Igli Tare, ish futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare, është marrë person nën hetim në dosjen Balluku. Tare ka dëshmuar për 6 orë në SPAK, ku i është komunikuar edhe fakti se është vënë nën hetim për pastrim parash.
Report Tv mëson se fletëthirrjen e kishte si "person qe ka dijeni për një krim", por pas afro një ore që merrej në pyetje nga agjentët e BKH, brenda u thirr edhe avokati i tij Rigert Koni.
Gjatë kohës që ai merrej në pyetje, SPAK njoftoi se ka sekuestruar një vilë të Belinda Ballukut në Dhërmi, të cilën e kishte fshehur në emër të ish-futbollistit.
Vetëm 2 javë më parë, më 19 maj, SPAK mori në pyetje edhe vëllanë e Igli Tares, Agronin, i cili qëndroi në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për rreth 30 minuta.
Balluku akuzohet për shkelje të barazisë në tenderin e Tunelit të Llogarasë, është person nën hetim edhe për 7 lotet e Unazës së Madhe, si edhe e dyshuar për 3 tenderë të tjerë.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Lajmi kryesor:
Ballukut i shtohet akuza e korrupsionit dhe pastrimit të parave! SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi: E mori si ryshfet për tenderët 1 mln € kur drejtonte Albcontrol! E fshehu në emër të Igli Tares
Komente










Prandaj e paska larguar Milani zogun pushverdhë nga Vlora! Keq puna Këto njezet vite
PërgjigjuKaq sa po gërmojnë këta duket që nuk kanë fakte konkrete sepse po të kenë vetëm me një gjysmë faqe e prangos Ballukun... Një gjë është tepër e vërtetë për çdo gjyqëtar e prokuror po ti vihesh kështu asnjeri nuk shpëton pa burg...
Përgjigju