Tirane- Në seancën paraprake të kësaj të hëne (4 nentor) lidhur me çështjen “Buka”, Gjykata e Posaçme pasi dëgjoi palët vendosi të shprehet në datë 18 nëntor në orën 09.30 lidhur me kërkesën e SPAK. Në seancën e sotme avokatët edhe njëherë kërkuan të pushohej çështja pasi sipas tyre nuk ka vepër penale.
Organi i akuzës ka kërkuar kalimin e dosjes për për ish ministrin Arben Ahmetaj, i akuzuar për “shpërdorim detyre”, pasi sipas SPAK ai i ka shkaktuar dëm shtetit prej 7 miliardë lekë.
Prokuroria e Posaccme mori zyrtarisht të pandehur ish numrin dy të qeverisë nën akuzën “shpërdorim detyre”, ndërsa hetimet u mbyllën në muajin dhjetor të vitit të kaluar.
Për këtë çështje SPAK hetoi edhe 7 persona të tjerë përfaqësues të Ministrisë së Financave si dhe biznesmenin Lirim Fezollari.
Ky i fundit përfitoi nga privatizimi sipas SPAK, në kohën kur Ahmetaj ishte në hetim. Ahmetaj dhe Fezollari kishin marrëdhënie përtej komunikimit institucional, cka bëri që ai të përfitonte aksionet e shoqërisë Buka sh.a.
Që nga muaji korrik i vitit 2023, Ahmetaj ndodhet në kërkim ndërkombëtar për çështjen e inceneratorëve, për disa vepra penale për “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31.7%
-
Të gabuar
53.5%
-
Nuk e di
14.8%
Vota total: 142
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan
20 Janar, 12:43
-
Erion Veliaj 5 orë në SPAK, Berisha: Luftë brenda llojit, jo meritë e Altin Dumanit
27 Dhjetor 2024, 14:52
-
Në arrati nga viti 2023, SPAK shtyn me 3 muaj afatet e hetimit për Arben Ahmetajn
27 Dhjetor 2024, 11:21
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj, nuk kthehen pronat e sekuestruara! Zbardhet VENDIMI
25 Dhjetor 2024, 20:20
-
Dosja ‘Buka’, GJKKO nuk nis gjykimin për Ahmetajn, i jep SPAK 3 muaj kohë të plotësojë hetimet
10 Dhjetor 2024, 13:48
-
Kreshnik Spahiu: Pastroni politikën duke sekuestruar 10 telefonat e oligarkëve dhe jo 10 grave apo vjehrrave…
9 Dhjetor 2024, 16:22
-
I pandehur për shkelje të barazisë në tenderë, deputeti i PS, Plarent Ndreca 4 orë në SPAK: Flas në momentin e duhur
15 Nëntor 2024, 13:06
-
Afera e Inceneratorëve/ SPAK shtyn me 3 muaj afatin hetimor për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj, i mbyll më 22 Dhjetor
23 Shtator 2024, 11:19
-
Në kërkim nga SPAK, Arben Ahmetaj shijon pushimet në shoqërinë e Vangjel Dules në Zvicër! Gazetari nxjerr foton: Po bëjnë plane si të çajnë Çetën e Dibrës
23 Gusht 2024, 20:48
-
Nxjerrja e Ahmetajt si viktimë, ndihma më e madhe që mund t'i jepet çdo të korruptuari
30 Korrik 2024, 14:33
-
Kryeministri më jetëgjatë me ministrat e Financave më jetëshkurtër
30 Korrik 2024, 09:55
-
Ndryshimet në qeveri, Meta: Larje hesapesh brenda PS, Rama frikë nga ‘dëshmia’ e Ahmetajt! Vëngu me nënshtetësi greke? Mund të punojë kundër çështjes së detit
29 Korrik 2024, 13:54