Dosja Babale/ Prokuroria jep pretencën për të akuzuarit, kërkon 1 vit e gjysmë burg për Ervin Salianjin (VIDEO)

TIRANE-Në përfundim të një procesi të gjatë e të hollësishëm hetimor dhe gjyqësor dhe pasi u dëgjuan dëshmitë e dëshmitarëve dhe personazheve të tjerë që kishin dijeni për ngjarjen, organi i prokurorisë ka gjetur fajtor ish-deputetin Ervin Salianji dhe gazetarin Jetmir Olldashi si organizatorët e inskenimit e audiopërgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish – ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës. Prokurorët Genc Qano dhe Kolë Hysenaj paraqitën sot para gjykatës përmbledhjen e të gjitha konstatimeve hetimore, duke argumentuar se “Të 4 të pandehurit kanë fabrikuar prova të rreme me qëllim përfitimi financiar apo politik”. Sipas tyre “Salianji i ka premtuar 200 mijë euro Albert Veliut, i ashtuquajturi “Babale”, nëse i sjell një regjistrim që penalizon vëllanë e ish ministrit Fatmir Xhafaj”.

Në përfundim të këtyre konkluzioneve, dy prokurorët në pretencën e tyre kanë kërkuar nga gjykata deklarimin fajtor të pandehurit Ervin Salinji për kryerjen në bashkëpunim të veprës penale “Kallëzim i rremë”, parashikuar nga nenet 305 e 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 vit e 6 muaj burgim.

Në lidhje me këtë të pandehur, prokurori Genci Qama (ndryshe nga prokurori Kolë Hysenaj) kërkon që në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal të bëhet pezullimi i ekzekutimit të vendimi për një periudhë 3 vjeçare, duke urdhëruar të pandehurin që të mbaj kontakte me shërbimin e provës.

Gjithashtu prokurorët në pretencën e tyre kanë kërkuar deklarimin fajtor të pandehurit gazetarit Jetmir Olldashi për kryerjen në bashkëpunim të veprës penale “Kallëzimi i rremë”, parashikuar nga nenet 305 e 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 vit burgim. Edhe për këtë të pandehur në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, ata kërkojnë pezullimin e ekzekutimit të vendimit me burgim dhe zëvendësimin e tij me detyrimin që i pandehuri Jetmir Olldashi të përmbushë një punë në interes të publikut për një kohë prej 200 orë.  Prokuroria kërkoi po ashtu dënimin me 3.6 vite burg për Albert Veliun, i njohur ndryshe si Babalja, 3 vite për Fredi Alizotin.

Gjithashtu të pandehurit përveç dënimit penal, si palë humbëse dhe fajtore kanë tashmë edhe detyrimin e përballimit të shpenzimeve të hetimit dhe atyre procedurale. Më konkretisht shpenzimet procedurale në shumën prej 50000 mijë lekë dhe 13547 paund të kryera gjatë hetimeve paraprake, si dhe shpenzimet gjyqësore në masën që do të përcaktohet nga gjykata do ti ngarkohen të pandehurve.

Pretenca per dosjen Babale

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:08
Salianji reagon sërish për vendimin e Prokurorisë: Askush nuk më ndal dot

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar për të dytën herë për vendimin e Prokurorisë që kërkoi 1 vit e gjysmë burg për çështjen 'Babale'. Salianji shkruan se pavarësisht këtij vendimi, ai nuk do të ndalet në atë që quan betejën tij kundër korrupsionit.

"Askush nuk më ndal dot! Lufta pa kompromis për të vërtetën dhe të drejtën përherë triumfon siç ndodhi dhe në këtë rast me largimin e ish Ministrit të Brendshëm Xhafaj, burgosjen e nje trafikanti Xhafaj dhe largimin nga vetingu të tre prokurorëve Osmani, Kulluri, Bajrami dhe dy gjyqtarëve të krimeve te renda Baku dhe Përnoca qe mbajtën në këmbë këtë farsë që pamë sot!

Hilet, tradhtitë, pabesitë dhe joshjet me para, pushtet apo kalim vetingu janë shumë të përkohshme. Beteja të tjera na presin", shkruan Salianji.  

Ora 14:49
Prokuroria kërkoi 1 vit e gjysmë burg/ Salianji: Nuk i druhem dënimit! Janë sulme politike

Ish-deputeti Ervin Salianji ka deklaruar se nuk i druhet dënimit duke i quajtur akuzat sulme politike. Salianji tha se pala e akuzuar kishte të njëjtin qëndrim me prokurorinë. Ai tha se do të kërkojë arrestimin e dy prokurorëve të çështjes.

"Nuk i druhem dënimit. E kam thënë në shumë raste kur kam dalë në publik. Janë sulme politike. Asnjë intrigë nuk mund të mposhtë dot të vërtetën. Pati vetëm një devijim nga dënimi për trafik droge i vëllait të ish ministrit të brendshëm, drejt një gjasme pretence ku Prokuroria në këtë rast bëhet pjesë me llumin, po pa diskutim që asnjë intrigë, pabesi tradhti nuk ia del që të mposhtë të drejtën dhe të vërtetën.Prokuroria lexoi fiks atë që tha kryeministri e avokati i Xhafajt.  Nuk tërheqim asnjë provë nga ato që kemi paraqitur jo vetmë për Xhafën por edhe për arrestimin e dy prokurorëve të çëhtjes. Këto janë prokurorë të drejtësisë së vjetër. Do të shihni që e vërteta është ajo që ne kemi deklaruar. Dënimi im është kërkuar që kur unë kam bërë publik këtë rast", tha Salianji.

Ora 14:34
Spaho për pretencën e dhënë nga Prokuroria: Po përpiqen të dënojnë denoncuesin

Ish-deputeti i PD, Edmond Spaho  nga Gjykata Penale ka reaguar në lidhje me pretencën e dhënë nga Prokuroria për Ervin Salianjin, Albert Veliun dhe Fredi Alizotin, të cilët i akuzon për “kallëzim të rremë” të kryer në bashkëpunim.

"Përpiqen të dënojnë denoncuesit. Ata që sakrifikojnë edhe integritetin personal" ka thënë ndër të tjera Spaho.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 10/12/2019 19:52

    Salianji dhe kopeja mbas tij ne burg, por ligji antimafia perse nul vepron vellain i ish ministrit qe eshte i denuar per trafik droge. Drejtesi me dy standarte nuk duam. Secili ate qe i takon. Do thoni Fatmir Xhafa eshte i paster, ok, por i vellai eshte ende ne burg. Ky jane dhe kush i administron pasurite e tij?

    Përgjigju
  • Bo bo: 10/12/2019 19:04

    E kuptoni qe ky pis nuk do beje asnje dite burg?

    Përgjigju
  • Piku: 10/12/2019 18:40

    Po doli e vertetw qe e kane inskenuar, I meriton ca muaj burg. Beme burg ne per 3 muaj drita pa paguar e per mospafim letrash makine, Jo me zoteria.

    Përgjigju
  • Avazi: 10/12/2019 17:11

    Ja se e kane zgjidh problemin keta. Been si Ristani edhe na japim mend si reformohet partia

    Përgjigju
  • Pyka: 10/12/2019 16:31

    Më duket gocë.....e mire!Po e presin me padurim.....

    Përgjigju
  • Vlora: 10/12/2019 16:14

    Denimit nuk i druhesh se e dije se ca po beje o truthare. Po mendove se gjyshi Sale do te rregullonte disi si gjithmone. Haaahahah sa te mjere qe jeni. Jeni komplet VVKK ju te Pd. Kush ka tru ka ndryshuar qe para 3 - 4 viteve qendrim. Te tjeret e pd ti bejne mire llogarite.

    Përgjigju
  • Ta Futi Amerika: 10/12/2019 15:51

    Organizuesit kudo e marin denimin me te lart . Mjere populli nga kush komandohet.

    Përgjigju
  • Populli: 10/12/2019 15:28

    Merre edhe Griden me vete atje tek vendi. Se me duket e veshtire ta perballosh vetem. Te duhen edhe disa pako margarine.

    Përgjigju
  • Saliu: 10/12/2019 15:20

    Kur akuzojne keta te PD nuk jane sulme politike. Keta edhe njerzit qe i vrane ne mes te dites nuk kane kerkuar akoma falje publike.

    Përgjigju
  • Ori: 10/12/2019 15:17

    Aty t kalbet..se mbeti lart e poshte si llapqen..dhe hajde prit nga pd t t qeverise kur edhe ne opozite ben skandale t tilla

    Përgjigju
  • Foni: 10/12/2019 15:16

    E paska drejtuar ter skenarin basha dyke perdor salianjin dhe kujtuan se do rrezonin qeverine..per mua t merret i pandehur edhe basha..ai eshte fajtori numer 1

    Përgjigju
  • David: 10/12/2019 15:14

    Epo keshtu do vijne ne pushtet keta..me kete vendim qe eshte marr sot une perfundimisht besoj se nuk kane per te fituar kurr..parti mashtrusish

    Përgjigju
  • Xhiku: 10/12/2019 15:13

    Bjeri by**es tani Salihanji se more fund o legen dhe armik i vendit!

    Përgjigju
  • Sali: 10/12/2019 15:13

    Mir ja bene..kujtuan se do ja hidhinin dhe kesaj radhe me mashtrime..burg te rrine te vene mendje

    Përgjigju
  • Populli: 10/12/2019 15:11

    Prokurori e korruptuar duan qe ta nxjerrin pa lagur salianjin vetem me nje vit e gjysem burg nderkohe qe duhet te kerkonte mbi 7vjet per shantazh ndaj nje funksionari te larte me qellimin mafjoz per perfitime materjale dhe politike nga pozicioni i rendesishem si minister i brendeshem

    Përgjigju
  • Timi: 10/12/2019 15:10

    E mer salianji. Te ishe popull i thjeshte do vishje getat sot dhe do ikje drejt e ne Rec te Shkodres. Po je ish politikan dhe do te japin sherbim prove me shume mundesi. Gjithsesi urojme qe partia te ti kete mbushur xhepat mire per tere jeten se ne institucione publike nuk futesh me dhe nuk eshte se eshte ndonje humbje e madhe sepse servila partie si puna jote ka me lopate ky vend majtas e djathtas. Gjithsesi te tjeret qe nuk u perfshine sa ti sot ferkojne duart. Moren hisen e tyre per kete teater qe realizuat dhe jane te lire te merren me teatre te tjera. Urojme qe shume te tjere tr ken fatin tend nje dite.

    Përgjigju
  • lolita: 10/12/2019 15:00

    Kjo eshte fytyra e vertete e asaj qe ka mbetur nga PD, turp.....

    Përgjigju
  • tori: 10/12/2019 14:55

    te fala zogut saliajan,kujdes sapunin,ta futi babajla

    Përgjigju
  • Miti: 10/12/2019 14:35

    U dogje mo cun Nuk behesh dot me as deputet e as kryetar bashkie. Shko kthehu ne fshat tani kullot dhite.

    Përgjigju
    • O tej: 10/12/2019 21:15

      Te mbaj me shkumbe dhe ket temin

  • Populli: 10/12/2019 14:33

    Jo sherbim prove per Salianin por burg atje te kalbet qeni

    Përgjigju
  • Populli: 10/12/2019 14:29

    Per Salianin duhesh me shume

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?