Tahiri lë mandatin e deputetit: Të gjithë bashkë kundër meje, por do ia dal/ VIDEO

TIRANE-Saimir Tahiri nga sot nuk do të jetë më deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Ish-ministri i Brendshëm në hetim për dosjen Habilaj përmes një konference për mediat njoftoi se ka vendosur që të tërhiqet nga mandati i deputetit për t’u përballur me drejtësinë si një qytetar i thjeshtë.

Tahiri deklaroi se nuk ka nevojë për mandat apo imunitet për t’u mbrojtur, ndërsa shtoi se kjo nuk është ndeshja e tij e fundit, por e para duke premtuar se beteja do të vijojë. Në fjalën e tij, që zgjati mbi 40 minuta, Tahiri ishte i ashpër dhe me shumicën parlamentare.

Ish-ministri bëri kritika të forta ndaj Ramës, ministrit Xhafaj, grupit të PS, ambasadorëve, por pa harruar opozitën dhe Presidentin Meta. Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës se mban peng integrimin, Tahiri tha se është shumë i vogël për të bërë një gjë të tillë, ndërsa akuzoi se shumica dhe opozita kanë bërë konsensuse në korridoret e errëta të Kuvendit.

Kam marrë një vendim, unë dorëzoj mandatin tim të deputetit deri kur të zbardhet e vërteta unë nuk do të jem deputet, por një qytetar i thjeshtë. Me familjen e miqtë do të përballem me prokurorinë, gjykatën, drejtësinë, ligjin dhe palaçot në politikë që kanë vjedhur. Unë nuk do të dorëzohem në asnjë çast.

Unë e jap imunitetin, jam qytetar i thjeshtë, unë këtu jam dhe do të jem përballë jush, fuqia ime është e vërteta ime, unë nuk do të resht që kërkuari të vërtetën. Nuk kam fjalë mjaftueshëm ti falënderoj ata që më kanë mbështetur. Unë nuk jam nga ata që fshihem. Që sot kjo nuk është ndeshja ime e fundit, kjo është e para dhe do të vijojë deri kur t’ia dal, unë nuk jam më deputet, do të përballem me këdo, e vërteta mjafton dhe është më e fortë se cdo gjë tjetër.

Jam përballë kujtdo dhe nuk do të përkulem. Sot them, unë nuk jam palaço, unë jam Saimir Tahiri dhe nuk kam nevojë për mandat, imunitet për t’u përballur me drejtësinë, por unë nuk  jam dorëzuar kurrë e aq më tepër sot. Në një betejë që nuk e kam vetëm timen, se as drejtësinë dhe Europën nuk do na e falë njeri por do e fitojmë me kockat tona.

Deklarata e dorëzimit të mandatit nga Saimir Tahiri 

Saimir Tahiri në vitin 2009 u zgjodh përfaqësues në Parlament i Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë. Gjatë kësaj legjislature ka mbajtur funksionin e Nënkryetarit të Grupit Parlamentar. Në 2011, Saimir Tahiri u zgjodh në detyrën e Kryetarit të Partisë Socialiste për Tiranën. Gjatë periudhës 2009 - 2013 ka qenë Anëtar i Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Saimir Tahiri në vitin 2013 u emërua ministër i Brendshëm i Shqipërisë në qeverinë Rama-Meta. Në 2017 u shkarkua nga detyra, ndërsa u zgjodh deputet në Tiranë, por në tetor të 2017  PS e përjashtoi pas nisjes së hetimeve për dosjen Habilaj. Ndërkohë që u shkarkua edhe nga posti i kryetarit të PS në Tiranë.

Deri tani Tahiri ka qenë një deputet i pavarur, por sot vendosi që të japë dorëheqjen nga mandati. Ish-ministri po hetohet nga prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri për lidhje me bandën e Habilajve që po gjykohen në Itali për trafik ndërkombëtar droge.

Fjala e plote e Saimir Tahirit

Prita 2 jave të flisja në parlament, por mes mjellit e cizmeve e sherrit aty vetëm parlament nuk është bërë, nuk kisha rrugë tjetër veç kësaj që zgjodha sot për të ndarë me ju një qëndrim timin. 

Përpara më shumë se 6 muajsh, për mua filloi një histori tjetër me të cilën po përballem ende sot. 

Dhe kam 6 muaj që hesht e dëgjoj. 

Dëgjoj lloj lloj rrace që nuk më ka lënë gjë pa thënë, sa të kisha qeverisur 30 vjet, dhe në vënd të të gjithëve para meje, nuk do kisha imagjinuar dot kurrë kaq shumë akuza për veten time.

Njëri kriminel, tjetri trafikant. Diku kokë e mafias, diku ushtar i mafies. 

Një herë shtyllë e krimit, një herë dru i shtrembër i stivës. 

Këtë e kam quajtur “kur gjyqin ta bën djalli”….për gjyqin moral që më bëjnë rraca që ka qeverisur e shkatërruar për 25 vjet këtë vend e kam fjalën, se atë tjetrin e kam me drejtësinë. 

Kur gjyqin ta bën djalli, jo se jam unë ëngjëll sigurisht, kam punuar e kam gabuar si çdo njeri i kësaj bote. 

Por të dëgjoj që ma bëjnë gjyqin kjo rracë që me politikë ka vjedhur e prej politikës nuk është ndëshkuar….Nuk e pranoj për askënd e asgjë, kurrë.

Më kanë thënë se më ka mbrojtur imuniteti, mandati parlamentit, se më ka mbrojtur maxhoranca dhe Edi Rama. 

Sado kam thënë që as dua e as më duhet të me mbrojë askush e asgjë, më kanë thënë se të gjitha këto bashkë më paskan shpëtuar nga arrestimi e burgu. 

