Dosja e 3.4 mln eurove/ Basha pranon kërkesën e belgëve: Gati që të dëshmoj

Dosja e 3.4 mln eurove/ Basha pranon kërkesën e belgëve: Gati që të dëshmoj

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka pranuar kërkesën e prokurorisë belge për të dëshmuar në lidhje me hetimet për dosjen “Toyota Yaris”. Burime nga PD-ja bëjnë të ditur se Lulzim Basha,  ka shprehur gatishmërinë të kontribuojë në hetimin e autoriteteve të drejtësisë belge.

"Basha është shprehur i gatshëm të dëshmojë për të ndihmuar në zbardhjen e lidhjeve kriminalo-politike në aferën e pastrimit të miliona eurove me garanci politike të përfaqësuesve të lartë të pushtetit" mësohet se ka thënë Basha, sipas burimeve brenda selisë blu.

Prokuroria belge iu drejtua me një letërporosi Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kur kërkon marrjen në pyetje të Lulzim Bashës, si person që ka dijeni për ngjarjen e sekuestrimit të 3.4 milion eurove në portin e Durrës. Kjo kërkesë vjen në Shqipëri, pasi në Belgjikë prej disa muajsh kanë nisur hetime për 12 persona për akuzën e pastrimit të parave (lexo ketu te plote).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tofiku: 11/06/2019 21:13

    Te marrin te pandehur edhe per 4 viktimat e 21 janarit 2011 o kriminel

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë