Dosja/ Besim Hajdarmataj mesazhe dhe udhëtime me avion me personin që i mbylli dosjen për bixhozin në Laç

Dosja/ Besim Hajdarmataj mesazhe dhe udhëtime me avion me personin që i mbylli dosjen për bixhozin në Laç

Besim Hajdarmataj

TIRANE- Komisioneri Publik, me rekomandim të përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit të Vetingut, i ka kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimin nga detyra të të prokurorit të Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj. Pavarësisht disa pikëpyetjeve në mënyrën e procedimit me dosjet, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (shkalla e parë e Vetingut) e konfirmoi në detyrë prokurorin Hajdarmataj në 16 tetor të këtij viti, duke referuar çështjen e tij në Inpektoriatin e Lartë të Drejtësisë, për inspektim të shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore. 

Arsyeja kryesore se pse ONM dhe Komisioneri Publik kërkojnë shkarkimin e Hajdarmatajt është mbyllja nga ana e tij e një dosje të një grupi që ushtronte veprimtari në fushën e bixhozit, gjatë kohës kur Hajdarmataj ka qenë drejtues i Prokurorisë së Kurbinit. Grupi prej 15 vetash ka ndalur dhe kërcënuar 5 punonjës të Njësisë së Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit, duke u marrë me forcë 5 makineri APEX. Për gati 1 vit e 3 muaj Hajdarmataj nuk ka krye asnjë hetim dhe në fund ka mbyllur dosjen. Kur është pyetur se pse e ka mbyllur këtë dosje pa bërë asnjë hetim, prokurori Hajdarmataj, në shpjegimet e tij, ka vënë në dyshim rrethanat e kallëzuara nga zyrtarët
shtetërorë. 

Po pse prokurori Hajdarmataj e ka mbyllur realisht dosjen pa bërë asnjë hetim?

Sipas ONM-së dhe Komisionerit publik, prokurori kishte lidhje me njërin nga anëtarët e grupit të kallëzuar penalisht për “kundërshtim të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “vetëgjyqësi”. Kjo lidhje është konstatuar nga vetë KPK-ja që e konfirmoi në detyrë prokurorin. Nga hetimi ka rezultuar se prokurori ka shkëmbyer mesazhe si dhe ka udhëtuar disa herë jashtë vendit me personin që i ka mbyllur dosjen. “Ndërkohë, nga hetimi administrativ i Komisionit, kanë rezultuar rrethana dhe fakte që dëshmojnë të kundërtën, pasi, më datë *.7.2017, ora 22:03, midis numrave telefonikë të subjektit të rivlerësimit dhe shtetasit *.* rezulton të jenë shkëmbyer mesazhe telefonike, dhe se nga të dhënat e sistemit TIMS, rezultojnë kalime të përbashkëta të kufirit shqiptar përmes aeroportit të Rinasit, duke realizuar fluturime në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin destinacion, më shumë se një herë”, thuhet në ankimim. 

Ndërkaq, i pyetur për këtë çështje, Hajdarmataj ka pohuar se “Sa i përket shtetasit..., ju sqaroj se me këtë shtetas nuk kam asnjë lidhje, nuk kam ndonjë raport shoqëror dhe nuk kam pasur marrëdhënie familjare apo të tjera, thjesht e njoh si person....”. Por, sipas Komisionerit publik shpjegimet e tij janë të pabazuara dhe se KPK-ja duhet ta shkarkonte nga detyra dhe jo ta referonte dosjen tek Inspektoriati i Drejtësisë. “Për mangësitë e vërejtura si më sipër, vlerësojmë se subjekti i rivlerësimit, në përgjigje të barrës së provës, nuk arriti të provonte të kundërtën8, përkundrazi shpjegimet e tij i gjejmë të pabazuara. Në konkluzion të sa më sipër, Komisioneri Publik e gjen të pambështetur vendimin e Komisionit për transferimin e çështjes nr. */2010, pranë organit kompetent, pasi rrethanat e dala nga vlerësimi i këtij rasti, në vështrim edhe me vlerësimin tërësor të çështjes, ka elemente të mjaftueshme për një vlerësim të ndryshëm, bazuar në përcaktimet e nenit E, të aneksit të Kushtetutës dhe ligjit nr. 84/2016. Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në zbatim të nenit 66, pika 1, germa “b”, të ligjit nr. 84/2016, në përfundim të shqyrtimit të çështjes në seancë publike, të vendosë: Ndryshimin e vendimit nr. 200, datë 16.10.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Besim Hajdarmataj”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liku: 01/01/2020 14:23

    Nëse qeka takuar dhe e ka ndihmuar vis martin kriminelin, zhdukeni nga drejtësia. Zhgënjim.

    Përgjigju
  • Salih Burisha: 01/01/2020 08:39

    A bahet fjale per Vis Martinin apo ka tjeter?

    Përgjigju
  • O tej: 01/01/2020 07:26

    Loku e hengre tullumin edhe ti zorre e e Berishes

    Përgjigju
  • vettingu si estrade: 31/12/2019 18:04

    Po te gjykohet ne kete prizem atehere Arta Marku duhej te kishte mbetur ne vetting disa here e jo ta kalonte pa lagur bashke me Donika Prelen. Kesaj i thone te gjykosh me dy pesha te ndryshme. Sa dosje ka mbajtur peng pa hapur Arta Marku, madje ka transferuar gjithe ata prokurore neper rrethe vetem qe ti shpetonte prapanicen Tahirit.

    Përgjigju
  • Suljoti: 31/12/2019 14:11

    Po, arrestimin e Tahirit e kerkoi me urdher te Salihit. Por kjo nuk e ben te ndershem Tahirin qe hante dreka me Trafikante.

    Përgjigju
  • BRSS: 31/12/2019 14:09

    NJERIU ME I QELBUR I DREJTESISE KY KA LIDHJE TE FUQISHME ME BANDAT KRIMINALE RRACENI BRENDA PLEREN TE MOS E SHIKOJ DRITEN E DIELLIT

    Përgjigju
  • rezi: 31/12/2019 13:00

    Pikërisht, ky është fakti që flet për hipokrizinë e këtij prokurori që bëri c'mundi me urdhër të atyre që ju qepën Saimir Tahirit, dhe tani del se përdori këtë formë se e praktikonte vetë. E gjithë filozofia e 30 viteve PD, dhe shërbëtorëve të tyre, ka qënë të denigrojë njerëzit, të shpifë dhe të ulërasë për gjëra që i bënin vetë dhe ja vishnin të tjerëve. Jo or jo, ky nuk duhet aspak të jetë pjesë e drejtësisë shqiptare, dhe as avokat, se vetëm që ka mbajtur një cështje 1 vit e 3 muaj në sirtar pa bërë asnjë hetim e pastaj e ka mbyllur, e nxjerr nga sistemi i drejtësisë. Të vjen të zësh kokën me duar, për poshtërsitë e drejtësisë së korruptuar e cila ka shkatërruar të gjithë shtetin.

    Përgjigju
    • Çdemokrat je ti?: 01/01/2020 11:14

      Rezi foli drejt, drejtesia e plepave te PDse solli 30vjet katrahure. Kta kokeshtrember, ushtaret e vegjel te Viçidolasit plak nuk e nderojne sistemin e drejtesise. Ti demokrat je me komunist se ata qe shan. Mjaft dikush te ket opinjon tjeter prej teje dhe ti shan personin po edhe racen(qe duhet te jete dhe e jotja besoj). Me injorancen tuaj keni marre peng fjalen DEMOKRACI. Çdemokrat je ti?

    • Demokrati: 31/12/2019 14:01

      Moj Rezi o zezi apo si e ke emrin ti .turp te te vij te zesh ne goje sajmir trahir hashashin turp turp mos e permend me se je nje komuniste qe te ka kap semundja heret dhe don kohe te te dale domethen do te dale kure te vde rraca jote e qelbur,turp komunista te etur per gjak........

  • Ladi: 31/12/2019 10:58

    Jo re jo.. po ky plehre per keto gjera kerkonte burg per Sajmir Tahirin… yt plehre

    Përgjigju
    • Loran shehu: 31/12/2019 17:12

      Ky esht nga prokuroret me te ndershem qe ka ky vend dhe prandaj po sulmohet sepse nuk perlyhet me pislleqe

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'