Doshi takim me Frrokun për çështjen e një biznesi të përbashkët

Deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku janë takuar sot në mesditë në një lokal në kryeqytet.
Pas takimit i cili zgjati vetëm pak minuta, deputeti Mark Frroku në një prononcim të shkurtër për mediat bëri të ditur se arsyeja e këtij "shtrëngimi duarsh" vinte si rrjedhohë e një biznesi të përbashkët tek Rruga e Durrësit dhe problemeve që lidheshin me biznesin në fjalë.
Takimi mes tyre vjen në një kohë kur Frroku ka rrëzuar dy herë përballë Doshin në dëshmitë e dhëna prej tyre në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me atentatin e mundshëm ndaj ish-deputetit të PS.
Pavarësisht se në dëshminë e tij, ashtu edhe publikisht Doshi është shprehur se ka qenë Frroku ai i cili e ka takuar me atentatorin e mundshëm të tij Durim Bami, kreu i PKD i ka rrëzuar këto pretendime duke mohuar të ketë dijeni për këtë ngjarje
Po ashtu mësohet se deputeti Doshi zhvilloi një takim dhe me ish-Deputetin, Dritan Priftin, i cili është përmendur nga Doshi si person i njohur me faktet./atsh/
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur