Dosja e korrupsionit: Sali Berisha pagoi mbi 500 mijë euro në Londër për avokatët që t'i hiqnin 'non gratën'

Dosja e korrupsionit: Sali Berisha pagoi mbi 500 mijë euro në Londër për avokatët që t'i hiqnin 'non gratën'

Sali Berisha

Sipas të dhënave të SPAK në dosjen Berisha, për apelin e humbur në SIAC (Komisioni i Posaçëm i Apelimit të Çështje të Emigracionit në Britaninë e Madhe), e bija Argita Berisha pagoi përmes transfertave bankare, kompaninë avokatore në Londër Zaiwalla & Co, me një shumë mbi 400.000 euro.

Por pagesat në total për heqjen e non gratës kapin një vlerë edhe më të lartë.

SPAK ka kryer verifikimin e deklarimit të pasurive nga ku rezulton se dhëndri dhe vajza prej 4 vitesh firmosin çeqet për të paguar shpenzimet e studiove ligjore për gjyqet e Sali Berishës me SHBA dhe Britaninë e Madhe, pasi këta e shpallën ‘non grata’.


Viti 2022: Argita Malltezi shleu faturat e studios ligjore në Mbretërinë e Bashkuar për babanë e saj, i cili u shpall non grata edhe nga Mbretëria e Bashkuar më 19 korrik 2022. SPAK thotë se 72 mijë dollarë janë faturat e likuiduara për studion ligjore, pagesë e konfirmuar edhe sipas konfirmimeve bankare për ZAIWALLA And Co Limited.

Viti 2023: Janë 201,675.6 euro dhe 54,382.76 USD të paguara si likuidim të faturave të studios ligjore në Mbretërinë e Bashkuar në lidhje me gjyqin për babanë Sali Berisha. Ka gjithashtu disa pagesa nga Jamarbër Malltezi, por ato i kreditohen atij në llogari nga Argita Malltezi, konstaton SPAK.

Ndërsa në vitin 2024 janë paguar 213,590 euro. Fatura këto të paguara nga Argita Malltezi për të likuiduar studion ligjore në UK (Mbretërinë e Bashkuar) në lidhje me gjyqin e nisur nga Sali Berisha.

Bëhet fjalë për 428 mijë euro e 126 mijë dollarë nga viti 2021 në 2024. Vetëm për këtë vit, Argita Malltezi ka paguar për studion ligjore ZAIWALLA And Co Limited në vlerën 213,590 euro. /TEMA/

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

U zgjodh president i SHBA-ve, Donald Trump do të shpallet për herë të dytë 'Personi i Vitit' nga revista Time

U zgjodh president i SHBA-ve, Donald Trump do të shpallet për herë të dytë 'Personi i Vitit' nga revista Time