Dosja e 3.4 mln €, Balla tjetër kallëzim Bashës, 4 akuza të reja/Report Tv siguron dokumentin

Dosja e 3.4 mln €, Balla tjetër kallëzim Bashës, 4 akuza të reja/Report Tv siguron dokumentin

Taulant Balla

TIRANE-Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla ka depozituar ditën e sotme në prokurorinë e Tiranës fakte të reja, që sipas tij implikojnë kryetarin e PD, Lulzim Basha me personat që janë përfshirë në dosjen e pastrimit të parave, referuar sekuestrimit të 3.4 mln eurove në dy makinat ‘Toyota’. 

Pas padisë për shpifje dhe nxjerrje të sekretit hetimor, Balla ka depozituar në organin e akuzës të kryeqytetit një tjetër kallëzim ndaj Bashës. Report Tv ka siguruar padinë e Ballës ku renditen katër akuza, ajo për shpërdorim detyre, moskallëzim i krimit, përkrahje e autorit të krimit si dhe veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës. 


(Kallëzimi i ri i Ballës kundër Bashës)

Balla thotë se nuk kam asnjë dyshim që afera e transportit të eurove të sekuestruara do të zbardhet plotësisht me kapjen e autorëve në kërkim ‘me të cilët lidhja e PD është organike, ndërsa e Lulzim Bashës me ta është sa afër në provën fotografike, aq edhe thellë në njohje të vjetra politike dhe personale’.

Në vijim të transparencës dhe ndershmërisë përballë opinionit publik, sapo kemi depozituar në Prokurorinë e Tiranës parashtrime dhe fakte të reja, në plotësim të Kallzimit Penal datë 27.06.2018, ndaj personit të kallëzuar Lulzim Basha për disa vepra penale.

Jemi të bindur se këto hapa ligjorë do të zbardhin shpifjet dhe ofendimet e turpshme të esadistit Lulzim Basha, ndaj meje dhe ndaj gjithë grupit tim parlamentar. Në fund të këtij procesi drejtësie ky gojë përdalë do të marrë një dënim shembullor.

Nuk kam asnjë dyshim që afera e transportit të eurove të sekuestruara do të zbardhet plotësisht me kapjen e autorëve në kërkim (me të cilët lidhja e PD është organike, ndërsa e Lulzim Bashës me ta është sa afër në provën fotografike, aq edhe thellë në njohje të vjetra politike dhe personale).

Jemi të vendosur që me Lulzim Bashën dhe esadistët e tij të ndjekim gjithnjë e më shume rrugën gjyqësore të përballjes me shpifjet e ndyra e me gënjeshtrat ofenduese të tyre. Ata tanimë duhet t’i mesojmë të sjellin prova para publikut, të turpërohen sic e meritojnë në sallat e gjyqeve dhe të procedohen penalisht kur shkelin ligjin.

Taulant Balla

E ndërsa nuk ka zbuluar provat që ka dërguar kundër Bashës në prokurori, ato i bashkëngjiten kallëzimit të pak ditëve më parë që Balla bëri kundër liderit të PD. Taulant Balla bëri dy kallëzime ndaj Bashës, për nxjerrje të sekretit hetimor, dosje së cilës do i bashkëngjiten edhe materialet e depozituara sot nga Balla dhe padia e dytë është për shpifje. Dje ishte seanca e parë, por Basha nuk u paraqit, ndërsa Krimet e Rënda shpallën mos kompetencën duke e dërguar në Gjykatën e Tiranës.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 11/07/2018 13:20

    BE ku kerkojme te hyjme , nuk njeh as mashtrime dhe as indicie ne politik berje por vetem prova dhe ne rruge ligjore

    Përgjigju
  • Cr. 7: 11/07/2018 12:56

    Ka ardhur momenti qe ky njeri te pergjigjet nje here te vetme perpara drejtesise per cdo zullum qe ka bere. Vodhi sa deshi ne Rrugen e Kombit, me para' te piseta loboi te ruset ne emer te PD-se, shpiku "Babalen" per te shkaktuar destabilitet ne vend. Tani del edhe shpif duke hedhur balte ndaj integritetit te nje deputeti. Lulezim Basha te pergjigjet ne Prokurori.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja