Deputeti demokrat Ervin Salinanji i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili i përmendi në Kuvend seancën për dosjen Babale. Në një dalje për mediat, Salianji tha se Rama mendon se e kërcënon me dosjen Babale, por ai nuk tërhiqet nga mbrojta e interesit publik. Salianji akuzoi Ramën se ai ka urdhëruar hapjen e hetimit.
Salianji dënoi edhe gjuhën e përdorur sot nga kryeministri kundrejt opozitës, duke e cilësuar si një gjuhë rrugaçi e papranueshme në Kuvend.
“Asnjë nga këto nuk ndodhi sepse kryeministri në ditën që duhej të kujdesej për qytetarët u kujdes për një tjetër mega aferë ku bashkë me oligarkë dhe kompani ofshore kërkon të marrë mijëra metra katrorë tokë dhe miliona dollarë për ti kaluar në xhepat e tyre. E dëgjuat me një gjuhë rrugaçi, ordiner, gjuhë e papranueshme, nëse do vinte nga adoleshent dhe jo nga një njeri në moshë që është plakur në mënyrë të keqe. Ngjarja tjetër që është thënë shpesh, kryeministri nga foltorja mendon se më kërcënon duke më përmendur një proces gjyqësor që e ka hapur vetë dhe e vazhdon vetë se e dinte që paskam proces.
20 minuta pasi kryeministri e bëri këtë kërcënim, Gjykata e Apelit solli një njoftim që për të njëjtat kërkesa procedurale, duke ndjekur një standard tjetër. Do jemi në proces gjyqësor nëpërmjet avokatit, por padiksutm dua ta theksoj se nuk ka asgjë që më kërcënon nga mbrojtja e interesit publik dhe dinjitetit të kujtdo që është në atë sallë.
Drejtohet me një gjuhë mallkim bedela, që nuk i takon gjuhës parlamentare. Këtu janë të gjithë të kapur, mendon se është me ata që ka rreth e rrotull dhe i komandon e si sjell vërdallë si kukulla. Mendon se është me ata që ka rreth e rrotull që i komandon dhe i sjell vërdallë si kukulla. Shqetësimi kryesor i kryeministrit me sa duket është dhe protesta e 12 nëntorit, për të cilën gjej rastin të ftoj çdo qytetar që t’i bashkohet. Përballja do të bëjë që një kryeministër që është i shfazuar dhe kontrollin çdo institucion të vijë në binarë”, deklaroi Salianji.
Lajmi kryesor:
Dosja Babale përplas Ramën me Salianjin! Kryeministri: Të mirëkuptoj, e ke ditë të vështirë sot! Deputeti: S’të pj*rdh fare, as ty as kërcënimet e tua
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4401
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
'Erdhi në jetë bebushi i parë', Rama: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël
25 Dhjetor, 12:33
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Festat e fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë festojnë së bashku
24 Dhjetor, 08:19
-
Protesta e opozitës, Ervin Salianji reagon nga qelia nr.6: Rama ka bllokuar jo vetëm rrugët e Tiranës, por edhe të Shqipërisë
23 Dhjetor, 19:15
-
Çiklizëm/ 'Giro d’Italia' 2025 fillon nga Shqipëria me tre etapa, Rama: Garohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë! Ndiqet nga 800 milionë njerëz (Itinerari)
23 Dhjetor, 13:07