Dosja e SPAK/ Berisha paralajmëron gazetarët: Kujdes çfarë shkruani! (Përse shoqatat e mediave heshtin?)

Dosja e SPAK/ Berisha paralajmëron gazetarët: Kujdes çfarë shkruani! (Përse shoqatat e mediave heshtin?)

Sali Berisha

Një fenomen i rrallë, si të ishte gjashtë muaj ditë e gjashtë muaj natë, po vihet re këto ditë mes nesh. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Ndërkohë që Dosja e SPAK me fakte dhe akuza ndaj familjes së Sali Berishës është shpërndarë në media, vetëm pak media po e publikojnë atë duke lënë një fushë të gjerë ekskluziviteti vërtetë për pak gazetarë. Por e pabesueshmja është një gjë akoma më e madhe: Në një konferencë për shtyp sot, përballë disa gazetarëve, ku Sali Berisha foli dhe sulmoi si Spak dhe gazetarët që flasin për Dosjen e tij, asnjë gazetar i pranishëm (shumica të rinj) nuk i bëri një pyetje rreth Dosjes.

Të gjithë të pranishmit ndryshuan temë duke dhënë të kuptojnë se e kishin kuptuar fare mirë mesazhin intimidues të liderit të Partisë Demokratike në arrest shtëpiak për Dosjen e tij. Dhe siç ndodh përherë kur Sali Berisha kërcënon, asnjë shoqatë e gazetarëve nuk reagon. Hesht. Pranon. Dridhet.

Sinjalet ishin dhënë nga analistët e Sali Brerishës dhe mediat e tij që ditë më parë. Të gjithë, njerëz që shajnë, ofendojnë, nuk dinë se ç’janë faktet e ç’është etika, papritur mbyllën gojën, sytë e veshët, sikur Dosja 500 faqëshe nuk ekziston. Të gjithë, siç kërkoi Berisha sot: Para se të flasin, të shkruajnë, apo të guxojnë të përmendin Dosjen me gjithë çka brenda, më parë mund t’i shkruajnë e t’i kërkojnë leje Berishës ose familjes së tij. Të gjithë gazetarët, me përjashtim të Bolinos, apo të atyre si Bolino që Berisha nuk i ka në kontroll. Dhe këta gazetarë jashtë kontrollit të tij duket të jenë vërtetë tepër pak.

Në Shqipërinë e 2024, ashtu si në Shqipërinë e 1997, si në Shqipërinë e 1998, në Shqipërinë e 2008, në Shqipërinë e 2011 e me radhë... Sali Berisha ende guxon!

a.m./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledina: 19/09/2024 13:19

    Kryekrimineli dhe kryehajduti Sali Berisha guxon te kercenoje, sepse Drejtesia e Re demokratike ne Shqiperi eshte akoma ne pelena.

    Përgjigju
  • Xhozi: 19/09/2024 09:37

    Po ku jeni more gazetar te famshem Po te Ishte Edi do kishit dale menjeher po per kriminel Salen pse nuk ngriheni kjo eshte e kuptushme se keni frik nga Salushi ndersa me Edin flini te qete Ju kujtohet me Majkon gazetaret i futen mikrofonin ne goje dhe ai pak i shtyu dhe dolen me njehere qe shtyu nje shtatezane qe nuk ishte e vertete Po ku eshte kjo fytyr sholla Vokshi e ajo Tarabaku te flasin por nuk ja mban nga salaKur jane kaq te dhimshe per gazetaret te flasin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë