153 familje në Kavajë futen në banesat e rindërtuara pas tërmetit, Rama ‘thumbon’ PD: Do vijnë që t’u ndërrojnë ngjyrën e bravës, se çelësat nuk ua marrin dot

KAVAJË- 153 banesa u janë dorëzuar sot banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, në Kavajë. I pranishëm në ceremoninë e dhurimit të çelësave ishte edhe kryeministri i vendit Edi Rama, i shoqëruar edhe nga ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj, të cilët thanë se programi i Rindërtimit po e kthen sfidën e tërmetit nga një fatkeqësi, në kthesë transformimi të zonave të prekura më fort. Duke theksuar, se banorët do të jenë pronarë të shtëpive, Rama thumboi edhe Partinë Demokratike, ku tha se maksimumi që mund t’u ndodhë shtëpive të tyre, në të ardhmen është t’ju ndërrojnë bravën, por ngjyrën e bravës, se çelësin, nuk ua marrin dot.

‘Do jeni pronar legjitim, me një titull pronësia që trashëgohet brez pas brezi dhe do të jetë falas. Ky është i pari program rindërtimi pa asnjë lek, të vënë në dispozicion nga familjet e prekura është një kontribut i buxhetit të shtetit, i partnerëve tanë i atyre që na u gjendën në atë ditë të vështirë, por në fund të ditës është një kontribut solidaritetit dhe pas asnjë ngarkesë financiare.  Nga momenti kur hyni në shtëpi jeni pronar të këtyre shtëpish, duke qenë se jemi në një zonë me përmbajtje demokratike, maksimumi që mund t’u ndodhë në të ardhmen është t’ju ndërrojnë bravë, por ngjyrën e bravës se çelësin nuk ua marrin dot. Këto shtëpi janë tuajat dhe askush nuk vjen dot që të pretendojë asgjë. Janë shtëpitë tuaja, për t’i dhënë me qira, për t’i shitur si të gjithë pronarët.’- tha Rama.

Kryeministri Rama përsëriti sërish se synohet që brenda vitit 2022, gjurmët e tërmetit të jenë të zhdukura.

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë