Doshi 6 orë në prokurori për videon
e Bamit, Avokatët:Hetimi i devijua

Doshi 6 orë në prokurori për videon<br />e Bamit, Avokatët:Hetimi i devijua
TIRANË - Hetimet e atentatit ndaj deputetit Doshi, janë të mangëta dhe ato janë devijuar ndërsa dëshmia e Durim Bamit i cili rrëzoi versionin e atentatit të pretenduar nga Tom Doshi është dhënë në kushtet e kërcënimit. Është ky pretendimi i avokatëve mbrojtës të Doshit, të cilët sëbashku me deputetin kanë qëndruar për 6 orë në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme.
 
Prania e Doshit në ambientet e akuzës këtë të mërkurë mësohet se është bërë me kërkesë të deputetit, ndërsa burime për a1report bënë me dije se Doshi ka ngritur pretendime në lidhje me transkriptimin e video-regjistrimit duke kërkuar të rishohë videon minutë pas minute dhe mënyrën se si ajo është transkriptuar me tekst.
 
Ndërsa referuar provave hetimore të cilat janë parë sot në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme mes tyre dhe disa dëshmi të dhënë nga personat që u pyetën në këto hetime avokatët e Doshit, deklaruan se kallëzim i rremë ndaj Doshit nuk qëndron.
 
Në lidhje me atentatin Prokuroria e Përgjithshme ka marrë të pandehur deputetët Doshi e Mark Frroku si dhe 36-vjeçarin nga Fushë Kruja Durim Bami me akuzën e kallëzimit të rremë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në hetim nga SPAK për falsifikim të diplomës së gjimnazit: S’kam ndërmend të jap sqarime

Këlliçi në hetim nga SPAK për falsifikim të diplomës së gjimnazit: S’kam ndërmend të jap sqarime