Ndër shumë episode, SPAK në dosje ka veçuar edhe një bisedë mes grupit për të vrarë ndër të tjerë edhe Dorian Dulin. Duke e quajtur ‘dhelpër’ dhe mjaft të frikshëm për shkak të kudjesit dhe të llojit të armës që mbante gjithnjë me vete Duli, grupi vendos t`i ndjek gruan, e cila ishte në prag të lindjes dhe do të kryente vizitat në Tiranë te një klinikë private.
Informacionet që merr grupi tregojnë se Dorian Duli kishte shkuar në Maqedoni ndërsa gruaja kishte kryer vizitat dhe mjeku i kishte kërkuar shtrim. Është Pëllumb Gjoka që i kërkon informacion Ardit Hasanbegajt për të kryer verifikimet në kufi.
Ish-shefi i krimeve të policisë së Shkodrës tregon se ka dalë nga Qafë Thana po ashtu siç i tregon Pëllumb Gjokës edhe emrin e klinikës S., në Tiranë ku ajo kishte kryer kontrollet. Në dosjen e SPAK zbulohet se ka qenë Behar Bajri porositësi i vrasjes së Dorian Dulit, Ibrahim Licçii dhe Genc Tafilit në vitin 2020 por krimi nuk u arrit të kryhej. Vrasja ishte porositur nga Behar Brajoviq në shenjë hakmarrjeje në lidhje me dyshimet që këta persona janë të përfshirë në angazhimin kriminal kundër tij.
Për të kryer këtë krim ishin angazhuar Pëllumb Gjoka, Ardrit Hasanbegaj, Prekë Kodra, Aleks Ndreka dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar për sigurimin e informcioneve në lidhje me vendndodhjen e tyre" thuhet në dosje. Kanë qenë bisedat e përgjuara që janë bërë nga 1 korriku 2020 e në vijim që kanë zbuluar rolin e secilit prej tyre.
Lajmi kryesor:
Dosja e SPAK/ 'Sa lekë den aj se maron për lek... Thuji ti japë gaz...Mezi pres me dal...' Si u lirua nga burgu Behar Bajri! Roli i prokurorit Xhevahir Lita
S.G/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Nëntor, 09:13
Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59%
-
Të gabuar
35%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 3177
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SKEDA/ Kush është Ibrahim Lici, një nga ‘të fortët’ e Shkodrës! Konfliktet me Bajrat dhe Bilalët dhe saga me 11 të vrarë
30 Tetor, 16:49
-
‘Metamorfoza’/ Seancë maratonë te GJKKO, avokatët përplasen me Dumanin për përgjimet e SKY ECC! 3 nga të pandehurit kërkojnë gjykim të shkurtuar
1 Tetor, 17:06
-
‘Pëllumb Gjoka emëroi drejtorin e policisë së Shkodrës’, avokati Ylli Manjani i përgjigjet Bardhit: S’ka asnjë gjurmë që e lidh me përdorimin e Sky-ECC
13 Shtator, 10:47
-
Pakti i fshehtë në 'Sky' mes Behar Bajrit dhe Durim Bamit: Ti më vrit Dorian Dulin,unë ju vras Arben Ndokën
8 Shtator, 11:03
-
Prokurori i burgosur Xhevahir Lita shkarkohet nga detyra, gjykimi u bë në mungesë! Paraqitet dosja e SPAK për 'Metamorfozën'
4 Shtator, 15:18
-
‘Metamorfoza’/ Lirohet nga qelia Erzen Breçani, Apeli i GJKKO e lë në arrest shtëpie
16 Korrik, 10:30
-
Pëllumb Gjoka përfundon në spital, thyen këmbën në burg duke u stërvitur
4 Korrik, 11:40
-
Pëllumb Gjoka mbetet në qeli, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e biznesmenit
28 Qershor, 09:46
-
'Metamorfoza'/ Dështon sërish seanca paraprake, shkak mungesa e njërit prej avokatëve
21 Qershor, 12:44
-
Apeli lë në fuqi sekuestron e pasurisë me vlerë 3.1 mln euro të Oltion Bistrit, ish shefi i operacionales bashkëpunonte me Pëllumb Gjokën
13 Qershor, 12:34
-
Një tjetër shef policie pyetet në SPAK: Ardriti më kërkoi të përgjonim Ibrahim Licin, dyshohej për vrasjen e Boriçit
9 Qershor, 15:24
-
‘Metamorfoza’/ Sekuestrohen 3.1 mln € pasuri të ish-Shefit të Operacionales, Oltion Bistri! 10 apartamente, 22 dyqane e vilë luksoze me pamje nga Liqeni
14 Maj, 12:09