Tani dëgjoj që unë jam edhe pengesë për integrimin. 

Se 25 vjet mbushur me hajdutë në politikë, që veç lekëve, këtij populli i kanë vjedhur edhe të ardhmen e fëmijëve, integrimin po ua pengokam unë. 

Nqs ka një gjë që e di si drita e diellit, është se që nga dita e parë e angazhimit tim e deri sot jam përpjekur e ia kam dalë me të paktën një gje: une nuk kam qënë e nuk jam kurrë si këta. 

As fshihem pas parlamentit, as rri në parlament për të marrë rrogën kot, as për ti bërë hije ndokujt, as për të kapur ndonjë tender a ca lekë, dhe aq më pak për të pasur paprekshmëri. 

Jo më të ketë ndonjë shans të vërtetë qe rrugën për në evropë ta pengoj unë. 

Kam 6 muaj që dëgjoj e hesht. Akuza e gënjeshtra përtej çdo imagjinate. 

Mjerë njerëzit e shkretë që këta palacot në politikë i dëgjojnë prej 1990 e këtej.

E nuk kanë faj që nuk lënë ekran pa pështyrë sa herë vjen e enjtja e parlamentit.

Unë kam 8 vjet në parlament e më duket sikur kam 80. 

4 vjet isha Ministri i Brendshëm e me sa akuza e shpifje kam dëgjuar, më duket sikur në këtë vend nuk ka patur tjetër Ministër të Brendshëm veç meje.

Por e vërteta ka çmim, dhe unë këtë e dija. 

Gënjeshtra ka çmim më të lirë, edhe këtë e dija. 

Për mua ama, çmimi i lirisë dhe i së vërtetës, është më i shtrenjtë e më i vlefshëm se çmimi i karrierës.

Kam parë e dëgjuar më shumë se ç’kam pasur kohë për të menduar. Dhe i kam quajtur të gjitha kosto normale të rrugës që zgjodha. 

Po kur dëgjoj këta të parlamentit si vajtojnë në emër të popullit, luten në emër të popullit, urimet i bëjnë në emër të popullit, kërcënojnë në emër të popullit, shajnë dhe vrasin në emër të popullit, kërkojnë dhe falje në emër të popullit….se kurrizi i popullit nuk mbaron, i mban të gjitha. 

Ndërsa këta luajnë teatrin e zakonshëm, fryhen e qeshin. E populli i shkretë mban, dëgjon e duron.

E kur i shoh të gjitha, ngushëllohem disi. 

Sa kanë folur e shpifur për mua, është shumë pak në krahasim me ç’i kanë bërë njerëzve të shkretë në kaq vite. 

Suksesi më i madh i djallit, ishte të bindte të gjithë se nuk egzistonte. Fiks kështu edhe këta që prej 25 vitesh të vrasin natën e të qajnë ditën. 

Hajduti flet për ndershmëri. Maskarai flet për moral. Injoranti flet për shkollat. Tenderaxhiu për të varfrit. Të gjithë bashkë për drejtësinë…do thotë ndonjëri edhe mua për trafikant më akuzojnë…nuk ka faj edhe ca kohë.

Kam duruar 6 muaj, kështu duke dëgjuar e nuk kam folur, për të respektuar të vërtetën time dhe drejtësinë. 

Ndaj kam heshtur. 

Që heshtja ime del nga manuali i punës për shumicën e politikës sot, këtë e di po aq sa di ç’do bënte kushdo tjetër po të ishte në vendin tim.

Do shanin prokurorinë, gjykatën, do shtonin dozën e blerjes së medive, etj si këto. 

Unë akuzohem për trafik droge… kjo është akuza. 

Drejtësinë do e kërkoj në gjykatë e mezi po pres. Po këtë gjyqin publik me akuzat e shpifjet e gjithë karagjozave të politikës ku ta bëj? 

Më akuzon Lulzim Basha, kllouni me qesharak i politikës shqiptare që su lodh duke vjedhur e nuk u gjykua kurrë. Ministër i Brendshëm e vrau 4 njerëz në bulevard bashkë me Saliun e su hetua kurrë. Mbi 200 milion euro vjedhje të faktuara në rrugën e kombit, e su hetua kurrë. Shkonte në Lazarat kur droga ishte lumë krahqafë me banditët atje e as u hetua, as u gjykua kurrë. 

Sot del si shul e ka fytyrë më akuzon mua. 

Më akuzon Sali Berisha e gjithë lukunia që e kanë bërë gojën çorape me shpifje pafund për mua, ndërkohë që vetë kanë qënë e janë akoma pas murit të paprekshmërisë të pa hetuar e të pagjykuar për vrasje, vjedhje, plaçkitje të shqipërisë, me keq se çdo pushtues. 

Më akuzon Monika dhe Ilir Meta, që zoti e di se ngado ti kapësh e rrotullosh, nuk ka ujë të shenjtë që mund tua lajë ç’kanë bërë.

E sikur të ishin vetëm kaq, do ishte mirë por nuk janë vetëm këta.

Për mua nuk del një shqipëtar të më thotë se jam hajdut, se i kam vjedhur lekët, se kam vjedhur tendera, se kam marr lekë për të futur njerëz në punë, etj etj si këto. 

Unë rroj e do përballem me drejtësinë edhe për këto që më akuzojnë sot. 

Po këta të mjerë, që sot shqiptarët i drejtojnë gishtin për hajdutë të lekëve të tyre, e shesin dëngla gjithë ditën….si ia hodhën drejtësisë… 

Duke bërë harbutin, ia hodhën dhe drejtësisë. Duke akuzuar të tjerët për gjëra që kanë bërë vetë, ia hodhën. 

Duke blerë gjyqtarë e prokurorë, duke shpërndarë tendera e koncesione, duke marrë lekë për një legalizim, për një hipotekë, edhe për të futur njerëz në punë duke marrë lekë, e me to kanë blerë rehatin, e kështu rrojnë. 

Duke blerë kundështarin në parlament, ia hodhën. Duke mbyllur gojë, duke blerë heshtje, në pazarin e madh bodrumeve të parlamentit ku bien dakort njeri mos merret me të shkuarën e tjetrin, tjetri mos merret me të tashmen e njërit.

Duke blerë media, portale, sondazhe. Në shqipëri e jashtë shqipërisë. Ku një artikull ku shahem unë, pasohet nga një tjetër ku lavdërohet ai që e ka paguar. 

Duke blerë të huaj, ambasadorë e deputetë. Duke blerë e shitur gjithçka, në kurriz të njerëzve hallexhi të këtij vendi. 

Kështu ia hodhën. Dhe më bëjnë mua moral.

Ndaj ndoshta heshtja ime deri sot i duket si kurriz i përkulur. 

Por po e them thjeshtë; në qoftë se ka njeri që heshtjen time në respekt të drejtësisë e ka marrë për nënshtrim, për dobësi, për frikë apo dorëzim, nuk më keni njohur fare ndaj rimendojëni e bëjini llogaritë nga e para. 

Unë as jam dorëzuar. E as kam ndërmend ta bëj. 

E dua ti drejtohem edhe kolegëve të mij në grupin parlamentar, të cilët më së pari i falenderoj për durimin dhe mirëkuptimin, nga i pari tek i fundit, por në qoftë se ka qoftë edhe një koleg të vetëm që me fjalë dykuptimshe apo me mërmëritje nën zë mendon se mund të drejtojë gishtin tek unë, më e pakta e ka gabim.

Unë po pres drejtësinë time, ndaj pak durim të gjithë.

Plot të tjerë politikanë janë akuzuar përpara meje në këto 30 vjet. Edhe për vrasje, edhe për vjedhjen e përditshme të lekëve të popullit, por të gjithë ia kanë hedhur paq, të gjithë kanë përfituar nga paprekshmëria. Diku nga imuniteti, diku nga pazaret. 

Unë nuk jam si këta. Nuk dua ti iki e as ti shmangem drejtesisë. 

Dua të vërtetën më të plotë.

Nuk kam fuqi e forcë të gënjej, por kam vetëm fuqi për të vërtetën, të vërtetën time sot e nesër.

Ndaj kam 6 muaj që hesht e pres. Kam 6 muaj...

Njëri vinte e më sugjeronte të thoja se nuk isha unë por ishte Edi Rama kokë e trafikut të drogës. Kështu shpëtoja veten nga të gjitha. 

Tjetri më këshillonte të mos flisja shumë, se nuk është çështje nervash kjo, por llogarish. Kshu e ka politika.

Unë heshta. Tregëtarët e gënjeshtrave dhe pazarxhit e politikës dolën në treg. 

Nuk më kanë njohur mirë, aq sa të kuptonin se nuk ka qënë se nuk dija por se nuk doja që armiqtë, hajdutët, pazarxhit e dallaveret e politikës ti mbaja në krah. Unë kam zgjedhur ti vë përballë e nuk ka pasur e as ka asnjë lloj privilegji që më ndërron mëndje.

Tani janë bërë gjithë bashkë përballë meje. Pushka top t’ju bëhet. Unë do ia dal. 

Papritmas u kujtuan të gjithë për hashashin.

Opozita më ka akuzuar si trafikant drogë që pa marrë detyrën e ministrit e kështu vazhdon edhe sot. 

4 vjet rezistuam, bëmë luftë, me suksese dhe dështime. Por bëmë luftë si asnjë qeveri më parë. 

Në çdo ditë të detyrës simë, veç opozitës dhe një pjese të maxhorancës, kam pasur përballë jo vetëm krimin në rrugë por edhe krimin në zyrat e shtetit e politikë, përfshirë edhe drejtuesit e Prokurorisë, edhe SHIK-un, që atëherë llogaritë dhe punët i bënin ose nga zyra e Saliut ose Ilir Metës, ose e të dyve bashkë. 

Prokuroria hall kishte të luftonte policinë, SHIK-u nuk vriste me armë e tortura, siç bënte atëherë, por qepte ditën me laps e letër ç’i thoshte Saliu në darkë.

Njëri sot është në hetim. Tjetri, Visho Ajazi i SHIK-ut të Saliut, për turpin e madh sot është ambasador i propozuar po nga qeveria për të cilën unë shërbeva.

Ndërsa Saliu si Saliu, dhe Ilir Meta, fiks siç e do puna, nëj herë mbi palët e një herë me palët.

Dhe prap në fund, mbeta vetëm unë me avazin e Saliut e Lulit që vjellin të njëjtat akuza për mua. 

Edi Rama i falenderoi për kontributin opozitar. 

Ndërsa pasardhësi im në detyrë, me akuzat për policinë e kriminalizuar, ia kaloi edhe Saliut edhe Lulit.

Po këta që më akuzojnë mua sot, nga dolën kaq të dhimbshur për fushat që paskërkan lënguar mbjellë me hashash????

Lazaratin nuk e kishit aty për 20 vjet, plot e përplot? Krujën se kishit aty? Shkodren, Malsinë e Madhe, Dibrën, Tropojën, Tepelenën, Gjirokastrën, Beratin, edhe Tiranën nuk i kishit aty, të mbjella me hashash prej më shumë se 15 vjetësh, e aty ishin që ditën e parë kur mora unë detyrën. 

Dhe tani u thoni njerëzve dhe botës, se e bëra unë?

Në Parlament, rrijnë ulur me dhjetra ish ministra të brendshëm, dhjetra ish Kryeministra, askush nuk ka lëvizur as gishtin për të luftuar ndonjëherë në 25 vjet parcelat e hashashit, e sot rrijnë si ëngjëj. 

Unë u përpoqa, mbajta edhe palaçot e politikës në kurriz duke më bërë moral. 

Ta dini për statistikë: Hapni shifrat e GdF, në 4 vjet të qeverisë ku shërbeva edhe unë, ti mbledhësh bashkë, kultivimi i hashashit është më pak sesa vetëm 1 vit i Sali Berishës kur ishte Kryeministër. 

Nuk e thotë njeri këtë. Për fat të keq as deputetët e PS. As ministri i brendshëm se ka përmendur kurrë. As kryeministri jo. 

Nuk e di pse.

Për t’iu dhënë vetëm një shembull tjetër: Edhe kur mbyllëm lojrat e fatit, prap u akuzova unë, Kryeministri dhe gjithë qeveria. 150 milion euro fitim në vit nga lojrat e paligjshme të fatit per vite e vite me rradhë duke rrjepur familjet shqiptare, që për llogari është shumë më shumë sesa i gjithë kultivimi i hashashit, e prap kur i mbyllëm, po ne u akuzuam. Unë e qeveria ku unë shërbeva.

Por ndërkohë që në parlament është bërë sherr në skenë për 4 vjet, poshtë në korridoret e errëta të parlamentit u bënë bashkë 10 vetë pa dallim partie që gjetën konsensus për të mbajtur peng sirtareve për afro 4 vjet ligjin e lojrave të fatit. 

Por përsëri u akuzova unë ndërsa këta të tjerët sot rrijnë si ëngjëj, e unë i mbaj edhe në kurriz duke më bërë moral, sepse këta dashnorët e popullit, me mediat e blera arritën ti thonin popullit se edhe për lojrat e fatit që unë i mbylla, prap fajin e kisha unë.

E unë prap i mbaj në kurriz duke më bërë moral. 

Mua as më shkon në mënd ti falenderoj kriminelët e pahetuar, e pagjykuar dhe të pandëshkuar të opozitës, me Lul e Sali në ballë. 

Kanë vrarë njerëz, e nuk dënohen. Kanë vjedhur paratë e shqiptarëve, e nuk dënohen. Keni dhunuar gazetarë e media, e nuk dënohen. 

Mua më akuzojnë për mbjelljen e hashashit të cilin vetë e kishin aty për 25 vjet, por akoma më keq kanë mbjellë varfërinë e mijra familjeve, papunësinë e mijra të rinjve, hajdutërinë e zyrtarëve, tregëtinë e pasurisë kombëtare duke shitur lumenj, kodra e male në këtë çik vend që ka mbetur. 

E as hetohen, as gjykohen, e as dënohen.

Nuk ua thotë njeri këto, nuk e di pse. Ndaj rrijnë si ëngjëj, bëjnë dhe moral.

Sot dalin e thonë se po pengoj edhe rrugën e vendit për në Evropë. 

Nqs është e vërtetë sa pashë në media se paska edhe në Evropë deputetë palaço si ky Luli e këta që kemi këtu, që marrin guximin bëjnë prokurorin e gjyqtarin, siç ka ambasadorë këtu që e marrin përsipër, atëherë ajo është Evropa që unë nuk zgjedh as sot e as kurrë. 

Unë e di që politikanë pa kocka e pa bythë, këtë vend e kanë shitur qindra herë, e po të donin shqipërinë sa ç’duan një përkëdhelje koke nga ca të huaj, ky vend nuk do ishte ky që është. 

Por nuk besoj u çmendën edhe këta të huajt sa të mos e vrasin mendjen për drejtësi por të duan kurban njerëzish për të shkelur në Evropë. 

E vërteta është më e thjeshtë. 

Këta që kanë qeverisur 25 vjet, nuk kanë lënë cep të shqipërisë pa shkallmuar, lekë të buxhetit pa vjedhur, në vend që të ndërtonin Evropën këtu në këto 25 vjet, sot qajnë për evropën të cilën ua pengokam unë. 

Ndaj këta anadollak që sot qajnë Evropën, ta dinë mirë se Shqipëtarët nuk do hanë integrimin, ndaj varfërinë që mbollët në 25 vjet pagajeni sot. Nuk ua kam unë fajin.

Shqiptarët nuk do mjekohen e shkollohen në dyert e integrimit, ndaj spitalet e shkollat që shkatërruat e që lekët për ti ndërtuar i keni vjedhur nga 3 a 4 herë, paguajini sot. Nuk ua kam fajin unë. 

Shqiptarët nuk do marrin rroga e pensioine në Evropë por këtu, ndaj rroga e pensione që nuk dalin as për bukën e gojës, e që janë më pak sesa vetëm 1 shishe verë në drekat e darkat tuaja, paguajini sot. Nuk ua kam fajin unë. 

Ekonominë nuk do e bëjë evropa e integrimi, ndaj oligarkët që i palluat me tendera e para të shqiptarëve, lekë që vodhët duke paguar për një rrugë 3 herë, për një shkollë 4 herë e për një spital 5 herë e sot as egzistojnë, paguajini sot. Nuk ua kam fajin unë.

Jam shumë i vogël për të penguar integrimin e Shqipërisë në evropë. 

Por mjaftueshëm i arsyeshëm t’ju drejtoj gishtin në fytyrë të gjithë atyre që sot qajnë për evropën e në 25 vite Shqipërinë e shkatërruan dhe varfëruan me keq se lufta. 

Dhe nuk ua kam fajin unë. 

Vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve e votuan si dele, me dy ambasadorë që për turpin tonë na duartrokisnin mbi kokë. 

Tani bëjnë edhe vetingun për policët e shkretë që ç’nuk kanë parë në 30 vjet për politikën. Shumë mirë të pastrohet policia, por kjo nuk bëhet brenda ditës e as me një veting. E mbi 1.300 policë që janë larguar e dënuar për korrupsion e shkelje ligji sa isha unë në detyrë, janë provë e vullnetit për të bërë ata që duhej. Por as këtë nuk e thotë njeri. 

Por pyes, pas drejtësisë përse nuk e filluam nga vetja ne me vetingun? 

Deputetë, ministra, zv/ministra, politika në tërësi, pas gjyqtarëve dhe prokurorëve pse nuk e vazhduam vetingun me veten?

Unë po hetohem, do gjykohem, e kjo është kaluar çdo vetingu. E palaçot që kanë qeverisur për 25 vjet, vazhdoj ti mbaj në kurriz duke më bërë moral. 

Rri e dëgjoj garën se kush e gjen e kush e kap peshkun e madh. Ca thonë banda është në pushtet, ca në parlament, ambasadorë lart e poshtë flasin për mafiozë dhe banda shqiptare, edhe ministri brendshëm numëron në televizor bandat, një tmerr për të marrë valixhet e për të ikur. 

Ka më shumë kriminalitet në Itali, po askush nuk numëron bandat në televizor. 

Ka më shumë në greqi po përsëri se bëjnë. Ka më shumë vrasje, drogë, prostitucion kudo në botë, por askush nuk ia nxin faqen vendit të vet sa bëjmë ne, për të na fërkuar pak kokën ndonjë i huaj e për të bërë karrierë në kurriz të të tjerëve. 

Dhe shqiptarët na mbajnë në kurriz, duke i bërë moral. 

Unë kam duruar 6 muaj, do duroj edhe aq sa të duhet për të dalë e vërteta ime në dritë. 

Dhe pikërisht pse nuk jam si këta që kanë qeverisur 25 vjet, kam marrë një vendim për ta treguar edhe një herë se une nuk jam njëri nga rraca e atyre që rri në parlament për pazar a për shpëtim: 

Unë nga sot dorëzoj mandatin tim të deputetit. 

Deri kur të zbardhet e vërteta e plotë, unë nuk do jem deputet por një qytetar i thjeshtë si mbi 2 milion shqipëtarët e tjerë. 

E si qytetar i thjeshtë, vetëm me të drejtën time, familjen, miqtë e të gjithë ata që besojnë ende tek mua, do përballem me prokurorinë, gjykatën, drejtësinë dhe ligjin. Siç do përballem me palaçot në politikë që kanë vjedhur këtë popull e sot shesin dëngla, e nuk do dorëzohem për asnjë çast. 

E sot i them të gjithqve, ja ku më keni, si qytetar të thjeshtë. Këtu jam e këtu do jem.

Fuqia ime është vetëm e vërteta ime e nuk do rresht ti shkoj deri në fund. 

është familja ime dhe miqtë e mi të cilëve u kërkoj ndjesë për çdo minut shqetësim që kanë marrë prej meje dhe punës sime. 

Si dhe ata mijra shqipëtarë që më besojnë ende e që nuk kam fjalë mjaftueshëm t’i falenderoj për çdo fije mbështetje që më kanë dhënë e që më japin ende, qoftë edhe me një mesazh. 

Unë nuk jam nga ata që fshihem, e jo më të tretem pas parlamentit, mandatit, imunitetit e aq më pak të përfitoj nga këto. 

Dhe e kam të qartë që sot; kjo nuk është ndeshja ime e fundit, është vetëm ndeshja ime e parë. E do vazhdoj prap e prap, deri në fund.

Nga sot, nuk jam më deputet. Do përballem me këdo, sepse besoj e vërteta është më e thjeshtë por më e fortë se gjithçka tjetër.

Si qytetar i lirë, jam përballë kujtdo e as do përkulem, as do dorëzohem.

Dua të falenderoj çdo qytetar që ka besuar e beson ende tek unë. Aq më tepër ata që më kanë votuar. 

E sot u them, unë nuk jam palaçco si ata që kanë qeverisur për 25 vjet e sot shesin moral, unë jam Saimir Tahiri e s’kam nevojë as për mandat për tu përballur me drejtësinë dhe me politikën palaço të këtyre 25 viteve. 

Nuk jam dorëzuar kurrë, aq më pak të dorëzohem sot. Do jem aty bashkë me më të fundit që më beson, në një betejë që tashmë se kam vetëm timen. Se as drejtësinë e as evropën nuk na e fal njeri, aq më pak agallarët e politikës, por do ta fitojmë vetë. 

Me mua mund të merren, e do duroj.

Me familjen time jeni marrë, me gjithçka timen mund të merren.

Po mbushen 30 vjet ama që kjo lloj politike merret me shqiptarët, duke i tallur, duke i sharë, duke i vjedhur, duke i vrarë, duke i marrë jetën e të ardhmen e kalamajve dhe duke i lënën në varfërinë poshtëruese.

Ora e të vërtetës sime ndoshta nuk është larg. E po kështu për të gjithë, një orë do jetë ku secili të ketë të vërtetat e veta përpara fytyrës e do japë llogari.

Deri atëherë, unë jam këtu. 

Se kjo nuk është ndeshja ime e fundit, është veç e para. 

Faleminderit edhe juve.

Saimir Tahiri

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sulce: 05/05/2018 02:12

    DARDHA E KA BISHTIN PRAPA TAHIRI ESHTE BERI SI AI CARKU I MIUT QE ESHTE I NGREHUR KUSH DO TA HAJE DJATHIN E TAHIRIT AI DO BIE BRENDA DO TE THOTE KUSH DO TA RRASI MRENA TAHIRIN TAHIRI DO HAPI GOJE

    Përgjigju
  • Faik: 03/05/2018 20:21

    RESPEKTE RESPEKTE dhe vetëm RESPEKT për SAIMIR TAHIRIN e madh , që e mori POLICINË të SHKALLMUAR dhe të SHKATËRRUAR nga SUPER HAJDUTËT e PD KRIMIT , që ç'do 6 MUAJ bënin TENDERA PASHAPORTASH në POLICI dhe i nxirrnin PASHAPORTAT e SHQIPTARËVE të PAVLEFSHME brenda 3 MUAJVE , vetëm e vetëm që ti VIDHNIN dhe GRABISNIN me TENDERAT e radhës !! HAJDUTËT dhe KRIMINELËT e PD TRADHËTISË dhe LSI GRABITJES nuk kanë SURRAT të Flasin në emër të Popullit , sepse POPULLI i ka hedhur përfundimisht në KOSHIN e PLEHRAVE! Unë jam me SAIMIR TAHIRIN edhe sikur të shpallet fajtor , sepse SAIMIRI NUK më ka VJEDHUR as mua , as edhe NJË Shqiptar , ashtu siç kanë bërë HIENAT dhe ÇAKEJTË e PD KRIMIT dhe LSI ZHVATJES ! ZAGARËT HAJDUTË të PDsë që nuk kanë lënë GJË pa PLAÇKITUR flasin në emër të Popullit! JU Thafshin DUART dhe i VJEDHSHI GJAK nga GOJA dhe nga BYTHA LEKËT që ju keni GRABITUR SHQIPTARËVE O ÇAKEJTË HAJDUTË të PD KRIMIT ,dhe ILAÇE KANCERI dhe TUMORI për FËMIJËT dhe FAMILJET tuaja i bëfshi PARATË e VJEDHURA në ZYRAT e SHTETIT! SAIMIRI kURRRRË nuk i futi duart nëpër VJEDHJE , siç bënë LesheListat dhe PD KRIMI , prandaj edhe jam dhe do jem MBËSHTETËS i FLAKTË i SAIMIR TAHIRIT . DREJTËSIA dhe PROKURORIA të bëj punën dhe mos të dëgjoj KRIMINELËT TRADHTARËT KRYEHAJDUTËT NARKO-TRAFIKANTËT E PD KRIMIT DHE LSI GRABITJES DHE TRADHËTISË , sepse ne Shqiptarët e ndershëm do ngrihemi dhe do ta RRETHOJMË GJYKATËN dhe PROKURORINË dhe do ti vëmë FLAKËN këtyre INSTITUCIONEVE të KRYE KORRUPTUARA që nuk meren me HAJDUTËT e SHTETIT që ndikojnë Direkt tek JETA e Qytetarëve SHQIPTARË , sepse duke VJEDHUR ç'do Qindarkë në ZYRAT e SHTETIT ndikimi është Drejtpërdrejt në XHEPAT e SHQIPTARËVE ! Të Përshëndes SAIMIR TAHIRI . GOD BLESS SAIMIR TAHIRI ! VDEKJE HAJDUTËVE të PD KRIMIT dhe LSI GRABITJES. RROFTË SAIMIR TAHIRI ! PLAÇIN gjithë SUPER HAJDUTËT e PD KRIMIT dhe ZORRAXHINJTË e LSIsë .

    Përgjigju
  • Maks: 03/05/2018 19:31

    Bravo te qoft saijmir te gjitha ato qe the jan te verteta qe populli jon naiv qe ndjek keta qelbesira mbrapa I di por I pelqen pasuria pa punuar sepse keshtu e mesuan keta keqbersa qe drejtojn vendin. Por nje keshill te jap ruhu nga keta qe na drejtoj sepse jan te pa bese dhe te shesin si te shiten kerko mbrojtje nga ndonje shtet I fuqeshem

    Përgjigju
  • Shpellar vicidoli: 03/05/2018 15:18

    Tani cfare i mbetet shupit,me cfare do beje opozite? Edhe nje kauz qe kishin ja shkaterruan.

    Përgjigju
  • Baci: 03/05/2018 14:31

    Hallall Sajmo.Per nje gje te kam urryer qe krijove klanin e Tepsilensave ne Polici Tatime Dogana qe e bene kete te shkrete vend burdello vidh e vidh sa te kemi fryme.Ku i ke minjte tani.Mire ja ben qenit thone

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 03/05/2018 14:26

    Rrespekt për Saimir Tahirin ky dha dorheqjen por çfar bëri kryekrimineli salhe ai bëri 97 ai bëri Gerdecin ai vrau 4 njerëz të pa fajshem ai bëri Lazaratin a u gjykua ndonjë her ky për kto gjëra. Po luli kriminel hajdud u gjykua po fatmir jevg mediu u gjukua po iliri me monikën prandaj o ju komentus thirini mëndjes ky te paktën e dha dorheqjen po kto kuçedrat e stërmbëdhenj çfar bën ? Prandaj komentoni me mënd në kok . Droga ka 30 vjet që është në Shqipri e Sajmiri e ka fajin për këtë ???

    Përgjigju
  • xXx: 03/05/2018 13:53

    Pse nuk i denoncove ti keta qe vjedhin kur ishe minister,pse vetem tani neper koferenca.Apo ngaqe nuk te mbeshteten...

    Përgjigju
  • xXx: 03/05/2018 13:47

    O Sajmo me ata kusherinje qe kishe ti e ke hallall burgun...

    Përgjigju
  • bundra: 03/05/2018 13:43

    Turp e faqja e zeze per ty o palo km! Pse nuk fut meten ne burg qe u kap me ze dhe figure duke vjedhur, per nuk fut berishen qe vrau njerez ne 97, ne gerdec, ne 21 janar, pse nuk fut shalngjitmin qe vodhi rrugen e kombit dhe shiti detin???!!!!!!!!! PSE PSE PSE, SEPSE NJE NJE KAZAN, NJE I PABESE QE SHET NJEREZIT E TU, POR DO TE VIJE DHE TY RADHA O MASKARA, BYTHLEPIRES I BERISHES DHE METES!!!

    Përgjigju
  • Shqiptari: 03/05/2018 12:55

    Brravo sajmir! Por ti duhet te dorzozh mandati mbas te gjith kriminelave qe ka njhur populli SHQIPTAR duke filluar nga krimineli me i felliqu s.Berisha F.NOKA L.BASSHA F MEDIU ai qeni syze (paloka)etje etjer.

    Përgjigju
  • Baci: 03/05/2018 12:46

    Ju jeni te gjithe ndyresira pa perjashtim. Dhe mos na dil si europjan i madhe ketu me kete doreheqjen tende. Ta kan bere presionin nga diku tjeter. Keshtu do rrukulliseni te gjithe pa perjashtim si ato dominot. Tani qe e dini se s'keni rruge tjeter po i nxirni njeri -tjetrit te pa larat. E pac kemben e mbare per gjithe te tjeret.

    Përgjigju
  • fredi: 03/05/2018 12:42

    RESPEKT

    Përgjigju
  • Donela: 03/05/2018 12:42

    Nje Bravo e madhe per Saimir Tahirin,nje pyetje per Mona P***n qe e lakonte emrin e Tahirit ne cdo dalje te neveritshme te saj,nje rrospije femer e nje mashtrues intrigant si Ilir Kryehajdutiper cfare do flasi tani ne parlament kjo femer e degjeneruar ne te gjitha kuptimet.

    Përgjigju
  • komplot: 03/05/2018 12:39

    ta futi mire te xhatin ai i xhati o saimir, tani e kan kalue delet kufirin o same tani eshte vone shume.

    Përgjigju
  • pro: 03/05/2018 12:28

    me ne fund o qurranjos te shikojme car soji je

    Përgjigju
  • genti: 03/05/2018 12:21

    Je suis Saimir Tahiri. Bashkohuni

    Përgjigju
  • UUUUUUUUUUUUUUUU: 03/05/2018 12:19

    S'KA NEVOJE TA SHANI APO TA LAVDERONI T'I LEJME BINDJET PARTIAKE , A I THEMI TE GJITHE ATO , QE AI THA PA HIPOKRIZI ? KETA JEMI NE QE I MERITOJME TE GJITHA CFARE NA KANE BERE E DO NA BEJNE buken e gojes do kerkojme.

    Përgjigju
  • Vlora: 03/05/2018 11:56

    I bukur si fjalim..por pak me vones,kjo verteton ate qe me te vertet cdo shqiptar e di,qe ne na drejtojn nje tufe putanash ,burash me nje r*..sepse nuk jan burra..qe kan mbi 30 vjet bashke me ato 8vjet te Z.Tahiri qe na vjedhin.. Bukur Z.Tahiri e mira do ishte qe nje dite te bukur kur ishe ne detyre ti thoje te gjitha keto,atehere do ishe vertet njeri i paperkulur.. Keqeardhje e madhe ,mjere Shqiperia ne doren e kujt ka rene.

    Përgjigju
  • D. Dragoti: 03/05/2018 11:35

    Ta kishe dhene doreheqjen kur kerkoi prokuroria masen e arrestit se tani e dime qe e jep ti. Kaluan 6 muaj, ti nuk u ndalove te hetoeshe si te gjithe djemte e nenave nen masen arrest me burg. Jo, ty te kontrolluan shtepine mbas dy javesh, zbraze zyren tek garda e republikes, kercenove, bleve, manipulove dshmitare. Nxorre Orestin nga burgu qe u kap me 800 mije euro cash etj etj. Jo Sajmir jo, te ishe hetuar qe ne fillim si qyetatar i thjeshte ndoshta dhe do te besonim. Ti je rrace bastarde dhe jo ne qe themi te verteten. Ti, Saliu. Luli, Muli, Sadriu, Paloka i bandave te burrelit e plot te tjere jeni kanceri i ketij vendi. Nese gjykata me therret per deshmitar, te garantoj me jeten time qe vij dhe them me fojen plot qe te kam pare me Shullazin ne makine, ne kombinat. Kaq kam pare dhe e them. Kam pare dye shoh rinine qe eshte mbytur ne hashash, jo se me perpara nuk kishte, por kurre si tani. Nuk ka njeri je Vlore qe nuk e di se Habilajt vepronin, nuk pyesnin per ligj e polici duke thene emrin tend. Tre drejtuesit e policise se Vlores qe jane ne arrati per trafik droge kush i vendosi dhe promovoi? Nese pajisja Imsi catcher ju duhej per per luften kundra krimit perse e futet fshehurazi dhe nuk ja dorezuat prokuororise? Rastesi ishte dhe vendosja e te gjithe shefave nga tepelena? Kujt i tregon ti qe nuk ke ngrene ngjala ne Narte te Vlores me Habilajt? Kujt i tregon ti qe oficerit e SHISH kapeshin dhe fotografoheshin nga Habilajt? Kujt i tregon ti qe fshehe urdherin e arrestit per Mark Frrokun dhe le te ikte Arben Frrokun duke fikur sistemin Tims? Kujt i tegon ti qe personi i vetem qe huk u perfshi ne hetime per vjedhjen e Bankes se Shqiperise ishte Shefi i Security, babai i " mikeshes" tende te zemres, bletes punetore? Po makina Audi o Sajmir qe ta sillnin ne greqi dhe itali dhe pas jua jepje prape? Ka shume per ty Sajmir prandaj mos na bej per te vjelle kur del si puritan. Genje ata qe jane te verber, ose Cenollarin ish komisarin tend per hashashin e zones se Permetit. Cenollarin qe jka restorant peshku tek Astiri por e ka vene ne emrin e gruas qe e di gjithe tirana qe eshte " mikesha" jote dhe vellait te saj. Cenollari o Saje qe mobilizoi llumin e Astiet, Kombinatit dhe. yzberishtit per te protestuar ne favorin tend. Edhe po nuk i publikoi shq.com keto mos kij merak se ka portale plot. Fol Sajmir, dil je Tv, dil si karagjoz tek portokallia, tek Stop-i i Frangajt si " triumfator ", dil tek A. Cani si idiot, por kujtohu dhe per nje gje; Ishe ti qe tentove vetevrasje ne Firenze dhe erdhe si gjytyrim per te kryer studimet ketu. Apo kujton se nuke dime qe shkon i dendur me kokaine dhe me motor tek ish Rozafa qe tani e ka P.Gjoka. Sajmir je shoku i Loshit qe do dali tani ketu dhe do kercenoje ne emrin e Shullazit, Dritan Dajtit, Lanit te Ishes, Kasmit te vrare si qen, bandes se Aldo Bares. Nuk ja vlen te shkruash kaq shume per ty o Saje, por hajde e humben kohen sot.

    Përgjigju
  • ujku plak: 03/05/2018 11:22

    Shum shum bukur. Qart e paster. Te lumte. Populli I thjesht , te kupton e te beson. Poljtikanet, e din , po eshte politike , e mos prit te Len karrigen per Ty. Populli te mbeshtet. Per here te pare ne demokraci, Pam nje minister te btendshem. Skemi par ne keto rreth 30 vite kryeminister. Kemi pare dhe pakez vite president ( Alfred Mojsiun )

    Përgjigju
  • Artur: 03/05/2018 11:20

    Bravo je 1 po shqiperia sbehet me tradhetaret si bq berisha dhe pederi basha

    Përgjigju
  • edison: 03/05/2018 11:16

    Eshte mesu Rama ti shesi njerezit e tij, Maloku kurre se bente! Dhe ca eshte me e cuditshmja qe Rama vazhdon dhe i respekton njerezit e Saliut ne poste te Administrates. Ktu ska me parime Saje, ka vetem interesa dhe Rama po i shfytezon mjaft mire.

    Përgjigju
  • Narkoshteti: 03/05/2018 11:02

    Asgje nuk behet me deshiren e tij. Utdher i edi rames te dali ne kete komunikim pasi nga gjermania i eshte bere e qart qe nese tahiri nuk arestohet per 24 ore atehere nuk do pranohet me per takime zyrtare ne europe. Laku po ju ngushtohet mor shtet nul dhe jeni drejt vretvrasjes tuaj. Me duart e juaja do nxirni syte nje nga nje. Mallkimet e popullit po zejn vend!!!

    Përgjigju
    • Blenard: 03/05/2018 11:16

      O spihun o komunist ja u fut saimiri ok po si jeton mbi dhe mor qyqar kur zeni i berishes pi gjakun tend perdit si ver pa kapur me dor asnje dit pun o qyqar o i mbaruar o njeri qe meriton te jesh ai qe je rrofrt partia komuniste shqiptare me ne krye salen bashen liken edhe spiun e serbeve noka

  • Eri: 03/05/2018 10:57

    Jam me ty Saimir per te verteten e madhe. Sakrifica jote per PS-ne dhe parlamentin eshte sublime me kete doreheqje, por jane dhjetra te tjere para teje qe sot duhet te ishin ne burg, ndersa shqiptaret u paguajne rrogat dhe degjojne pordhet e tyre ne Parlament.

    Përgjigju
  • blenard: 03/05/2018 10:47

    un sot jam saimir tahire ! perse edhe sikur te ishte trafikanti nr 1 ne bote ai tha te verteten keta qen bir qenash kan len kete popull ketu ku esht sot i permendi saimiri spo i permend un saimirin mund ta fusni brenda po shqiptaret jo prandaj pregatituni per luft o ktheni parat tona !

    Përgjigju
  • Anonim: 03/05/2018 10:46

    Je me i miri ! Ata qe flasin per ty jane zhyt deri ne fyt , jane plehra, jane kriminele, hajdute... te ndihmofte Zoti!

    Përgjigju
  • Elvi: 03/05/2018 10:31

    epse te jap dorheqje nga mandati se do ai zvarraniku berisha e luli qe kur donin ta hetonin beri si i semur eparaqiti raport.ne jemi vend plerash.

    Përgjigju
  • Kafsha: 03/05/2018 10:30

    Komunistët bajga të PD, spiunët kapterra të PPSH-së që pollën ”PD-në” janë kryehajdutët kriminelë, sepse Shqipërinë e kishin trashëgim etërit e tyre për 50 vjet. 50+28=78 vjet PPSH Nuk e duam më këtë klasë politike fundërrinë!

    Përgjigju
  • dada: 03/05/2018 09:23

    Do beje dorheqje nga mandate I deputetit?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë