Dosja e SPAK për Arben Ahmetaj, vilën në Palasë e përfitoi nga biznesmeni Mondi Begaj, u arredua si hotel nga Klodian Zoto dhe jepej me qera 2 mijë euro muaji

Dosja e SPAK për Arben Ahmetaj, vilën në Palasë e përfitoi nga biznesmeni Mondi Begaj, u arredua si hotel nga Klodian Zoto dhe jepej me qera 2 mijë euro muaji

1687448949_ahmetaj.jpeg

Prokuroria më tej ka identifikuar se Ahmetaj ka shtënë në dorë një pasuri të paluajtshme siç është Vila me nr. 73 në Green Coast Palasë, ku në transaksione të ndërmjetje janë përfshirë dhe biznesmeni Mondi Begaj shkruhet në dosjen e siguruar nga Report TV.

"Gjithashtu, nga të dhënat e administruara përgjatë këtij hetimi, ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova, se një person dhe Arben Ahmetaj, kanë porositur dhe fituar pronësinë që në vitin 2019, të një vile të identifikuar si vila me nr 73 ndodhur në Green Coast, Palasë, e porositur me kontratë sipërmarrje nga shoqëria Inerte Express sh.p.k., me ortak shtetasin Mondi Begaj, kaluar në vijim, me qëllim të fshehjes së pronarit të vërtetë, një shtetaseje, mikeshe e ngushtë e personit të sipërpërmbendur.

Shtetësja Albina Mançka ekziston dyshimi se ka shtënë në dorë një pasuri të paluajtshme siç është Vila me nr. 73 në Green Coast Palasë, ku në transaksione të ndërmjetme janë përfshirë shtetasit Mond Bega nëpërmjet firmës së tij Inerte Ekpress sh.p.k. 

 

htetasi Arben Ahmetaj, ekziston dyshimi se ka investuar në pasuri të paluajtshme në pronësi të tyre, siç është pasuria e identifikuar si AIRBNB me emrin "Casa Alba"dhe se këto investime ekziston dyshimi se janë paguar nga shoqëria Integrated Technology Service sh.p.k. (ITS)."

Prokuroria thotë dhe për vilën në Palasë, e quajtur “Casa Alba” ka dyshime mbështetur në prova, se shoqëria "Integrated Technology Service sh.p.k. me administrator Klodian Zoto, ka kryer pagesa për llogari të shtetasit Arben Ahmetaj në kuadrin e ristrukturimit dhe arredimit të vilës ambjentit hotel.

Në dëshminë e saj ish bashkëshortja e Ahmetajt, Albina Mançka, thotë se vila e cila jepej me qera për 2 mijë euro në muaj për t'u përdorur si hotel e ka administruar deri në fund të gushtit 2022 ndërsa pas divorcit e mori Ahmetaj.

Pasi ambjenti u përshtat në AIRBNB ra covidi dhe për rreth një vit nuk është dhënë me qera. I kemi vënë emër "Casa Alba", meqënëse mua më thërrasin shkurt Alba vajzat e mia. Unë gjeta një shoqeri e cila quhet Choose Balkan, e cila merret me menaxhimin e dhënies me qera, prej 2000 euro në muaj. Edhe ujin dhe dritat i paguan kjo shoqeri kurse tatimin në burim e paguajmë ne. Por ku këtë pronë e mori Arbeni më duket se ai këmbënguli që ta paguante shoqëria tatimin në burim. Unë pronën e kam administruar deri në fund të gushtit 2022 dhe kur është bërë kontrata e re, e mori Arbeni, pas divorcit. Të ardhurat e kishim ndarë që do shkonin për shkollen e goces se vogël...". 

Përsa më sipër, sipas prokurorisë konstatohet se edhe në lidhje me apartamentin e shndërruar në hotel, me emrin "Casa Alba" mbështetur në të dhënat e administruara ka dyshime të arsyeshme, mbështetur në prova, se shoqëria Integrated Technology Service sh.p.k. me administrator Klodian Zoto, ka kryer pagesa për llogari të shtetasit Arben Ahmetaj"

Gjithashtu thuhet se kjo vilë nuk është deklaruar në deklarimin e pasurisë së vitit 2021 dhe dorëzuar në 2022 të Arben Ahmetaj pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.

"Referuar deklaratave të pasurisë së shtetasit Arben Ahmetaj dhe Albina Mançka nuk rezulton të jetë deklaruar Vila me nr. 73 ndodhur në Green Coast Palasë. Gjithashtu, referuar deklaratës së pasurisë me nr. 1573 të vitit 2021, të dorëzuar më datë 26.10.2022, rezulton se shtetasi Arben Ahmetaj, ka deklaruar si banesë të tij atë të ndodhur në rruga Kongresi i Lushnjes, Nd. 5, H. 10, Njësia Administrative nr. 7, Njësia Bashkiake nr. 7, Tiranë dhe nuk deklaron asnjë vendqëndrim tjetër. Në datë 11.01.2021 shtetasi Arben Ahmetaj rezulton të jetë bërë babai i të miturës K.Ahmetaj nga lidhja që ka me shtetasen Erjola Hoxha, ku në çertifikatë familjare është përcaktuar atësia Arben dhe amësia Erjola."

Prokuroria thotë se  vila në Green Coast Palasë është pronë e fshehtë e të dyshuarit dhe është përfituar me të ardhura që nuk mund të justifikohen me burime të ligjshme.

"Deri më tani ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova se kjo vilë është përfituar me të ardhura që nuk mund të justifikohen me burime të ligjshme. Përsa më sipër, vlerësojmë se ekziston dyshimi se nga ana e personit nën hetim Arben Ahmetaj, është konsumuar edhe vepra penale e “Refuzmi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim” vetëm ose në bashkëpunim, në formën e deklarimit të rremë, dhe në formën e fshehjes, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë e 25 i K.Penal, përsa i përket: Deklarimit te rreme te shumes se investuar dhe burimit te saj, për ndërtimin e një pallati të ndodhur tek vendi i quajtur Shallvare, bashkë me shoqërinë “Lani” sh.p.k. shtetasit V.K. dhe E.M..


Lajmi kryesor:

Dosja e SPAK për Ahmetajn, Report Tv zbardh 6 akuzat: Në 4 vite përfitoi 500 mijë € nga Zoto e Mërtiri për vila e udhëtime duke përfshirë banesën në Hamallaj


S.G/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh