Ekskluzive/ Dosja e plotë në Kolegj: 24 arsyet pse Besim Hajdarmataj duhet të shkarkohet nga detyra

Ekskluzive/ Dosja e plotë në Kolegj: 24 arsyet pse Besim Hajdarmataj duhet të shkarkohet nga detyra

Komisioneri Publik, ditën e premte më 20 dhjetor, i ka kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimin nga detyra të prokurorit të Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj. Ky i fundit u konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (shkalla e parë e Vetingut) në 16 tetor të këtij viti. Në datën 4 dhjetor 2019, përfaqësuesit e SHBA në ONM kundërshtuan vendimin e KPK, ndërsa i kërkuan Komisionerit Publik ta ankimojë vendimin në Kolegjin e Apelimit, shkallën e dytë të Vetingut, që vulos përfundimisht fatin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nëse duhet të shkarkohen apo të shërbejnë në drejtësisë e re. Po pse Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Besim Hajdarmatajt? Në dokumentin e ankimit të siguruar nga Shqiptarja.com renditen 24 arsye se pse prokurori Hajdarmataj nuk duhet të shërbejë më në drejtësi. Arsyeja kryesore ka të bëjë me mbylljen nga ana e Hajdarmatajt të një dosje penale të një grupi që ushtronte veprimtari në fushën e bixhozit, gjatë kohës kur Hajdarmataj ka qenë drejtues i Prokurorisë së Kurbinit. Grupi prej 15 vetash ka ndalur dhe kërcënuar 5 punonjës të Njësisë së Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit, duke u marrë me forcë 5 makineri APEX. Për gati 1 vit e 3 muaj Hajdarmataj nuk ka krye asnjë hetim dhe në fund ka mbyllur dosjen. Komisioneri Publik ka paraqitur prova në Kolegj se Hajdarmataj e ka mbyllur dosje pasi kishte lidhje me një anëtar të grupit. Gjithashtu, shkarkimi i Hajdarmatajt kërkohet se nuk ushtruar plotësisht detyrat e tij si drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ecurinë e hetimeve për dy dosje droge, konkretisht për kapjen e 11.650 kg cannabis sativa në një magazinë në Përmet në 2017 si dhe për kapjen e 780.5 kg. cannabis sativa në Velipojë në vitin 2014 dhe 2015. Po ashtu, Komisioneri Publik thekson se Hajdarmataj i ka marrë nga duart një prokuroreje një dosje dhe ia ka transferuar në Durrës, për një gjyqtare e cila po hetohej për shpërdorim detyre. Tashmë fati i Hajdarmataj do të vendoset në muajt në vijim nga Kolegji i Apelimit. 

24 arsyet sipas Komisionerit Publik pse duhet të shkarkohet Besim Hajdarmataj

1.    Ka mbyllur në vitin 2011 dosjen e një grupi me 15 anëtarë, të kallëzuar për veprën penale “kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “vetëgjyqësia”, parashikuar nga nenet 235/1 dhe 277 të Kodit Penal. Grupi ka kërcënuar dhe nuk ka lejuar një zyrtarin shtetëror, drejtues i Zyrës së Njësisë së Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit (NJMLF), pranë Ministrisë së Financave për t’u konfiskuar 5 makineri APEX ,që përdoreshin në mënyrë të jashtëligjshme për lojëra fati, në një lokal në qytetin e Peshkopisë. Në vitin 2010, makineritë e sekuestruara po transportoheshin për në Tiranë, drejtuesi/kallëzues së bashku me 4 kolegë të tjerë, janë ndaluar dhe kërcënuar seriozisht nga 13 - 15 persona, të cilët më pas i kanë marrë me forcë makineritë e konfiskuara. 

2.    Besim Hajdarmataj, në atë kohë drejtues i Prokurorisë Kurbin dhe prokuror i çështje, ‘më 2011, ka vendosur pushimin e procedimit penal nr. */2010, duke arsyetuar se: [...] jemi përpara rasteve të pushimit të çështjes, pasi ka dyshime në ekzistencën e faktit, nuk provohet ekzistenca e faktit, i cili përbën vepër penale. Hajdarmataj e ka mbyllur dosjen edhe pse kallëzuesi ka pohuar se kërcënimet ndaj tij kanë vijuar atë ditë edhe gjatë rrugës për në Komisariatin e Policisë, ku është marrë dhe kërcënuar në telefon, në numrin e tij celular nga shtetasi .... (duke dhënë dhe nr. e tij të telefonit), edhe pse të gjithë zyrtarët e NJMLF-së, në dhënien e dëshmisë për rrethanat e ngjarjes si dhe kanë deklaruar se kanë pasur kontakt pamor direkt me sulmuesit. 

3.    Duket sikur qëllimi i subjektit të rivlerësimit nuk ka qenë hetimi në mënyrë shteruese i rastit, për sa kohë janë anashkaluar një sërë veprimesh procedurale të nevojshme hetimore në zbardhjen e çështjes dhe vënien para përgjegjësisë penale të aktorëve të përfshirë.

4.    Nga rrethanat e çështjes, do të ishte më e saktë që cilësimi i veprës dhe procedimi penal të regjistrohej për “Kundërshtim të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 235/2 i Kodit Penal. 

5.    Për gati 1 vit e 3 muaj, nga ana e subjektit/Prokurorisë jo vetëm nuk është kryer hetim i thelluar, por nuk është kryer asnjë veprim hetimor për të provuar konsumimin ose jo të veprës penale të regjistruar. 

6.    Subjekti i rivlerësimit ka vendosur pushimin e çështjes, pa kryer asnjë veprim tjetër procedural, megjithëse provat dhe dëshmitë e administruara ishin të shumta për të mundësuar individualizimin e përgjegjësisë penale. 

7.    Nuk është thirrur për t’u pyetur shtetasi *.*, emri i të cilit përmendet fillimisht në qytetin e Peshkopisë, ku ishin sekuestruar kompjuterat APEX si dhe punonjësit e tjerë të NJMFL-së,

8.    Nuk është bërë asnjë veprim hetimor, në drejtim të identifikimit të shtetasit *, i cili kishte porositur shtetasin**.** të transportonte në Laç 5 kompjutera për fëmijë.

9.    Nuk është bërë përshkrim i plotë i kompjuterave të sekuestruar nga shtetasi *.*, me qëllim identifikimin e tyre, megjithëse kallëzuesi, shtetasi *.*, e përjashtonte kategorikisht faktin që këta kompjutera të ishin ata të konfiskuar prej tij në Peshkopi.

10.    Nuk rezulton nëse kallëzuesi ka marrë dijeni efektivisht për vendimin e subjektit të rivlerësimit për pushimin e hetimeve. Ndaj vendimit për pushimin e hetimeve nuk është ushtruar ankim. 

11.    Shkresa përcjellëse e vendimit të pushimit drejtuar NJMLF-së, Tiranë, është e datës *.1.2013, pra rreth një vit e gjysmë pasi është vendosur pushimi i hetimeve.

12.    Komisioneri Publik e gjen të pambështetur vendimin e KPK për transferimin e çështjes nr. */2010, pranë organit kompetent, pasi rrethanat e dala nga vlerësimi i këtij rasti, në vështrim edhe me vlerësimin tërësor të çështjes, ka elemente të mjaftueshme për një vlerësim të ndryshëm. 

13.    Besim Hajdarmataj nuk ka ushtruar me përgjegjshmëri në vitin 2017 detyrat e tij funksionale dhe mekanizmat që ligji i ka mundësuar për të mbikëqyrur ecurinë dhe përfundimin e çështjes së kapjes 11.650 kg Cannabis sativa në një magazinë në Përmet. Prokuroria e Përmetit ia ka kaluar dosjen Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila në atë kohë drejtohej nga Besim Hajdarmataj. Ky i fundit ia ka kaluar çështjen prokurorit... Prokurori i çështjes e ka çuar sërish dosjen në Përmet 3 muaj më vonë. Drejtuesi i Prokurorisë për Krime të Rënda, Hajdarmataj ka qenë dakord me zgjidhjen e dhënë nga prokurori për transferimin e kësaj çështjeje.

14.    Mosveprimi i subjektit (Hajdarmataj) në një çështje të përmasave të mëdha, ku bëhej fjalë për rreth 12 tonë bimë narkotike, të bën të mendosh se çfarë rëndësie duhet të ketë rasti që të reagojë një drejtues Prokurorie, të ushtrojë kompetencat që ligji ia njeh.

15.    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda me në krye Hajdarmatajn nuk është kryer asnjë lloj hetimi lidhur me nivelet më të larta të organizatës, duke përfshirë këtu dhe shtetasin *.*, në periudhën pas konfiskimit të drogës, për afro dy vite. Bëhet fjalë për kapjen e 780.5 kg. cannabis sativa në Velipojë në vitin 2014 dhe 2015 nga policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza. 

16.    Provohet fakti se subjekti i rivlerësimit (Hajdarmataj) në periudhën kohore nga marsi 2016 deri më 26 nëntor 2016, me hyrjen në fuqi të ligjit nr. 97/2016, ka pasur kompetenca të plota veprimi mbi çështjen. 

17.    Rezulton se edhe në këtë çështje të një rëndësie madhore, nisur nga sasia e madhe e lëndës narkotike, fakt ky i cili kërkon nivel organizimi të grupit të përfshirë, lidhjet e tyre me krimin e organizuar në shtetin fqinj, Itali etj., subjekti i rivlerësimit, në cilësinë e drejtuesit të Prokurorisë, nuk ka ushtruar plotësisht detyrat e tij funksionale. 
18.    Besim Hajdarmataj ka vendosur moskompetencën duke e kaluar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Durrës, procedimin penal nr.*/2015, për 8 persona, për trafik droge. 

19.    Nuk rezulton që të jenë dokumentuar hetime mbi lëvizjet financiare të të dyshuarve apo të jenë monitoruar telefonatat e tyre, me qëllim identifikimin e personave të tjerë të implikuar apo të konkludohej nëse rasti kishte karakter ndërkombëtar.

20.    Fakti që gjykata dënoi të pandehurit për një vepër penale të një rrezikshmërie më të ulët, si “Prodhim dhe shitje e bimëve narkotike”, ashtu siç argumenton ndër të tjera dhe subjekti, nuk justifikon mungesën e hetimeve nga ana e Prokurorisë. 

21.    Komisioneri Publik vlerëson se dhe në këtë rast qëndrimi dhe argumentet e dhëna nga subjekti i rivlerësimit, përveç se nuk janë bindëse dhe të mirëbazuara, ato duhen parë dhe vlerësuar me përcaktimet e ligjit nr. 96/2016. 

22.    Për procedimin penal nr. */2012 në ngarkim të një gjyqtarja e proceduar për shpërdorim, Besim Hajdarmataj i ka marrë çështjen prokurores së ngarkuar..., duke ndërmarrë vendimin final të shpalljes së moskompetencës, praktikisht ka ngarkuar veten si prokuror i çështjes, duke marrë përsipër hetimin dhe të metat e tij. Për më tepër, vlen të përmendet se nga subjekti në cilësinë e drejtuesit të Prokurorisë nuk rezulton të jetë administruar vendim për zëvendësimin e prokurorit, gjë që bie ndesh dhe me vetë parashikimet ligjore të kohës mbi organizimin e prokurorisë dhe dispozitat e K. Pr. Penale. Dosjen ia ka kaluar prokurorisë së Durrësit. 

23.    Në konkluzion për kriterin e aftësive profesionale, nga vlerësimi tërësor i fakteve dhe i rrethanave të analizuara më sipër, Komisioneri Publik konsideron se subjekti i rivlerësimit me shpjegimet e tij nuk arriti të provonte të kundërtën e barrës së provës. Për qëllim të vlerësimit të këtij kriteri, bazuar në parashikimet e nenit E, të aneksit të Kushtetutës dhe ligjit nr. 96/2016, konstatojmë se mangësitë e vërejtura janë të tilla që nuk justifikojnë dhe të krijojnë bindjen se subjekti i rivlerësimit duhet të konfirmohet në detyrë.

24.    Për pasurinë, subjekti i rivlerësimit (Hajdarmataj) nuk provoi mundësinë financiare të vëllait për të mbuluar me të ardhura të ligjshme shumat e deklaruara si të dhuruara gjatë viteve 2006- 2009.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beg Haxhiu: 13/08/2021 08:22

    Besim Hajdarmataj u shkarkua sepse mbrojti "rreptesisht" buxhetin e Prokurorise Kurbin nga "eksperti hajdut"

    Përgjigju
  • Populli: 21/12/2019 22:40

    Te shkarkohet urgjent prokurori antar I babales

    Përgjigju
  • Dani: 21/12/2019 15:57

    Si ka mundesi askush nuk e permend besim hajdarmataj shpalli e firmosi moskompetenc ndaj familjes mafioze capia te elbasanit.te cilet ne vitin 2016 sulmuan drejtperdrejt me kallashnikov policin operacionale.gjithkush e kupton pse eshte bere moskompetenca nga krimet e renda per kete ngjarje tragjike.jo sepse hajdarmataj u tregua zemer gjere por sepse bashke me Adriatik llallen moren 1MILJON € ndimuan capiat.

    Përgjigju
    • Tipi: 21/12/2019 18:53

      Ti mbase mire e ke, po provat ku me I gjete?

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë