TIRANË – E shoqëruar nga efektivët e policisë Mide Dumani e cila një vit më parë denoncoi në polici largimin drejt Sirisë së dy fëmijëve të mitur e bashkëshortit Shkëlzen Dumani u paraqit si dëshmitare në gjykatën e krimeve të rënda në procesin ndaj 9 të pandehurve për terrorizëm.
Por sapo u fut në sallë aty ku pritej të rrëfente se si burri i saj Shkëlzeni u largua drejt Sirisë me fëmijët 10 dhe 11 vjeç, Mide Dumani vendosi të hesht duke kërkuar mundësinë për të dëshmuar njëherë tjetër.
Ky qëndrim habiti jo pak dhe prokuroren e krimeve të rënda, e cila sot kish planifikuar që të administronte si provë në proces dëshminë e Mide Dumanit, dëshmi për të cilën akuza shprehet se lidhet me 9 të pandehurit që kanë pasur lidhje me Shkëlzen Dumanin.
Dumani dyshohet se ka humbur jetën gjatë luftimeve në Siri, ndërsa prej më shumë se 1 viti Mide Dumani kërkon nga shteti rikthimin e fëmijëve të saj.
Të njëjtën kërkesë për të dëshmuar një seancë tjetër bëri dhe Agim Ndërgjoni dëshmitar i prokurorisë, i cili në sallë pas betimit u shpreh se ka qëndruar për 12 orë në komisariat dhe ishte në pamundësi fizike për të folur.
Në këtë gjykim janë zhvilluar 27 seancë, ndërsa dhe pse i konsideruar një proces publik me dyer të hapura gjykata vazhdon të mos lejojë kamerat në sallë pa dhënë asnjë shpjegim.

(Dëshmitarja Mide Dumani duke u futur në Gjykatë e shoqëruar nga efektivet e policisë)
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com