perfitoni nga pa aftesia dhe toleranca e tepruar e ketij kryeministri, se te kishe qene nje tjeter do tu kerkonte kryeprokurorit ,arrestimin tuaj me nje nal me krime dhe nje mal me prova . Kur qeverisnit ju kishte droge te mbjedhur, me teper se grure dhe ju vrate kater te pafajshem dhe krimineli Llalla bashke me gjykatesit e kriminalizuar mbyllen dosjet . Turp kur krimineli na ben te moralshmin . Beni dhe pak lojra se ditet i keni te numeruara bashke me klanin tuaj . Nuk ka Rame dhe militant tju mbroj ,se amerikanet ju kane bere gati dosjet
PërgjigjuMylle hale o pjella e enver hoxhes se sajmiri eshte viktima lojës PS. PD. LSI.PER SHPETIM NGA VETINGU.Pse nuk ARESTOHE KUPOLA META BERISHA e BASHA qe ka 1milioni prova per vrasje ,trafiqe droge vjedhje fondesh etje. Po Rama si përher është i pabes me shoket e vet se ka frik se po bin qeveri.
Përgjigjuo Lulzim te keqen vellai vetem ti mos fol per procese gjyqesore...fol per cfare te duash por ama per gjyqe lere se ste ka lezet...po si nuk u vin turp e talleni me njerezit more faqezinj..po pse o shoku,e harruam ne si i shtyje gjyqet e tua ti,gjer sa skaduan afatet.po do u vij dita te gjitheve te majt e te djatht,do mblidhen zullumet,mallkimet e popullit sdalin bosh
PërgjigjuO lulzim shal ngjitmi kriminel hajdut njeri pa shkoll ku e ke dipllomën ? Po ky të paktën e dha dorheqjen po ti pse su paraqitje në prokurorin që e kishe dhe të joten ktë prokurori që kishe kok pa larët e tu me 8 klas shkoll e me 3 muaj kurs prokuror e prap su paraqite po merje raport . Ore çfaf i quan ti Shqiptarët budallenj? Si kujton ti që Shqiptarët se din për ty që ti je hajdut e kriminel . GABOHESH RËND dita po të afrohet për të paguar për gjith krimet e tua o kriminel
Përgjigju