Report Tv ka siguruar të plotë dosjen “Metamorfoza”, në të cilën janë nën hetim 16 persona për vrasje dhe tentativë vrasjeje.

Në dosjen e SPAK zbardhen bisedat e prokurorit Xhevahir Lita, i cili gjatë kohës që ka qenë me detyrë në prokurorinë e Shkodrës ka ndihmuar Behar Bajrin për ta liruar nga paraburgimi, në këmbim të përfitimit të paligjshëm të shumave monetare. Pikërisht pas daljes nga qelia dyshohet se ka kryer vrasjen e shtetasit Gjin Ndoji më 09.08.2020.

Prokurori Xhevahir Lita ndodhet tashmë i arrestuar dhe ndaj tij është marrë masa e pezullimit nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Më 14 shkurt 2020 Prokuroria e Shkodrës regjistroi procedim penal ndaj Behar Bajrit dhe 12  anëtarëve të grupit të tij pasi SPAK shpalli mos kompetencën. Ndaj grupit Bajri kishte rënë akuza e “grupit të strukturuar kriminal” por rëndonin 9 akuza të tjera, nga vrasje me dashje në organizim të lotarive të palejuara, apo shtrëngim me anë të kanosjes

Ndërkohë Behar Bajri nga qelia e paraburgimit “Jordan Misja” në Tiranë përmes SkyECC komunikonte me Pëllumb Gjokën dhe i kërkonte që të dalë sa më shpejt nga paraburgimi. Madje është gati të ofrojë shuma të mëdha parash në këmbim të zbutjes së masës së sigurisë.

 Në bisedat mes Prokurorit dhe Pëllumb Gjokës, Behar Bajrit i referohen me nofkat ‘daci’ apo ‘lopata”. Ndërkohë që ky i fundit nga paraburgimi i 313 komunikonte në aplikacionin ‘SkyEcc’ përmes një telefoni tjetër që nuk ishte i tiji

“Pasi është kontaktuar nga Pëllumb Gjoka, ka ndërmarrë veprimet aktive duke përdorur kompetencat që  i jep ligji duke ndikuar dhe krijuar të gjitha mundësitë për lirimin e Behar Bajrit. Më 29 qershor 2020 dhe më pas ka ndryshuar dhe akuzat duke i zbutur ato” thuhet në dosje.

Më 29 qershor 2020 Gjykata e Shkodrës ndryshoi masën e sigurisë nga ‘arrest me burg’ në ‘detyrim me paraqitje në policinë gjyqësore”. Pas kësaj date, më 30 qershor Xhevahir Lita kontakton drejtëpërdrejtë me Behar Bajrin, thuhet në dosje.

Madje ata i kërkojnë Xhevahir Litës të ndërhyjnë për të ndihmuar që të lehtësohet dhe masa e sigurisë për të dashurën e Behar Bajrit e cila ishte arrestuar edhe ajo gjatë një operacioni në Shkodër.

Bisedat nga paraburgimi “Jordan Misja”

Më 10 shkurt  2020  Behar Bajri komunikon me Pëllumb Gjokën dhe I thotë se do ishte mirë që dosja të hetohej nga “Xhev” ku dyshohet se ii referohet Xhevahir Litës dhe se është i gatshëm të paguajë lidhur me zgjidhjen e çështjes për lirimin e tij nga paraburgimi.

Ora 13:55 e 10 shkurtit Behar Bajri i shkruan Pëllumb Gjokës:  “Me marrë xhev ishte me ken ma mirë 30 afroji”

Ora 14:16 po të 10 shkurtit Bajri shkruan “Veç të kryjmë punë… Mezi shpres me dal..Se kaq mllef kam…. Aj shoku mtha për nji javë po ti nap po ndaq mas mem shtrëngu në fund të muajit po ti jap 300… Për ca të jetë me pagu paguaj.. Po për punë të vëllasë  qa flitet andej.. për vëllanë tim në Itali.

14 shkurt 2023

Biseda vijon me pseudonimin “Lopata’ për Behar Bajrin. Një Person tjetër nga paraburgimi, me telefonin e të cilit komunikon dhe Bajri, duket që interesohet për këtë të fundit

"Sa thu zgjat kjo e lopatës?... Thuji ti japë gaz të marojë dhe ktë punën e lopat…

Më 17 shkurt 2020 drejtuesi i Prokurorisë së Shkodrës caktoi që dosja të hetohet dhe përfaqësohet në gjykim nga dy prokurorë, Edlira Cufi dhe Xhevahir Lita.

Nga 313 Behar Bajri i shkruante Pëllumb Gjokës.

Pëllumb Gjoka: Po fola, do bëj të pamundurën tha

Behari: Sa lekë den aj se maron për lekë..

Po ranci ka me kry punë

Akuzat ndaj 

Më 23 korrik 2023, GjKKO caktoi masën e arrestit me burg ndaj prokurorit Lita duke e quajtur të arsyeshëm bazuar në provat se: 

Personi nën hetim Xhevahir Lita, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, në këmbim të përfitimit të paligjshëm të shumave monetare në kuadër të procedimit penal Nr.279/2020, me qellim zëvendësimin e masës së sigurimit të Behar Brajoviq (Bajri) nga "arrest në burg" në "Detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore" duke kryer veprime hetimore dhe drejtuar kërkesa gjykatës, dhe mos vlerësuar objektivisht rrethanat, ka konsumuar elementë të veprës penale "Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë", parashikuar nga Neni 319/ç të Kodit Penal.

Dyshohet se si pasojë e veprimeve të Xhavahir Litës (prokuror), në kuadër të procedimit penal Nr.279/2020, është bërë e mundur lirimi i Behar Brajoviq, i cili pas daljes nga paraburgimi dyshohet se ka kryer vrasjen e shtetasit Gjin Ndoji më 09.08.2020. Personat nën hetim Pëllumb Gjoka dhe Behar Brajoviq (Bajri), në bashkëpunim me njëri tjetrin, me veprime aktive të kryera me dashje duke dhënë dhe ofruar shuma monetare prokurorit"

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:01
Dosja e SPAK/ Shefi i krimeve 'përgjonte' gruan e Dorian Dulit, 'objektivi' që do vriste Behar Bajri

 

Ndër shumë episode, SPAK në dosje ka veçuar edhe një bisedë mes grupit për të vrarë  ndër të tjerë edhe Dorian Dulin. Duke e quajtur ‘dhelpër’ dhe mjaft të frikshëm për shkak të kudjesit dhe të llojit të armës që mbante gjithnjë me vete Duli, grupi vendos t`i ndjek gruan, e cila ishte në prag të lindjes dhe do të kryente vizitat në Tiranë te një klinikë private.

Informacionet që merr grupi tregojnë se Dorian Duli kishte shkuar në Maqedoni ndërsa gruaja kishte kryer vizitat dhe mjeku i kishte kërkuar shtrim. Është Pëllumb Gjoka që i kërkon informacion Ardit Hasanbegajt për të kryer verifikimet në kufi.

Ish-shefi i krimeve të policisë së Shkodrës tregon se ka dalë nga Qafë Thana po ashtu siç i tregon Pëllumb Gjokës edhe emrin e klinikës S., në Tiranë ku ajo kishte kryer kontrollet. Në dosjen e SPAK zbulohet se ka qenë Behar Bajri porositësi i vrasjes së Dorian Dulit, Ibrahim Licçii dhe Genc Tafilit në vitin 2020 por krimi nuk u arrit të kryhej. Vrasja ishte porositur nga Behar Brajoviq në shenjë hakmarrjeje në lidhje me dyshimet që këta persona janë të përfshirë në angazhimin kriminal kundër tij. 

Për të kryer këtë krim ishin angazhuar Pëllumb Gjoka, Ardrit Hasanbegaj, Prekë Kodra, Aleks Ndreka dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar për sigurimin e informcioneve në lidhje me vendndodhjen e tyre" thuhet në dosje. Kanë qenë bisedat e përgjuara që janë bërë nga 1 korriku 2020 e në vijim që kanë zbuluar rolin e secilit prej tyre.

Ora 09:31
Dosja e SPAK/ Bajri i sugjeroi Pëllumb Gjokës një arab për të vrarë Kleant Musabelliun

1690539856_kleantmusabelliupellumbgjoka.jpg

Në dosje zbulohet dhe plani i Pëllumb Gjokës që kërkonte që të vritej Kleant Musabelliu, i cili në atë kohë mbante postin e specialistit të SHKB-së së burgjeve dhe e kishte plagosur biznesmenin në shtator 2017. 

Plani për të vrarë Kleant Musabelliun dështoi pasi ky i fundit u largua drejt Gjermanisë.

Vrasja e Kleant Musabelliut ishte planifikuar të kryhej për nderin Pëllumb Gjokës, me qëllim vendosjen e nderit dhe opinionit në vend.

Bajri i sugjeron Pëllumb Gjokës që: “Arabi s’e ka problem fare, pasi kryen punë edhe me fytyrë, (duke nënkuptuar se nuk e njeh njeri)”.

Në dosje evidentohet se ata kanë lidhje të forta në policinë e Shkodrës dhe arrijnë të marrin informacion të klasifikuar dhe të sigurt të notës 10.

Gjoka i thotë Bajrit se: “Ata, (duke nënkuptuar Licët) kanë nëndrejtorin dhe drejtorin, ndërsa ne kemi shefin e Krimit të Organizuar, që na jep informacionin 10”.

Më 10 korrik 2020 në orën 14:06, Behar Brajoviqi duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e C5FFC8 i identifikuar si Klodor Haka.

Ora 08:36
Dosja e SPAK/ Bisedat e përgjuara për lirimin e Behar Bajrit! Paratë ishin koduar me 'kg djath'

1690458769_beharbajri.jpg

Në dosjen e SPAK zbardhen bisedat e prokurorit Xhevahir Lita, i cili gjatë kohës që ka qenë me detyrë në prokurorinë e Shkodrës ka ndihmuar Behar Bajrin për ta liruar nga paraburgimi, në këmbim të përfitimit të paligjshëm të shumave monetare. Pikërisht pas daljes nga qelia dyshohet se ka kryer vrasjen e shtetasit Gjin Ndoji më 09.08.2020.

Në një bisedë të 6 prillit 2020 ndërsa kishte rënë pandemia

Bajri shkruan: Te gjevi kam besim.. Se nuk han as presionin.. E tiranës … Apo e Apelit

Më 23 prill i dërgohet mesazh Bajrit që të bëhet gati pasi më 20 maj do të dalë

“Dacit I kam thënë ban nxjemjen se më 20 maj je në fushë” shkruan personi me kodin 7142D9

"Gjatë kësaj kohe dyshohet që ka pasur takim dhe me funksionarë të tjerë të drejtësisë të cilëve i ka dhënë një shumë parash, ku parave në mesazhe i referohet me "djathë". thuhet në dosje

Bëhet fjalë për një person i cili ende nuk është identifikuar por në dosje identifikohet me kodin 7142D9

Në një bisedë me Xhevahir Litën i kërkon të vazhdojë se shpenzimet e bëra ja plotëson Behar Brajoviq.

Prokurori Xhevahir Lita "...atyre qe tak une ua dhashe nja 15 kg djathe ia mora nje kusheriri qe ka dele...".

7142D9 i kthen përgjigje "...Po jepi drejtim se kane bere kerkesen ata...Ti shton daci ato...".

Operacioni i SPAK që u ndërmor më 28 korrik, me lëshimin e 15 urdhër-arresteve, u realizua falë zbardhjes së përgjimeve nga autoritetet franceze.