Dosja 339/1, si duhen lexuar prangat për 21 komisionerët e Shijakut

Dosja 339/1, si duhen lexuar prangat për 21 komisionerët e Shijakut

Vendimi i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) për të vënë në pra nga 21 komisionerë të tre qendrave të votimit në Shijak të Durrësit ka hedhur njëkohësisht dritë mbi dosjen e famshme 339/1. Dosja prej më shumë se një viti ka qenë arma kryesore e opozitës jashtëparlamentare në betejën e saj politike kundër qeverisë së Partisë Socialiste.

Partia Demokratike publikoi në prag të zgjedhjeve të 30 Qershorit 2019 disa regjistrime audio bisedash të përgjuara në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për një rrjet të trafikut të drogës. Disa prej personave të dyshuar si të përfshirë në këtë rrjet dyshohej se kishin kryer edhe vepra të tjera penale në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017. Dosja u nda më vete në kodin 339/1 dhe ju dedikua posaçërisht dyshimeve për krime zgjedhore. Deri këtu, përgjimet janë një indicie për organet ligjzbatuese por nuk provojnë konsumimin e veprës penale dhe as fajësinë.

Prova e fajësisë apo kryerjes së shkeljes ligjore nga të dyshuarit përsa i takon krimeve zgjedhore është barrë që e merr përsipër organi i akuzës. Prokuroria e Krimeve të Rënda u mjaftua me faktin që materialet e përgjimeve kishin kapur edhe një bisedë të kryebashkiakut të atëhershëm të Durrësit me një prej të dyshuarve. Ky material ju dërgua Partisë Demokratike e cila e përdori për përfitime politike dhe ja serviri më pas edhe tabloidit gjerman BILD. Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk preferoi të kryejë asnjë hetim të thelluar për të kaluar nga incidiet tek faktimi i shkeljes ligjore dhe fajësia apo jo e subjekteve të përgjuara.

Këtë hetim që Prokuroria e Krimeve të Rënda e shmangu dhe e keqpërdori politikisht, SPAK e çoi përpara. Duke u nisur nga indicia që ishin bisedat e regjistruara, prokurorët shkuan deri tek terreni konkret, tek qendrat e votimit dhe listat e zgjedhësve. Hetimet u fokusuan tek 3 qendra votimi, përkatësisht ato me numër 1508, 1335 dhe 1336.

SPAK zbuloi se në të tre këto qendra votimi ishin konsumuar vepra penale të klasifikuara si krime zgjedhore. Konkretisht, u faktua se 52 persona të cilët nuk rezultonin në Shqipëri kishin hedhur votën në kuti në këto tre qendra. Nga ky fakt, rezulton se komisionerët e këtyre tre qendrave janë dakordësuar për të kryer këtë shkelje ligjore duke lejuar persona të votojnë në emër të personave që nuk ndodheshin fare në Shqipëri. Kjo nënkupton se një forcë politike ka vënë nën kontroll të gjithë komisionerët pavarësisht përkatësive të tyre politike. Për të kuptuar se kush është pas kësaj skeme abuzimi mjafton të ndalemi në dy element. Së pari, përkatësia dhe balancat politike të komisionerëve dhe së dyti rezultati zgjedhor krahasuar me zgjedhjet pararendëse, ato të vitit 2013. Nga 21 komisioner që kishin të tre qendrat, 14 i përkasin Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Republikane ndërsa 7 të tjerë janë të Partisë Socialiste. Këtu kuptohet se shumicën e komisionerëve i ka kontrolluar ajo çka sot njihet si opozita jashtëparlamentare.

Nga analiza krahasimore e rezultatit të zgjedhjeve të 2017 me ato të 2013 në këto tre qendra votimi rezulton se Partia Socialiste është rritur me vetëm 13 vota, nga 478 në 491. Partia Demokratike është rritur me 38 vota, nga 234 në 272. Lëvizja Socialiste për Integrim është rritur me 111 vota, nga 24 në 135. Pra, rritja më e fortë mbi 5 herë është ajo e votave të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në QV 1508 PS rezulton të ketë rënie në numër votash ashtu sikurse PD ka rënie në QV 1335. E vetmja që ka rritje në të tre qendrat e votimit është Lëvizja Socialiste për Integrim. Në konkluzion, duke qenë përfituesja më e madhe në numër votash në këto qendra ku është konfirmuar kryerja e krimit zgjedhor, Lëvizja Socialiste për Integrim rezulton që të ketë patur nën kontrollin e saj komisionerët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike duke i bërë të mbyllin sytë për të pranuar pesëfishimin e votave të saj. I vetmi rast kur prokuroria e posaçme ka faktuar lidhjen e drejtpërdrejtë midis një përgjimi si indicie dhe një rezultati zgjedhor të manipuluar si pikë fundore është ajo e tre qendrave në fjalë ku ironikisht rezulton ta ketë kryer krimin trupa elektorale e një pjese të opozitës jashtëparlamentare që sot bërtet për vjedhjen e votave dhe trumbeton me të madhe dosjen 339/1.

Natyrshëm këtu vlen të ngrihen dy pyetje: E para, nëse kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako u vu me shpatulla pas muri për thjesht një bisedë telefonike të pa provuar në asnjë shkelje ligjore, a duhet të mbajë përgjegjësi Lëvizja Socialiste për Integrim që të dyshuar për trafik lëndësh narkotike kanë kurdisur rezultat elektoral në 3 qendra votimi duke ja pesëfishuar votat?! E dyta, a ka qenë krijimi i koalicionit PD-LSI menjëherë pas zgjedhjeve të 2017 shkaku përse Prokuroria për Krimet e Rënda e drejtuar nga njerëz pranë Partisë Demokratike nuk e çuan përpara hetimin për të kaluar nga indiciet tek provat dhe faktet duke u mjaftuar me përdorimin politik të një pasazhi bisedash të kryebashkiakut të Durrësit?! (Lexo.al)

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lush berbali: 29/07/2020 13:00

    Ne gjithe Shqiperine LSI ka pasur blerje masive votash. Miliona leke u hodhen ne çdo qender votimi. Dy doganiere qe i oerkisnin LSI se u arrestuan tek shperndanin para me lista dy apo tre dite para zgjedhjeve. Po ashtu çdo kryetar lokal apo rajoni shperndane ne çdo zone. Hetoni dhe krimi eshte aty. Vetem nese nuk i intereson asnjeres pale. Njerezit i njohin me emer e mbiemer shperndaresit ne çdo fshat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ishulli i gjarpërinjve...!

Ishulli i gjarpërinjve...!