Dosja e '21 Janarit'/ Ish-drejtori i Policisë së Shtetit thirret në SPAK, Burgaj: Dhashë sqarime! Zbatova urdhër-arrestet dhe ligjin! Për ekzekutimin e tyre s'ka kohë

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ishte sot paradite në SPAK për t'u marrë në pyetje lidhur me dosjen e 21 Janarit.

Në kohën e ngjarjes ai u akuzua nga opozita e atëhershme dhe madje u verifikua pasi nuk zbatoi urdhër-arrestet e lëshuara nga Prokuroria, që drejtohej nga Ina Rama. pretendimi i atëhershëm ishte se në urdhër kishte gabime ortografike emrash dhe ishin shënuar me laps.

“Dhashë sqarime si person qe ka dijeni. Kam zbatuar ligjin. I kam zbatuar urdher-arrestet", tha Burgaj për gazetarët, pak pasi doli nga SPAK.

Ai ka këmbëngulur se kishte "zbatuar ligjin".

"Asnjë urdhër nuk kemi patur për të reaguar. Policia si asnjëherë tjetër në gjithë historinë e saj ka duruar dhunë në ekstrem dhe nuk ka përdorur as armë dhe as dhunë ndaj protestuesve".

Por gazetarët i kanë vënë në dukje se këto urdhra ishin zbatuar shumë pas në kohë (bëhet fjalë për rreth 3 javë). Gazetarja e Report TV, Keti Banushi, i vuri në dukje se nuk ishin zbatuar në kohë.

"Urdhrat e arrestit janë ekzekutuar, nuk ka kohë Policia për ekzekutimin e urdhrave”, shtoi ai, duke nënkuptuar se s'ka afate për zbatimin e tyre.

Burgaj është larguar duke përshëndetur, teksa nuk dha sqarime të tjera rreth çështjes.

Më 21 Janar 2011 u vranë nga Garda e Republikës 4 protestues të opozitës në bulevard dhe jashtë rrethimit të Kryeministrisë. Pavarësisht arrestimeve të vonuara, hetimit dhe procesit gjyqësor, të pandehurit morën pafajësi, ose u liruan me dënim shumë të ulët nga ai i kërkuar nga organi i akuzës.

Të pandehur kanë qenë gardisti Agim Llupo, për vrasjen e Ziver Veizit, dhe Hekuran Dedës, si dhe Ndrea Prendi, ish-komandanti i Gardës. Pa zbardhur dhe në proces hetimi është vrasja e Aleks Nikës, teksa një prej viktimave ishte edhe Faik Myrtaj

 Burgaj nuk shpjegon pse e vonoi me 18 ditë zbatimin, Strasburgu: Dëmtoi rëndë hetimet!

Por Burgaj nuk shpjegoi se pse nuk ekzekutoi urdhër arrestet e prokurorisë, fakt që edhe Gjykata e Strasburgut e cilëson se dëmtoi rëndë hetimet. 

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në qeverisjen e Berishës, Hysni Burgaj, ishte drejtuesi i parë i lartë i institucioneve të përfshira në ngjarjen e vrasjeve shtetërore të 21 janarit 2011, që u thirr nga SPAK për të dëshmuar.

Por ndryshe nga siç pretendon ish kryepolici i Berishës, çështjen e vonesës 18 ditë e zbatimit të urdhrave të prokurorisë ka qenë një prej akteve më të rënda, për të cilën edhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut i ka kushtuar një vëmendje të veçantë, teksa e citonte në vendim deklaratat e Berishës kundër zbatimit të këtij urdhri.

Citimi Gjykata e Strasburgut

“Mosekzekutimi i urdhrave të ndalimit çoi në humbjen e tetëmbëdhjetë ditëve, ndërmjet datës kur u lëshuan urdhër-ndalimet dhe datës kur prokurorët mundën të merrnin në pyetje të dyshuarit kryesorë. Akoma më i rëndësishëm është fakti që përveç humbjes së kohës së çmuar, autoritetet humbën në mënyrë të pakthyeshme mundësinë për të marrë në pyetje të dyshuarit menjëherë pas ngjarjes, duke minimizuar kështu çdo mundësi për marrëveshje të fshehtë ose shtrembërim të së vërtetës.

Hetimi për çështjen “21 janari” u regjistrua në SPAK në korrikun e këtij viti, në zbatim të një vendimit të Gjykatës së Lartë, që urdhëronte Strukturën e Posaçme të hetonte kallëzimin e bërë nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës, ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Ndrea Prendit, zyrtarë nën juridiksionin e SPAK.

S.G/A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 23/10/2024 22:41

    Po shtepine te kompleksi Kika si e mori dhurate ky , apo e ka haruar.

    Përgjigju
  • Po mër po: 23/10/2024 19:23

    Mos veprimi yt është tradhëtia ndaj popullit. Të hiqet dhe pensioni

    Përgjigju
  • dolfi: 23/10/2024 12:41

    Ky është dudum ushtar qorr pa pik niveli.

    Përgjigju
    • titi: 23/10/2024 14:56

      Nuk e di pse e zgjasin arrestimin kete injorant. Ky do te jete celsi i arte per zbadhjen e 21 janarit, pse nuk u zbatua urdhri per arrestimiun e persnave pergkegkes, kush e pengoje te bente deytyrep qe me pas coi ne prishjen e provave.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda