Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, e konsideron një mashtrues ish zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal, i cili sipas tij erdhi në Shqipëri për të bërë ca lekë.
I ftuar në ‘Kontrast’ në Report Tv përballë gazetarëve Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Sula tha se deri tani konfirmohet se Rama ka vepruar në mënyrë të gabuar dhe është mashtruar nga ish agjenti amerikan, por nuk e përjashtoi mundësinë që fakte të reja të dalin.
“Unë nuk kam dalë kurrë t’i them dikujt hajdut. Kjo është kultura ime që flas me prova. Edhe në rastin konkret unë nuk po them që Rama ka marrë çantën me lekë dhe ia ka dhënë atij. Por mënyra se si ka vepruar është totalisht e gabuar. Dhe ka ardhur ai miku amerikan këtu dhe ‘ka shi lamë këtu’, me kryetarë bashkie, prokurorë, gjyqtarë, politikanë biznesmenë. Hollë-hollë ai ka kuptuar që ka politikanë hajdut, gjyqtarë politikë. Një mashtrues që erdhi dhe shfrytëzoi rrethanat e këtij vendi për të bërë para”, tha deputeti demokrat, Dashnor Sula, duke qenë kështu jo në ‘sinkron’ me kolegët e tij opozitarë që kanë akuzuar Ramën se ka qenë ai që ka korruptuar McGonigal për të shkatërruar parti politike të opozitës.
“Erdhi këtu mashtroi, mori ca lekë, premtoi se do t’i bjerë opozitës por nuk realizoi asgjë se atje kishte filtra të tjerë. Zotëria ka ardhur disa herë këtu dhe duke shfrytëzuar takimin me Ramën, qasjen me Ramën, fotografitë me Ramën, Ai ka bërë namin. Ka mbledhur para. Ai ka pasur aktivitet disavjeçar në Shqipëri. Një ish sigurims nga Tropoja, këshilltari i kryeministrit, ai tjetri kryetari i bashkisë etj”, tha deputeti.
I pyetur nga gazetari Minga se pse nuk ka ende një qëndrim të ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, deputeti tha shkurt se “Kur të flasin ata ose pastrohet Edi Rama, ose fundoset Edi Rama”. Dashnor Sula komentoi edhe kaosin e krijuar sot në Kuvend.
“Kërkesa për interpelancë nuk delegohet. Kryeministri nëse nuk do të kishte kohë mund të kishte njoftuar dhe ta shtynim për javën tjetër. Më i forti duhet të jetë më i arsyeshëm, më tolerant”, tha ai.
PERSONI A. ESHTE PERDORUR NGA US PER TE LARGUAR NGA POLITIKA BERISHEN RAMEN DHE METEN BERISHA ESHTE NON GRATA METÀ SHUME SHPEJT DO JETE NON GRATA RAMA ME KETE DOSJE ESHTE 100% NON GRATA SAPO TE MOS JETE PM
PërgjigjuShyqyr o Dash,koke shpulla qe fole tamom.Lere te flase Amerika,se ju te beni gjyqe,jepni vendime pa qene dijeni per asgje.Sala dhe ju sajoni scenare per filma Hollywoodi
PërgjigjuDashi gjelave,ke nei arbiter tjeter me sha si kurve histerike?
Përgjigju