Doshi insiston: Atentati i vërtetë
....refuzon që të flasë për Pllanajn
     

Doshi insiston: Atentati i vërtetë<br />....refuzon që të flasë për Pllanajn<br /> 

 

 
TIRANE - Tom Doshi ka shkuar sërish sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të shtatën herë.

Pas daljes nga Prokuroria ku ka qendruar per rreth 2 ore e 30 minuta ai ka folur për mediat ku ka insistuar edhe njëherë në faktin që atentati ndaj tij është i vërtetë dhe jo një sajesë sikurse është pretenduar. Doshi ka thënë se tashmë hetuesit kanë materiale të bollshme për të hetuar në lidhje me këtë ngjarje.

I pyetur nga gazetari i A1 Report Arsen Rusta nëse ka njohje me Bardhok Pllanaj, Doshi nuk e ka mohuar këtë fakt duke mos pranuar te jape detaje te tjera. 

Ora 11:18 Doshi del nga Prokuroria: Hetuesit kanë material të mjaftueshëm
Tom Doshi ka dalë nga Prokuroria pas 2 orësh e 18 minutash ku në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se ngjarja është e vërtetë dhe se tashmë prokuroria ka material të bollshëm për të punuar.

Hetimet vazhdojnë prokuroria ka material të bollshëm tani për të hetuar. E rëndësishme është që ngjarja është e vërtetë dhe do të dalë. Provat që kam dorëzuar janë sekret hetimor,” – tha Doshi.

I pyetur nga gazetari i A1Report nëse ka njohje apo jo me Bardhok Pllanaj, Doshi nuk përgënjeshtroi që të ketë njohje me të por u përgjigj: Tani me pyte mu apo për hetimin? Shko ta marrsha.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja