Dosja Babale përplas Ramën me Salianjin! Kryeministri: Të mirëkuptoj, e ke ditë të vështirë sot! Deputeti: S’të pj*rdh fare, as ty as kërcënimet e tua

Dosja Babale përplas Ramën me Salianjin! Kryeministri: Të mirëkuptoj, e ke ditë të vështirë sot! Deputeti: S’të pj*rdh fare, as ty as kërcënimet e tua

Edi Rama dhe Ervin Salianji në Kuvend

TIRANË- Seanca e ditës së sotme në Apelin e Tiranës për dosjen Babale u kthye në një ‘mollë sherri’ në Kuvend mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit demokrat Ervin Salianji.

Ndërsa kreu i qeverisë po i quante deputetët e opozitës bedelë, ndërhyri Salianji dhe kaq mjaftoi që Rama t’i kujtonte seancën gjyqësore që u mbajt sot në Apel për dosjen Babale. Rama tha se e mirëkupton Salianjin, pasi sot ishte një ditë e vështirë për të. Ndërsa, deputeti i tha se nuk pj*rdh për kërcënimet e tij.

Edi Rama: Rri aty se ke ditë të vështirë sot. Te mirëkuptojmë..

Ervin Salianji: Ta thash dhe ta them s’të pjerdh fare as ty as kërcënimet e tua.

Salianji iu përgjigj sërish në një dalje për mediat, ku akuzoi Ramën se ai ka urdhëruar Prokurorinë e Tiranës për të nisur hetimet aso kohe për dosjen Babale. Salianji i quajti sërish kërcënim qëndrimin e Ramës, ndërsa tha se nuk do të ndalet nga mbrojtja e interesit publik.

Në fund, Salianji ftoi të gjithë demokratët të marrin pjesë në protestën e 12 nëntorit të thirrur nga Sali Berisha për të sjellë sipas tij në binarë qeverinë.

Sa i takon seancës së sotme, Gjykata e Apelit vendosi të shtyjë sërish çështjen për shkak se avokati mbrojtës i gazetarit Jetmir Olldashi kishte kërkuar shtyrjen e saj me argumentin se ndodhet jashtë shtetit për një udhëtim familjar të rëndësishëm. Senaca u shty për herë të pestë, ndërsa Gjykata ka zëvendësuar avokatin e gazetarit Jetmir Olldashit, Indrit Sefa, me avokaten Gëzime Buçi. Gjykata e cilësoi sjelljen e tij jo korrekte, për shkak se duhet ta dinte udhëtimin e paracaktuar prej kohësh. Seanca u shty për në datën 19 dhjetor, ora 13:00.

Salianji u shpall fajtor për veprën penale 'kallëzim i rremë' në lidhje me çështjen "Babale" dhe u dënua me një vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë. Në Apel e ka çuar çështjen dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti. Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë atëherë deputeti Salianji, rrezikon burgun. 

Ish-deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi u shpallën fajtorë nën akuzën e 'kallëzimit të rremë' lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës. Gjykata e shkallës së parë vendosi 1 vit burgim për ish-deputetin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:17
Dosja Babale/ Shtyhet për herë të 5-të seanca në Apelin e Tiranës, deputeti Salianji rrezikon burgun

1667997311_Screenshot1.jpg

Gjykata e Apelit Tiranë ka shtyrë senacën për deputetin demokrat Ervin Salianji për dosjen Babale. Nga ana tjetër, Gjykata ka zëvëndësuar avokatin e gazetarit Jetmir Olldashit, Indrit Sefa, me avokaten Gëzime Buci, për shkak se ai mungonte në seancën e sotme. Gjykata e cilësoi  sjelljen e tij jo korrekte, për shkak se duhet ta dinte udhëtimin e paracaktuar prej kohësh. Seanca shtyhet për në datën 19 dhjetor, ora 13:00.

Ora 14:15
Dosja Babale/ Salianji i përgjigjet Ramës: S’më kërcënon dot! Përdore në Kuvend gjuhë rrugaçi

 

Deputeti demokrat Ervin Salinanji i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili i përmendi në Kuvend seancën për dosjen Babale. Në një dalje për mediat, Salianji tha se Rama mendon se e kërcënon me dosjen Babale, por ai nuk tërhiqet nga mbrojta e interesit publik. Salianji akuzoi Ramën se ai ka urdhëruar hapjen e hetimit.  

Salianji dënoi edhe gjuhën e përdorur sot nga kryeministri kundrejt opozitës, duke e cilësuar si një gjuhë rrugaçi e papranueshme në Kuvend.

“Asnjë nga këto nuk ndodhi sepse kryeministri në ditën që duhej të kujdesej për qytetarët u kujdes për një tjetër mega aferë ku bashkë me oligarkë dhe kompani ofshore kërkon të marrë mijëra metra katrorë tokë dhe miliona dollarë për ti kaluar në xhepat e tyre. E dëgjuat me një gjuhë rrugaçi, ordiner, gjuhë  e papranueshme, nëse do vinte nga adoleshent dhe jo nga një njeri në moshë që është plakur në mënyrë të keqe. Ngjarja tjetër që është thënë shpesh, kryeministri nga foltorja mendon se më kërcënon duke më përmendur një proces gjyqësor që e ka hapur vetë dhe e vazhdon vetë se e dinte që paskam proces.

20 minuta pasi kryeministri e bëri këtë kërcënim, Gjykata e Apelit solli një njoftim që për të njëjtat kërkesa procedurale, duke ndjekur një standard tjetër. Do jemi në proces gjyqësor nëpërmjet avokatit, por padiksutm dua ta theksoj se nuk ka asgjë që më kërcënon nga mbrojtja e interesit publik dhe dinjitetit të kujtdo që është në atë sallë.

Drejtohet me një gjuhë mallkim bedela, që nuk i takon gjuhës parlamentare. Këtu janë të gjithë të kapur, mendon se është me ata që ka rreth e rrotull dhe i komandon e si sjell vërdallë si kukulla. Mendon se është me ata që ka rreth e rrotull që i komandon dhe i sjell vërdallë si kukulla. Shqetësimi kryesor i kryeministrit me sa duket është dhe protesta e 12 nëntorit, për të cilën gjej rastin të ftoj çdo qytetar që t’i bashkohet. Përballja do të bëjë që një kryeministër që është i shfazuar dhe kontrollin çdo institucion të vijë në binarë”, deklaroi Salianji.

Ora 11:22
Rama-Salianjit: Bedel pasionant, e ke ditë të vështirë sot! Deputeti: Bajgë që po bën ‘pis’ Shqipërinë

Me tone të ashpra është zhvilluar sot seanca në Kuvend mes kryeministrit Edi Rama dhe opozitës. Rama e cilësoi deputetin demokrat Ervin Salianji si bedel, ndërsa i tha se sot është në ditë të keqe e mirëkupton, kjo për shkak se sot zhvillohet seanca në gjykatë e Salianjit për çështjen babale.

Edi Rama: Ti je bedel pasionant!

Ervin Salianji: Ti je bedel…

Edi Rama: Je zi miza në të ndenjurat e kalit që mendon se tërheq karrocën, tund flatrat e një mize të bezdisshme..

Ervin Salianji: Ti je si bajga e kalit qe po kundërmon jo vetëm këtu, por gjithë Shqipërinë

Edi Rama: Kujdes me fjalorin se je edhe afër. Mos ngatërro jashtë daljet e organizimit.

Ervin Salianji: Me ke je duke folur…

Edi Rama: Rri aty se ke ditë të vështirë sot. Te mirëkuptojmë..

Ervin Salianji: Ta thash dhe ta them s’të pjerdh fare as ty as kërcënimet e tua,

Edi Rama: Kujdes me fjalorin se je afër dhe…

Ervin Salianji: Me ke je duke folur. Ki kujdes me gjuhen, ordiner, hajdut, bandit…

Edi Rama: Ke proces sot, u more me procesin se s’ke faj ke dite te vështire…

Ervin Salianji: S’të vjen zor.. Me ke je duke folur.. Nuk pjerdh unë as për ty as për proceset e tua, kërcëno ndonjë të mbaruar…

Edi Rama: Ju bedela s’keni atdhe, flamur, histori e dinjitet, s’keni asgjë. Vetëm aftësitë e mallkimit të këtij vendit mund të çohen në saba e të hyjnë me sharje e shpifje me akuza në hava për një kompani më të madhe të botës, për të ndryshuar Durrësin e Shqipërinë, ju mund ta bëni se jeni bishti i një krijese që mbart mallkimin.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liku: 09/11/2022 16:37

    Kur te mbaroje procesi gjyqesor babale ahere fol deri tani je i menderosur.

    Përgjigju
  • Gjergj: 09/11/2022 16:24

    Nga salla e gjyqit, ku seanca nuk zhvillohet pèr herè tè pestè sepse nuk paraqitet njè avokat, nè sallèn e kuvendit, pèr ti thènè kryeministrit NUK TÈ PJERDH FARE. Mè pas del para kamerave dhe turfullon pèr "fjalorin ordiner" tè kryeministrit. Ky nuk èshtè shtet, kjo èshtè rrumpallè njerèzish tè degjeneruar qè pa skrupull fare, flasin nè emèr tè asaj qè duhet tè ishte opozita politike, alternativa qeverisèse. "Sistemi i ri i drejtèsisè", vazhdon avazin e vjetèr, dhe çdo gjè mbetet pa asnjè shpresè pèr shqiptarèt.

    Përgjigju
  • Sifi: 09/11/2022 15:33

    Mur ben te fortin Salianj mashtruesi mos ngelte njeri pa ebere.Po ti je frikacak i kulmit or derdemen dhe i thus kryeministrit ne kuven qe nuk te jerdh fare dhe ske frike.Mos e pac fatin te hysh tek cunat e burgut se do shohim gallate me ty or pinguin

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 09/11/2022 14:20

    Mut i ati,mut i biri dhe mut e per mut ai që bëri t'anë. Derrat nje turi kane te majte,te djathte,te qendres dhe te dreqi e te birit. Kjo klase politike po shkon drejt vdekjes bardhe. Pas vdekjes, do vendoset ne muze dhe brezat qe do ta vizitojne nuk do ta besojne qe kane qene me gjak shqiptaresh nder deje,do ti krahasojne me qoftlargu e nëndheut.....

    Përgjigju
  • Miri: 09/11/2022 14:16

    Ti je legen qe dhihesh mas fjales se non grades

    Përgjigju
  • Tea: 09/11/2022 14:13

    Kur ka byth e ky alibeaj te flasi si trrim mos ngelt njeri

    Përgjigju
  • Titi: 09/11/2022 14:13

    Hahaha koma te babalja e I ka ngel atit babalja eshte harrue yhy

    Përgjigju
  • Armand: 09/11/2022 14:13

    Hahahah ska fal i shkreti sot esht i merzit se i ka ik Grida sdi ca ben e ca thot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja