Prenda Çun Niklekaj-Qehaja, nga katundi Tetaj i Mërturit ishte 9 vjeç kur ja vranë të atin në rrethana misterioze, e pak kohë pas tij i arrestuan edhe dy vllezërit, të cilët ndërsa i kishin lidhur në dy pemë gështenje përballë njëri tjetrit të madhin Gjeloshin e kishin detyruar të shihte skenën më të tmerrshme që mudn të përjetojë dikush. Ja kishin pushkatuar të vëllanë para syve. Kjo ngjarje e tmerrshme shënoi kulmin e zisë në familjen e Prendës. Ajo vetë u rrit e u maturua me peshën e rëndë të kësaj ngjarjeje dhe gjithë jetën ka pyetur pse? Kush ja vrau të atin dhe pse më vonë ia pushkatuan vellanë në sy të vllait tjetër. Kush dhe pse i dënoi me këtë gjëmë të rëndë atë e gjithë familjen e saj?
Prenda është sot 90 vjeç, po ka një kujtesë të jashtëzakonshme. Me detaje ajo rrëfen historinë e dhimbshme të familjes së saj, gjithçfarë u ndhodhi natën e Shën Mëhillit dhe ditën makabre që pasoi, e më tej gjithë kalvarin e vështirë të jetës në vijim. Sepse asgjë nuk do të mbyllej aty, tek ajo vrasje pa gjyq e vëllait të saj Uk Çunit....
I ati i Prendës, Çun Qehaja, ishte vrarë, menjëherë pas luftës, në rrathana të paqarta edhe sot për familjen, ndërsa ishte angazhuar si korrier. Ajo vrasje do ti hapte rrugën një varg ngjarjeve tragjike në familjen e tij, e cila do të rrënohej, vit pas viti, me fatkeqësi që do të pasonin njëra tjetrën. Prenda e nis rrëfimin e saj pikërisht aty....
Prenda Niklekaj: “Kur ka hyrë partia, këtë e kanë bërë korrier, për të çuar letra.
Kur janë nisur për rrugë me Sul Martinin, ishte kryetar këshilli
Edhe kanë qëlluar me pushkë përmbi lumë. E ka marrë babanë tim këtu e i ka dalë këtu. 5 javë ka jetuar. Në krye të 5 javëve ka vdekur.
Ka thirrur Mehmet Shehu Gjelosh Çunin vëllanë tim të madhin. Se erdhi, erdhën brigada e ushtria për gjithë ditën e panë, me doktorin e ushtrisë.
Kur tha: kë ka, - ia bëri një femër. Femër ishte ajo. – Kë ka fëmijë? – tha. – Nxirreni këtu. Për ne. Më nxorën mua dhe vëllanë tim. Se motrën që e kam gjallë, se vetëm atë kam, ishte në djep. Se kishte mbush vitin...
E ka shkruar letrën vërr-vërr. Ka thënë: mirë, merreni. E kanë thirrur vëllanë tim, e kanë nxjerrë. Se çfarë i kanë thënë nuk e dimë, vec dëgjonim nënën që na tregonte. Thoshte i kanë thënë: ti ke për të dalë i veshur, ushtarë ishin ata se s’ishin polici të veshur. Mirë boll. E kanë marrë dhe e kanë nxjerrë aty. Vëllai, ky Uka, i dyti, punëtor, shtëpinë për më rehat, shtëpinë në Nikaj-Mërtur s’është kund, se punonin, mbanin bagëtinë. Mirë boll. Thotë: nuk erdhi, nanë! Unë isha fëmijë more. – Nuk erdhi Gjeloshi, thonim. Do të vij moj nanë, na thoshte. Ja tash vjen.”
Prej asaj dite siç tregon preda vëllanë e madh Gjeloshin e morën brigadat partizane që ksihin mbërritur në mërtur, dhe e ngazhuan si ushtar, thuajse me detyrim. Prenda tregon se ndërkohë në shtëpi njerëzit vinin pa pushim për ngushëllim për vdekjen e të atit dhe shumë prej tyre pyesnin se cfarë po bëhej... ndërkohë tre fmëijëve të vegjël do tu lidhnin një pension pas vrasjes së të atit, që e kishin shpallur dëshmor.
Prenda Niklekaj: “Shkuan bënë letrat. Pas 3 muajsh a 4, nuk e di, ka ardhur fletë-thirrja të shkonte në Shkodër nëna ime e vëllai. Janë ngritur e kanë shkuar. Më kanë lidhur pensionin mua e motrës që e kishim në djep. E vëllait....”
Prenda thotë se pasi u kthyen nga Shkodra, e jëma me Ukën, Gjeloshi kishte ardhur atë natë në shpi për tu interesuar se pse kishin shkuar në Shkodër....
Prenda Niklekaj: "Erdhi vëllai nga, se e kishim gati për të ardhur te shtëpia. - Për çfarë u thirrën, - tha, - në Shkodër? E keni lënë shtëpinë vetëm. – Po, - tha, - neve erdhën e na morën, - i tha vëllai i vet, kështu e kështu. – Oo, po e kanë lidhur pensionin fëmijëve. Mirë boll. Fjeti atë natë, u çua, shkoi te policia. I kanë thënë: e kanë thirr, - ata në postën e policise, - e kanë thirrur se në kodrën e Shëngjergjit, se nuk ishin me Tropojën atëherë. Mirë boll. Është çuar, ka shkuar, ka thënë: babai yt është dëshmor, 3 fëmijë e marrin rrogën, pensionin e babait, ia kanë lidhur për babanë.Ka ardhur Gjeloshi, ka thënë kështu e kështu. Thotë: shumë mirë, u takon, - tha Uka, - u takon.”
Prenda thotë se në të vërtetë pensioni nuk du jepej edhe pse muajt kalonin njëri pas tjetrit dhe as nuk do ta kishin marrë vesh kurrë se pse, nese i vëllai Gjeloshi nuk do të shkonte të interesohej në Shkodër.
Prenda Niklekaj: “Prit, prit, shkoi gati gjysmë viti. Nuk erdhi pensioni. Mirë boll. Thotë ky: s’e di si kishte shkuar një rast në Shkodër me ushtrinë. Vëllai im. Shkoi e pyeti vetë. Ka thënë: e kemi çuar në kodrën e Shëngjergjit. I kanë marrë, se ata nuk kishin telefona, çfarë ka folur policia, ka thënë: nuk e pranon katundi. Shqip.”
Prenda thotë se atë ditë në Shkodër Gjeloshit i kishin thënë se edhe për vrasjen e të atit duhet të kërkonin aty, duke aluduar se shokët e të atit e dinin se kush e kishte vrarë.
Prenda Niklekaj: ”E ka pasur Tush Balën shok, që ashtu e ka pasur babai im, thotë: ti do të shkosh nanë, te shtëpia e Tush Balës, e të flasësh me Tush Balën e me Prel Tulin. Se Prela e Tushi dinë se kush e ka vrarë, babanë.”
A ishte ky një rreng që komunistët po thurnin dhe çfarë paralajmëronte kjo gjë? Ishte fundi i shtatorit 1946. Në fshat të gjithë po përgatiteshin për festën e Shën mëhillit. 3 ditë para festës Gjeloshi ishte kthyer nga Shkodra. Kishte zgjidhur çështjen e pensionit të tre fëmijëve të mitur, por nuk e dinte se pikërihst ditën e festës, një tragjedi e re do të shpalosej në kullën e tyre.
Prenda Niklekaj: “Nata e Shën Mhillit i themi ne, që kishte ardhur 3 ditë para Shën Mhillit erdhi ai nga Shkodra, na solli rrogën, e u veshëm, 3 fëmijë ne u veshëm për bukuri. Na donte shumë, shumë, ai vëlla. E mirë boll. Thotë: a keni gatuar diçka për Shën Mhill? – i tha nënës së vet. tha: po. Tha, unë ia bëra, thashë: a më solle gjë mua? – Prit, - tha, - se po ta jep vëllai tani. Na solli këpucë të kuqe. – Ty, - tha, - t’i kam sjellë më të mirat. Thashë: jo, më të mirat janë të Markut. Për vëllanë. – Po ti a e do vëllanë, a je motra ime? – tha. – Po, - i thashë, - motra jote, por m’i solle të këqija, - e ia nisa britmës e dola jashtë. Mirë boll. Si fëmijë, 9 vjeç, merre me mend, 9 vjeç, e kaluar. Tha: ty a të vjen turp, - doli jashtë, - të bërtasësh pse ia solla vëllait, - tha, - ai është vëllai, ti rri me të. Më çonin me të a po përplasej me kaçakët. E çonte Gjeloshi.”
28 shtatori 1946. Ishte festa e shen Mhillit. Prenda e kujton mirë çka ndodhur atë ditë. Në mesdidë i vëllai Uka kishte prerë një berr. Po bëheshin gati për festë, por dikush do të vinte e do tjua përmbyste sofrën....
Prenda Niklekaj: “Ka hyrë brenda Kadri Matoshi. Mirë, kur ka hyrë brenda tha: bukë shpejt i tha nënës. – Po ti prit, - tha, - Kadri se. Ka hyrë brenda vëllai im Uk Çuni, e ka lëshuar aty mushkëritë, sic i kishte pjekur, i ka lëshuar aty, në sofër. Vjen Marku vëllai im i vogël, e thotë “po e thërrasin Ukën!”. Po bërtisnin. Hë se ska gjë, -tha Kadri Matoshi, - veç një pyetje kanë, - tha, - mos u mërzitni hiç. Ky doli me vrap jashtë vëllai im.
Unë shkova pas tij. Ka thënë: je i arrestuar. – Në qofsha i arrestuar, njëherë më tregoni se për çfarë jam. – Të tregojmë atje në polici mos ki merak.”
Prenda thotë se të vëllait i vunë një litar për ti lidhur duart, por ai kishte refuzuar.
Prenda Niklekaj: “Ka hequr litarin. – Jo more, - tha, - unë po heq rrobat për t’u ndërruar, - dhe ia ka përplasur litarin. - Hajdeni se kam festë, natën e Shën Mhillit, - tha, - hajdeni të hani, apo të nisemi nga të doni. Thanë: jo, jo. Kemi shkuar, ka hyrë brenda, ka veshur rrobat. Ne nuk e lëshonim asnjë sekond. Me britma e piskama, të dy unë dhe vëllai im i vogli, Marku. Nëna e tmerrueme, i thotë Katrinës, motrës së madhe: Merri dhe futi brenda fëmijët... E pashë që po i dridhej mjekra...”
Prenda thotë se ai moment ishte shumë i vështirë për të. Me fuqitë e një fëmijë, ajo përpiqej ti hiqtë të vëllait litarin nga duart, duke u përpjekur ta ndalonte atë çka po ndodhte....
Prenda Niklekaj: “Thotë: unë jam i pafajshëm more. Ka nxjerrë litarin, s’e lëshonin. Erdhi edhe motra ime, ajo e madhja, erdhi me mua, unë e kapa litarin me ja heq. Jo vëllanë tim, jo...dhe zuna me brit...me dëgjuan gjithë rreth e rrotull... vëllai i tha motrës së madhe kapi fëmitë e futi brenda, se si kam bërë gjë askujt, do të vij pa shku asnji orë. Ka shkuar me ata. Për Zotin nuk kemi ngrënë asgjë. Kurse ai, (Kadri Matoshi) ka ngrënë e ka pirë si qen, si qen.
I tha -“Po ku është pyetja”, - i tha një kushëriri im që qe aty. Çfarë është kjo punë Kadri? Më trego, - i tha, edhe shkoi i hyri kështu në frymë, - më trego çfarë është kjo punë? E, - tha, - Preng, i thoshin Preng atij, - ngadalë se del puna.”
Prenda tregon se që nga momenti që e kishin arrestuar Ukën, rrugës për në polici e kishin pyetur për antikomunistët. Shumë komshi përreth i kishin dëgjuar edhe bisedat mes tyre, ndërkohë që Uka ju kërkonte llogari, “ku po më çoni?”
Prenda Niklekaj: “E kanë dëgjuar komshinjtë, kanë dëgjuar kur ka folur, kanë dalë e kanë parë ku e kanë hetuar Ukë Çunin. E kanë marrë Ukë Çunin, kanë thënë: e kemi shok.”
Prenda kujton se ajo ishte nata më e gjatë e më e vështira e jetës së tyre. Prisnin me shprese se do të vinte Gjeloshi e do të interesohej. Ai mbase mund ti sqaronte rrethanat e atij arresitmi. Por siç dukej më kot prisnin dalina dhe fëmijët e vegjël në shtëpi....
Prenda Niklekaj: “Duke bërtitur e duke piskatur... As na erdhi Gjeloshi, as ai (Uka). Nëna ime, mbeti duke thërritur e bërtitur, e neve fëmijëve na zuri gjumi e nuk e di, pa fjetur tërë natën.”
Preda kujton se atë natë, ndërsa ishin në ankth për arrestimin e Ukës, do të dëgjonin në derë trokitje të forta. Ajo thotë se Mark Tunxhi dhe Nik Sokoli dy prej grupit të antikomunistëve që vepronin në arrati, duke e diutr se komunistët donin tua faturonin atyre vrasjen e cun Qehajasë, kishin ardhur për ti treguar Dalinës së nuk kishin gisht në vrasjen e të shoqit dhe se akuzat e komunistëve për Ndue Lulashin ishin të rreme. Madje kishin kërkuar që të vinte Gjeloshi e ti bënin be për këtë fakt.
Prenda thotë se ndërkohë askush nuk i kishte treguar gjeloshit se Uka ishte arrestuar atë ditë. Në shtëpi prisnin më kot se do të vinte Gjeloshi e do ti sqaronte punët.
Prenda Niklekaj: “Prit, prit, prit, s’erdhi. Thotë ai kushëriri im, thotë: po dal atje te kadri Matoshi, natën. Motra ime e kundërshtoi i tha jo...”
Prenda thotë se pas atij ankthi dhe pritjes së gjatë e ëma dalina, kishte marrë ndërresa dhe kishte shkuar në polici për t’u interesuar për të birin.
Prenda Niklekaj: “Prit, prit, prit, prit, se u çua nëna ime, u ngarkua, në atë natë të Shën Mhillit që ishte, u nis e shkoi te policia me gjithë Markun.
Për të pyetur për Ukën. Kur kanë shkuar e ka kapur një grua, e ka pasur afër shtëpinë me policinë. – Dalinë, - i tha, - hajde këtej. – Po pse, - tha, - Drane? I thoshin Drane. – Hajde këtej, - tha, - shëndoshë e mirë i ke, hajde këtej. – Jo more, - i tha, - nuk, do t’i çoj për të ngrënë djalit. – Ec këtu. Kanë shkuar, e ka futur brenda, tha: hyr brenda, se i bën sherr Gjeloshit, - i ka thënë ajo. Mirë. I ka thënë: a po m’i fut këto rroba brenda. I ka thënë: po, këto po ia japim. Ka thirrur rojen, ia ka dhënë ato. Uka brenda. Nuk e kishin nxjerrë.
Kanë kallëzuar shokët e Gjeloshit. S’e harroj, - thotë, - kurrë përjetë kur ka dalë Dalina, nëna, se ashtu i thoshin, duke dihatur: çfarë ndodhi me djemtë? Pse s’më erdhën natën e Shën Mhillit? Nga më erdhi kjo punë? I ka thënë Mirash Ndou: hyr brenda.
Hyr brenda, - tha, - se po të dëgjojnë.”
Prenda thotë se e jëma nuk e takoi dot Ukën atë natë. Dhe nuk e mori vesh as faktin që Gjeloshit i ishte mbajtur i fshehtë arrestim i i të vëllait.
Atë natë siç kujton Prenda, kishte nisur rrethimi i gjithë Nikaj mërturit. Ishte dhënë urdhri se do të mblidheshin armët në të gjithë zonën. Mes rojave të armatosur ishte edhe gjeloshi. Ai nuk e dinte që komunistët i kishin arrestuar të vëllanë. Në familje e jëma disa me fëmijët prisnin me ankth për fatin e ukës së arrestuar e po në ankth ishin edhe për gjeloshin i cili nuk po vinte në shtëpi. Ata nuk e dinin se gjithë ai skenar ishte ndërtuar duke ja mbajtur të fshehtë Gjeloshit. Të nesërmen ndërsa gjeloshi ishte në vendrojë ku e kishin caktuar shkojnë dhe i vendosin hekurat.
Prenda Niklekaj: “Isha te roja, - tha. Bashkuar Nikaj e Mërtur, 300 mijë veta kanë qenë bashkuar. Ai rojE, - tha, - ka ardhur dhe më ka vënë duart në hekura, kam shkuar, - tha, - më kanë lidhur tek nëj gështenjë në skaj të tyre. Tha - ju thashë, çfarë është kjo punë more? Dhe i kishin thënë “ngadalë se do të kallëzohet.”
Ndërkohë në qeli Uka ishte hetuar gjithë natën. E pyesnin për të arratisurit dhe e akuzonin se i kishte strehuar e ju kishte dhene bukë. Prenda thotë se për çfarë ka ndodhur atë natë në polici me Ukën ju ka treguar nëj i njohuri i tij Zef marku. Prej tij kanë edhe dëshminë e momentin kur e kanë marrë Ukën për ta çuar tek Gjeloshi. Vetëm atje dy vëllezërit e kanë parë njëri-tjetrin dhe e kanë kuptuar se të dy i kishin arrestuar.
Prenda Niklekaj: “Ukë Çuni, - i kanë thënë, - çohu. Ka treguar Zefi, ai shoku i vet. tha: po gati, veç kërkoj gjyq. Tri herë rrehst ka thnë t ënjëjtën gjë. - Hajde se ta tregojmë ne gjyqin. E kanë lidhur me litar.,, e kanë ra....
E ka gjetur vëllanë, e ka parë se ku është. Edhe ka çuar kështu duart dhe ia ka bërë të vëllait. – Uli duart. – Për Zot nuk i uli ka thënë. – pusho, pusho...i kanë bërtit.”
Prenda e ka të vështirë ta tregojë përballjen makabre mes dy vëllezërve. Skenari i thurur prej komunistëve ishte mizor. Kishin vendosur ta pushkatonin Ukën para të vëllait Gjeloshit, që e mbanin aty që më parë të lidhur pas një gështenje...
Prenda Niklekaj: “Ia çuan para. Thanë aty cojani para ta shohin! I kanë vënë hekurat Gjeloshit. Ka thënë: në pastë drejtësi gjëkundi, çohu, më ço matanë, mos ta shihte të vëllanë.
Kanë shkuar e kanë lidhur për gështenje, aty Gjeloshi, aty Uka. Dhe i kanë rënë me automatik, e ka kapur buzën ndër dhëmbë, e shkonte gjaku ujë...Ska gazep ma t’madh në këtë botë se me e pa atë zor! Dhe pa e ditur se nga erdhi....
As 1 muaj s’i pati kaluar 21 vitet.”
Prenda thotë se pas kësaj ngjarje traumatike gjeloshi ka kërkuar llogari për vrasjen e vëllait të tij.
Prenda Niklekaj: “Çfarë është kjo punë? – i ka thënë Xhemal Selimit. Tha ai: ec, ec, se ke mbajtur diversantët, më mirë kallëzo, - tha. Kanë ardhur për gjithë natën rrotull shtëpisë kur po vijnë kaçakët.”
Prenda thotë se vrasja pa gjyq e të vëllait, Uk Çunit, ishte veçse prologu i një varg ngjarjesh të përgjakshme në Nikaj mërtur. Po atë ditë pak më vonë, komunistët në aksionin e tyre për të çarmatosur nikaj mërturin kishin kryer një varg vrasjesh të tjera makabre, mes tyre edhe Fetë Sadikun.
Prenda Niklekaj: “Çfarë kanë bërë pastaj, dorëzo pushkë, e dorëzo tjetri, krisi pushka te tjetri, Fet Sadiku edhe atë, e vranë, i ka rënë Xhemal Selimi, - thanë, ky, se s’u rrëzua, i ka rënë në krye, e pastaj u rrëzua në tokë. Ky, Xhemal Selimi. Të gjithë thoshin se ai thyente arra mbi kryet e kufomës së Fet Sadikut dhe i hante.”
Komente










