Dosja e SPAK/ Shefi i krimeve 'përgjonte' gruan e Dorian Dulit, 'objektivi' që do vriste Behar Bajri

 

Ndër shumë episode, SPAK në dosje ka veçuar edhe një bisedë mes grupit për të vrarë  ndër të tjerë edhe Dorian Dulin. Duke e quajtur ‘dhelpër’ dhe mjaft të frikshëm për shkak të kudjesit dhe të llojit të armës që mbante gjithnjë me vete Duli, grupi vendos t`i ndjek gruan, e cila ishte në prag të lindjes dhe do të kryente vizitat në Tiranë te një klinikë private.

Informacionet që merr grupi tregojnë se Dorian Duli kishte shkuar në Maqedoni ndërsa gruaja kishte kryer vizitat dhe mjeku i kishte kërkuar shtrim. Është Pëllumb Gjoka që i kërkon informacion Ardit Hasanbegajt për të kryer verifikimet në kufi.

Ish-shefi i krimeve të policisë së Shkodrës tregon se ka dalë nga Qafë Thana po ashtu siç i tregon Pëllumb Gjokës edhe emrin e klinikës S., në Tiranë ku ajo kishte kryer kontrollet. Në dosjen e SPAK zbulohet se ka qenë Behar Bajri porositësi i vrasjes së Dorian Dulit, Ibrahim Licçii dhe Genc Tafilit në vitin 2020 por krimi nuk u arrit të kryhej. Vrasja ishte porositur nga Behar Brajoviq në shenjë hakmarrjeje në lidhje me dyshimet që këta persona janë të përfshirë në angazhimin kriminal kundër tij. 

Për të kryer këtë krim ishin angazhuar Pëllumb Gjoka, Ardrit Hasanbegaj, Prekë Kodra, Aleks Ndreka dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar për sigurimin e informcioneve në lidhje me vendndodhjen e tyre" thuhet në dosje. Kanë qenë bisedat e përgjuara që janë bërë nga 1 korriku 2020 e në vijim që kanë zbuluar rolin e secilit prej tyre.


Lajmi kryesor:

Dosja e SPAK/ 'Sa lekë den aj se maron për lek... Thuji ti japë gaz...Mezi pres me dal...' Si u lirua nga burgu Behar Bajri! Roli i prokurorit Xhevahir Lita


S.G/E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër