Dosja 3.4 mln euro/ Balla: Basha nuk ka burrëri të përballet, nesër depozitojmë prova të reja

TIRANE-Sot ishin thirrur nga Gjykata e Krimeve të Rënda për t’u përballur Taulant Balla me Lulzim Bashën, pasi kryetari i grupit të PS, e paditi liderin e PD për shpifje për rastin e dosjes së 3.4 mln eurove. Shefi i grupit të PS e akuzoi Bashën për nxjerrje të sekretit hetimor në lidhje me dosjen e sekuestrimit të 3.4 mln eurove që u bllokuan në makinat ‘Toyota’ dhe për shpifje, pasi ky i fundit, akuzoi Ballën se ishte garant i dërgesës së parave të siguruara nga veprimtari të paligjshme në vendet e Europës, të cilat po tentoheshin të futeshin në vendin tonë të fshehura në dy automjete.

E ndërsa Balla ishte i pranishëm në orën 13:00 te Krimet e Rënda, Basha jo, pasi ndodhet në një vizitë në SHBA. Në mungesë të Bashës, Balla i kërkoi avokatit të tij që ta përfaqësojë në seancë, ndërsa tha se nuk e ul nivelin të përballet me avokatët e liderit të PD, por kërkon atë përballë. Në prononcimin për mediat nga Krimet e Rënda, Taulant Balla u shpreh se Basha nuk ka burrëri që të përballet, prandaj është larguar në SHBA, ndërsa i sugjeroi që të japë llogari për lobimin rus në Amerikë. Përsa i përket dosjes së 3.4 mln eurove, Balla paralajmëroi se nesër do të depozitohen në prokurori prova të reja, që sipas tij e implikojnë me përgjegjësi ligjore Bashën, pasi sipas tij, ka njohje me dy kushërinjtë Vladi që janë në kërkim. Basha deklaroi se dy kushërinjtë Vladi kanë qenë në çadrën e PD, ndërsa i kërkoi prokurorisë që të marrë në pyetje Bashën.

Sikur i kisha premtuar publikut shpifjet e turpshme, por me dijeni dhe vetëpërfshirje të Bashës kundrejt meje lidhur me një aksion të suksesshëm, sot jemi te Krimet e Rënda ku është faza e parë e apelimit gjyqësor, kujtoj që kam bërë edhe një kallëzim në prokurori, nesër do i depozitojmë edhe shtesa të tjera, pasi ka elementë të rinj, që e bëjnë Bashën që ka pasur dijeni dhe i njeh personat në kërkim, por Basha ky qenka, bën shejtan budallain, hedh një akuzë dhe shpifje dhe sot nuk është paraqitur për t’u përballur me mua për shpifjen.

Nëse do të kishte burrëri do të kishte qenë ai që do i drejtohej prokurorisë, pasi në rast të dijenisë për një krim është detyrim ligjor të shkojë në prokurori. Thonë që ka ikur në SHBA, ku i sugjeroj nëse është atje për t’u fshehur, si në rastin e rrugës Durrës-Kukës nuk u paraqit asnjëherë dhe luajti me raportet mjekësore dhe vizitat jashtë vendit. Nëse është në Amerikë të japë shpjegime në SHBA për aferën e 500 mijë dollarëve, me paratë ruse të sponsorizuar. Avokat shko më përfaqëso dhe nëse vjen Lulëzimi më njofto të vij. Unë dua të përballem drejtpërdrejt me Bashën dhe jo përballje mes avokatësh, nuk do ta ulja nivelin tim. Njëri prej tyre më thanë është ish-ministri i drejtësisë së një viti më parë, më punëtorët e tij nuk përballem, dua atë drejtpërdrejt.

