Dortmund shkurton dieferencën me Bayern, ‘Bundesliga’ mbetet e luftuar deri në javën e fundit

Dortmund shkurton dieferencën me Bayern, ‘Bundesliga’ mbetet e luftuar deri në javën e fundit

Në Bundesligë festa e Bayern Mynchen për titullin është shtyrë. Skuadra bavareze ka barazuar pa gola në transfertë kundër Leipzig, duke e lënë diferencën në 2 pikë me Dortmund 1 javë para përfundimit të kampionatit.

Skuadra verdhezi nga ana tjetër ka fituar me shifrat 3-2 kundër Dusseldorf. Në “Sigal Iduna Park” takimi u zhbllokua në minutën e 42 nga Christian Pulisic, ndërsa menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë miqtë treguan karakter duke barazuar me Fink. Gjithsesi ky rezultat nuk do të zgjaste shumë, pasi Delenay kaloi edhe një herë në avantazh verdhezinjtë, ndërsa në minutat shtesë Gotze shënoi edhe golin e tretë.

Para se të mbyllej takimi Dusseldorf arriti të shkurtonte diferencat, por në fund Dortmund-i mori një fitore që e mban të hapur garën për titull deri në javën e fundit.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë