Ish-futbollisti i Kombëtares dhe ish-drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare është thirrur në SPAK për tu marrë në pyetje si person në dijeni për çështjen e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Report Tv mëson se Tare është thirrur nga prokurori i çështjes Dritan Prençi dhe gjatë marrjes në pyetje i është kërkuar edhe prania e një avokati.
Vetëm 2 javë më parë, më 19 maj, SPAK mori në pyetje edhe vëllanë e Igli Tares, Agronin, i cili qëndroi në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për rreth 30 minuta. Agron Tare ka qenë drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës dhe zëvendësministër i Punëve të Jashtme.
Balluku akuzohet për shkelje të barazisë në tenderin e Tunelit të Llogarasë, është person nën hetim edhe për 7 lotet e Unazës së Madhe, si edhe e dyshuar për 3 tenderë të tjerë.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente










