Doshi kërkesë në Gjykatën e lartë
kërkon heqjen e masës së sigurisë

Doshi kërkesë në Gjykatën e lartë<br />kërkon heqjen e masës së sigurisë
TIRANË - Tom Doshi deputeti i cili u akuzua nga Prokuroria se inskenoi atentatin e tij dhe deputetit të djathtë Mhill Fufi, duke përdorur shtetasin Durim Bami i është drejtuar Gjykatës së Lartë me kërkesën për t’i hequr masën e sigurimit “detyrim paraqitje” .
 
Mësohet se kërkesën Doshi e ka dorëzuar në sekretarinë e Gjykatës së Lartë Ditën e hënë përmes avokatëve mbrojtës, të cilët jo në pak raste janë shprehur se prokuroria nuk ka asnjë provë kundër klientit të tyre.
 
Një deklaratë të tillë avokatët e bënë edhe disa ditë më parë, teksa Tom Doshi u paraqit në prokurorinë e Përgjithshme për tu njohur me akuzat. Doshi u arrestua në fund të muajit mars në të njëjtën ditë me deputetin Mark Frroku, me akuzën e deklarimit terreme para prokurorit, kallëzimit të rreme dhe fshehje e te vërtetës.
 
Pas arrestimit, Gjykata e Lartë vendosi masën e arrestit të shtëpisë. Një muaj më pas më 28 prill kjo masë u ndryshua nga e njëjta Hjykatë e cila vendosi për Doshin detyrim për paraqitje një herë në javë në policinë gjyqësore.
 
Por Doshi u shpreh i pakënaqur edhe me vendimin e Gjykatës së Lartë, pasi te gjitha akuzat sipas tij, tashme kane rene. Deputeti ka ndërmend të vijojë betejën ligjore dhe këtë e kanë bere të qartë dy avokatët e tij.

Kallëzimi për atentatin e Doshin, mbyllen hetimet për Tahirin e Didin 
Prokuroria ka mbyllur hetimet ndaj ministrit Tahiri dhe ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Artan Didi, akuzuar nga PD për shpërdorim detyre dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Sipas PD, Tahiri dhe Didi kanë kryer këto vepra, pas takimit me Durim Bamin dhe nuk kanë kryer hetime për pretendimet e tij se ishte vrasës me pagesë dhe ishte porositur të ekzekutonte deputetët Tom Doshi dhe Mhill Fufi. Sipas prokurorisë këto pretendime nuk qëndrojnë pasi Bami nuk ka bërë kallëzim dhe nuk ka pranuar të bashkëpunojë për të zbardhur pretendimet.


Redaksia Online
(a.h/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro