TIRANË- Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e avokatëve të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, që ky i fundit të japë shpjegime nëse jep pëlqimin, në gjyqin për dosjen Buka. Ahmetaj mund të dëshmojë me audio ose video konferencë në lidhje me akuzën për shpërdorim detyre për privatizimin e ish fabrikës së Bukës.
Në seancën e kësaj të mërkure prokurori i çështjes Elvin Gogaj paraqiti kërkesat për provat shkresore dhe ato me dëshmitarë. Ai tha se prokuroria e akuzon Ahmetajn se e ka kryer me dashje shpërdorimin e detyrës dhe nuk ka zbatuar një vendim gjykate megjithëse ishte ne dijeni.
Në seancën e radhës u thirr për të dëshmuar biznesmeni Lirim Fezollari, i cili ka përfituar nga privatizimi ndërsa në listë është edhe familja Myderizi si dhe ish-ministri Financave Shkëlqim Cani.
Seanca e radhës u la në datën 24 shkurt. Për këtë dosje prokurori Elvin Gogaj ka regjistruar edhe një fraksion për pastrim parash, lidhur me një transfertë 3 milionë euro drejt Austrisë për të cilat ka nisur verifikimet për lëvizjen e parave.
Komente











Si ka mundesi te pranohet kerkesa e avokatit nga GJKKO?? Ku qendron ndryshimi ndermjet nje te akuzuari te zakonshem shqiptare dhe Ahmetaj qe jane me proces ekstradimi?? Asnje leshim mos ti behet dhe asnje kerkes mos ti pranohet dhe te trajohet si gjithe te tjetret te ekstradohet ne Shqiperi sa me shpejt!! Perpara ligjit te tere njelloj ,boll me haterlliqe ndaj krimineleve te krimit te organizuar qe i keni te lire rrugave,ju lutem boll!!
Përgjigju