SPAK ka goditur organizatën kriminale të Suel Çelës, duke zbuluar aktivitetin e tij kriminal dhe lidhjet me persona në drejtësi, por edhe gazetarë. Një prej tyre edhe gazetari Artan Hoxha, i cili akuzohet si anëtar i kësaj bande kriminale dhe për korrupsion pasiv në sektorin privat.
Në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv u diskutua për një episod të dosjes, ku dalin lidhjet e gazetarit Hoxha me Suel Çelën, me të cilin kishte komunikim edhe në aplikacionin e kriminelëve SkyEcc. Në dosje tregohet se Suel Çela udhëzonte Artan Hoxhën për temën e një emisionin në ‘Opinion’, ku madje sipas SPAK i kishte dërguar Artan Hoxhës një foto të shkrepur në Hotel Univers, që i përkiste familjes rivale të Çapjave. Në fotografi shfaqet Kryeministri Rama me një prej krerëve të Çapjave, Ardian Çapja.
Analisti Arben Meçe thotë për gazetarin Denis Minga se ky rast zbërthen mënyrën se si manipulohet hapësirë publike në funksion të një grupi kriminal. Meçe thotë se dosja e SPAK, e nxjerr gazetarin Artan Hoxha si pjesë të një skenari për të manipuluar hapësirën televizive në shërbim të këtij grupi kriminal. Ai ndalet edhe në një moment të dosjes, kur thotë se Hoxha u shpërblye nga grupi i Suel Çelës me një ‘zarf’.
“Ky rast na zbërthen mënyrën se si manipulohet në hapësirë publike në funksion të një grupi kriminal. I qëndroj fenomenit, këtë ngjarje e kemi prezent në mediat shqiptare. Ky manipulim, është ngjarje e shkëputur e një realiteti që kemi në Shqipëri. Nuk është rasti i parë që Tan hoxha del me kaq besueshmëri, dhe në dosje që gjithë këto informacione i jepen dal vivo. Para se të ndodhë kjo ngjarje, ka një komunikim mes Tan Hoxhës dhe Çelës. Cela i thotë do të jap një material që kryeministrit të Shqipërisë t’ia fusim sa krahu. Ky material i pafiltruar jepet direkt në media, dhe në bisedë është që pasi ti ta japësh do vijë dikush të të japë zarfin. Pasi bëhet emisioni, një zarf shko në dorë të Artan Hoxhës.
Duhet të analizojmë gazetarin të shkëputur, këtë detyrë ka të gjejë çdo burim informacioni dhe ta ruajë, por kur bëhet pjesë e një skenari dhe atë që ka zbërthyer SPAK, nuk e ka nxjerr si investigues, por pjesë e një skenari. Në gjithë këtë ngjarje, ajo që më shqetëson është manipulimi i hapësirës televizive, që është një e drejtë universale por që mbrohet nga të gjithë ne, hapësirë e së vërtetës. Rasti konkret na tregon se është e manipuluar”, tha Meçe.
Sa i takon pozitës së Artan Hoxhës përballe drejtësisë, gazetari Flogert Muça thotë se nëse ka marrë para nga ky grup, atëherë je anëtar. E ndërsa avokati Përparim Çaça thotë se duhet të dallohet misioni i gazetarisë me rastet kur një gazetar i shërben grupeve kriminale.
“Nëse merr lekët në fund, je anëtar vëlla”, thotë Muça.
“Gazetaria është mision për informimin e publikut. Dyshohet që është kjo vepër penale. Duhet të dallojmë misionin e gazetarisë dhe pastaj kur je në shërbim të klaneve të caktuara”, tha avokati Përparim Çaça.
“Sot i themi Suel Çelës që ke grup kriminal, pse s’ia thonim në 2020 apo 2021. Ky person apo ata që sot janë në hetim nga SPAK, këtu kanë qenë. Puna që ka bërë gazetari, pavarësisht se dikujt mund të mos i duket etike, por është gazetari. E vetmja gjë që mund të implikojë penalisht gazetarin apo gazetarët është fakti, ka kryer korrupsion publik”, tha avokati Leonard Karaj.
Në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv u diskutua mbi goditjen e organizatës kriminale të Suel Çelës dhe lidhjet me gazetarin Artan Hoxha, sipas akuzës së ngritur nga SPAK. Avokati Përparim Çaça theksoi se duhet ndarë misioni i gazetarisë nga shërbimi që i bëhet klaneve kriminale.
Ndërkohë, gazetari Flogert Muça thotë se sipas SPAK, gazetari Artan Hoxha kishte një axhendë që t’i shërbente këtij grupi kriminal dhe jo opinionit publik
Avokati Çaça thekson se kur je pjesë e një grupi kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës. Akuzë që në fakt është ngritur edhe nga SPAK ndaj gazetarit Hoxha, të cilin e akuzon si anëtar të organizatës kriminale, përpos akuzës korrupsion pasiv në sektorin privat.
Përparim Çaça: Gazetaria është mision për informimin e publikut. Dyshohet që është kjo vepër penale. Duhet të dallojmë misionin e gazetarisë dhe pastaj kur je në shërbim të klaneve të caktuara.
Flogert Muça: Unë po them një gjë tjetër. Duke dashur të themi që ka bërë gabim Tan Hoxha të rëndë etik, profesional ligjor, s’mund të themi që çdo gjë që ka nxjerr Artan Hoxha në ekran ka qenë ashtu. Unë u nisa duke thënë se fotoja e Artanit ishte e saktë, por axhenda e tij.
Përparim Çaça: Tashmë është bërë si sport, duke dhënë lajme bombastike. Ky lloj abuzimi deri diku është i pranueshëm kur s’ka qëllim kriminal. Por, kur ti më pas je pjesë e grupit, kundër një grupi tjetër, ti je pjesë e organizatës tashmë. Nuk ka rëndësi se çfarë pune bën.
Flogert Muça: Unë ndaj faktin nga ‘spin’. Unë po them që fakti që ka nxjerr aty është i saktë, një foto e tre njerëzve, por axhenda së cilës i ka shërbyer është në shërbim të një klani dhe jo të opinionit publik. Kjo është çështje etike profesionale, ligjorja futet tek zarfet pastaj.
Një goditje të fortë e quan avokati Përparim Çaça operacionin e SPAK kundër organizatës kriminale të Suel Çelës. I ftuar në emuisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, avokati Çaça thotë për gazetarin Denis Minga se SkyEcc ka hapur një kuti që s’dihet se kur do përfundojë.
"Goditje e fortë e SPAK, ajo që e bën të veçantë nuk janë thjesht dy gazetarët, por brenda në këtë grup ka gjithçka, gjyqtarë, avokatë. Jemi vetëm në fillim të hetimeve. Ne nuk dimë shumë elementë të kësaj dosje që mund të shkojë edhe përtej këtyre fletëarresteve. SkyEcc ka hapur një kuti që nuk e dimë kur do mbarojë, brenda në këto përgjime çfarë nuk ka", tha Çaça në Report TV.