Ky proces do të jetë plot seanca dhe Lulëzimi do të vijë. Mezi pres të përballem me prokurorinë nëse do të kishte një arsye, por personi i parë që duhet thirrur është Basha. Apeli im është përkundrejt prokurorisë, të thirret menjëherë Basha, që sikur ka bërë pohime në Kuvend, ka dijeni për ngjarjen. Ai që ka dijeni dhe njohje është që Basha i njeh fare mirë ata, nuk është rastësi që u gjet një prej vëllezërve në zyrën e Bashës. Unë kam dyshimet e mia, që Basha i njeh edhe dy kushërinjtë, që kanë qenë prezent edhe në çadrën e Lulzimit, që ka vonuar drejtësinë e re në vend. Me vendim gjykate Basha duhet të më kërkojë ndjesë mua dhe kolegëve të mi. Provat e reja nesër? Më lini kohë t’ua vë në dispozicion provat e reja që vënë në përgjegjësi penale Bashën.

Taulant Balla

Pas shpifjeve dhe ofendimeve të turpshme të esadistit Lulzim Basha, ndaj meje dhe ndaj gjithë grupit tim parlamentar, në respekt të transparencës dhe ndershmërisë përballë opinionit publik, sot mori udhë procesi ligjor kundër shpifësit. Sigurisht edhe në këtë rast, si në përballje të tjera me drejtësinë, esadisti zgjodhi t’i fshihet drejtësisë, përmes gjoja një vizite jashtë Shqipërisë. Sipas mediave, ai gjendet në SHBA, atje ku është person në hetim për aferën e parave ruse. Nuk kam asnjë dyshim që afera e transportit të eurove të sekuestruara do të zbardhet plotësisht sapo të kapen autorët në kërkim (me të cilët lidhja e PD është organike, ndërsa e Lulzim Bashës me ta është sa afër në fotografi, aq edhe thellë në njohje dhe qoka).

Sot Gjykata i dha udhë procesit. E garantoj opinion publik se goja përdalë totalisht e Lulzim Bashës, pas vendimit te Keshillit Europian per datën e negociatave, do të jetë shembull i ndërshkimit nga drejtësia. E që pas ndërshkimit shembullor të esadistit Lulzim Basha, askush të mos guxojë të shpifë e të ofendojë kaq turpësisht. Është përditë dhe më e qartë se përfshirja në debatin e baltës e të llumit me të e me partinë e tij, thjesht na ben pis edhe ne duke lodhur e mërzitur shqiptarët dhe duke e asgjësuar peshën publike të opozitës parlamentare.

Ne do të perfshihemi më shumë me opoziten reale, e cila gjendet në territor, aty ku janë hallet e problemet e njerëzve.  Me opozitën reale që është mes njerëzve të zakonshëm që ngrenë zerin sa herë u jepet mundesia për tu dëgjuar.  Me opoziten reale që është edhe në rrjetet sociale e mes grupeve të interesit që presin më shume nga ne dhe kërkojnë më shumë prej nesh.  

Ndërsa me Lulzim Bashën dhe esadistët e tij ne do të ndjekim gjithnjë e më shume rrugën gjyqësore të përballjes me shpifjet e ndyra e me gënjeshtrat ofenduese të tyre. Ata tanimë duhet t’i mesojmë t sjellin prova para publikut ose të turpërohen sic e meritojnë në sallat e gjyqeve. E falenderoj sot Gjykatën e Krimeve të Rënda që i dha udhë procesit drejt ndërshkimit të këtij gojëpërdali. Lulzim të pres në Gjykatën e Tiranës, mus u fshih siç bëre sot!

Taulant Balla

Por në përfundim të seancës së parë të padisë për shpifje që depozitoi Balla ndaj Bashës, Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencën duke e kaluar dosjen në Gjykatën e Tiranës. Përsa i përket padisë për nxjerrje të sekretit hetimor, Balla e kallëzoi Bashën, pasi pas deklaratës së tij në Parlament në 21 qershor, se një automjet “Toyota Yaris” me 1.5 milion euro brenda po planifikohej të futej në Shqipëri, ka bërë që grupi kriminal, i cili transportonte 3.4 milionë euro, të ndryshonte drejtim. Ndryshe nga dy herët e tjera, kur ata kishin përdorur portin e Anconas në Itali, për të lundruar drejt Shqipërisë, kjo deklaratë e Bashës në seancën plenare i ka detyruar transportuesit të ndryshojnë plan. Kreu i PD, Lulzim Basha, nga akuzues i Taulant Ballës për ngarkesën e 3.4 milionë eurove, është akuzuar nga kreu grupit parlamentar socialit se ka njohje me vëllanë e Alfred Vladit, njërin prej dy personave të shpallur në kërkim. Për dosjen e 3.4 mln eurove deri tani të arrestuar janë; Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri, ndërsa në kërkim janë dy porositësit, kushërinjtë Vladi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:38
PD: Gjykata pranoi padinë e Bashës! Reagon Balla: Lulzim, bëjë dhe ti një betejë në jetë!

Partia Demokratike njoftoi përmes një deklarate të shpërndarë për mediat se Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi padinë e Lulzim Bashës për të shpallur moskompetencë për padinë e Taulant Ballës, lidhur me 3.4 mln eurot e gjetura në dy automjete "Toyota Yaris" në Portin e Durrësit. Balla e akuzon Bashën për shpifje, pasi kryedemokrati u shpreh se socialisti ishte garant i parave që erdhën me "Toyota".  

Pas deklaratës së PD, ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të grupit parlamentar socialist. Taulant Balla thekson se është për të ardhur keq që i akuzuari për shpifje, përmes një deklaratë të partisë së tij akuzon Gjykatën për shpejtësinë e ndjekur në gjykim. Balla i kërkon Bashës të bëjë edhe ai një betejë në jetë me drejtësinë. 

Pas shpalljes së moskompetencës nga Gjykata e Krimeve të Rënda, padia e Taulant Ballës për Lulzim Bashën do shqyrtohet nga Gjykata e Tiranës. 

Reagimi i plotë i Taulant Ballës: 

Edhe një herë e përshëndes vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë për vijimin e gjykimit lidhur me të akuzuarin për shpifje të rënda Lulzim Xhelal Basha. Sot Gjykata pranoi gjykimin në godinën tjetër 10 metra më larg, atë të Gjykatës së Tiranës. Është për të ardhur keq që i akuzuari për shpifje përmes një deklaratë të partisë së tij akuzon Gjykatën për shpejtësinë e ndjekur në gjykim.

Është shumë e rëndësishme të lexohet nga të gjithë dokumenti mbrojtës i të akuzuarit Lulzim Basha, në të cilin ai tashmë është tërhequr nga shpifjet fhe nga fyerjet, por synon të mbrohet me procedura. Si gjithmonë lulushi, një esadist tipik, as nuk bën dot një përballje dhe as nuk e çon në fund një betejë. Sot u fsheh. 

Shumë shpejt vjen edhe data tjetër e përballjes në Gjykatën e Tiranës. Procesin e filluam në Gjykatën e Krimeve të Rënda për të ndjekur hapat juridikë në këtë proces, ku garantoj opinion publik që do të dal fitues ndaj gojë-përdalit Lulzim Basha. 

Sqaroj gjithashtu se ndërmjet meje dhe Lulzim Bashës, ky është person i akuzuar me prova dhe me kallëzim për çështjen në fjalë. Ke një kallëzim në Prokurori Lulzim, nesër i shtohen edhe elementë të tjerë që fajësojnë penalisht. Mos u fshih Lulzim! Bëje dhe ti një betejë në jetë! Mos prit të të falë gjithmonë Saliu karrige dhe mbrojtje politike.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 10/07/2018 18:03

    E më të lumtë palla. Mjaft më. Goja llap e shpina dap.

    Përgjigju
  • Fadil plhe gjoleka: 10/07/2018 11:08

    Ore çfar prisni nga një kriminel se krimineli lul shal ngjitmi një hajdut ordiner një njeri që sdi tabelën e shumzimit 7×7=42

    Përgjigju
  • redi: 10/07/2018 10:50

    Luli ska burreri te dale para gjykates dhe deri eshte mbrojtur me raport oer diare dhe rani ja fut kot ne USA . Politikani qe ka karakter dhe moral , del para drejtesise dhe mbron me fakte dhe prova deklaratat qe ben . Deri rani politikanet e PD jane mbrojtur si deklarata politike . Ne BE nuk shkohet keshtu por duke respekruar ligjet e shtetit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'