TIRANË- Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e avokatëve të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, që ky i fundit të japë shpjegime nëse jep pëlqimin, në gjyqin për dosjen Buka. Ahmetaj mund të dëshmojë me audio ose video konferencë në lidhje me akuzën për shpërdorim detyre për privatizimin e ish fabrikës së Bukës.
Në seancën e kësaj të mërkure prokurori i çështjes Elvin Gogaj paraqiti kërkesat për provat shkresore dhe ato me dëshmitarë. Ai tha se prokuroria e akuzon Ahmetajn se e ka kryer me dashje shpërdorimin e detyrës dhe nuk ka zbatuar një vendim gjykate megjithëse ishte ne dijeni.
Në seancën e radhës u thirr për të dëshmuar biznesmeni Lirim Fezollari, i cili ka përfituar nga privatizimi ndërsa në listë është edhe familja Myderizi si dhe ish-ministri Financave Shkëlqim Cani.
Seanca e radhës u la në datën 24 shkurt. Për këtë dosje prokurori Elvin Gogaj ka regjistruar edhe një fraksion për pastrim parash, lidhur me një transfertë 3 milionë euro drejt Austrisë për të cilat ka nisur verifikimet për lëvizjen e parave.
Komente










