Dosja K/ Shaqir Gjoçaj: Në Tërbuf, të burgosurit i varrosnin për së gjalli

Dëshmia e rrallë e Shaqir Gjoçajt për burgjet ku vuajti dënimin politik në diktaturë.

 "Në Tërbuf, të burgosurit që nuk bënin dot normën i varrosnin për së gjalli nē baltën e kenetës. I kam parë me sytë e mi. Madje njëherë për pak përfundova edhe unë i varrosur në baltë. Nuk e bëra dot normën. Ishte e pamundur ta bëje, ishim të kequshqyer e të sëmurë", dëshmon Shaqiri.

Ai tregon gjithë kalvarin e tij që nga dita e arrestimit, gjatë një përpjekje për t'u arratisur, kur ishte  vetëm 17 vjeç dhe do të kalonte sa në një kamp -burg në tjetrin, duke u përballur çdo ditë me vdekjen.

Në gjithë këtë rrugëtim, nëpër këto kampe shfarosje, siç i quan Shaqiri, ai veçon kënetën e Tërbufit, ku u përball disa herë me vdekjen. Në atë kamp kushtet ishin të tmerrshme dhe egërsia e policëve përtej çdo imagjinate.

Për Dosjen K, ai tregon se ka parë me sytë e tij, se si groposeshin njerëzit për së gjalli, në baltën e kënetës, sa herë ata nuk mundeshin të realizonin normën e rëndë që ju jepte komanda e kampit.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjethi: 29/11/2023 09:54

    Vetem nje gja duhet ta dish Shaqo qe prerja e marredhanieve nga ana e Kines i ngjan zagarit qe te leh mas shpines.

    Përgjigju
  • Lushnjari: 29/11/2023 07:19

    Kush te linte ne ate koh te vrisje nji te pa fajshem Vetem gjykata te denonte tjeter skishte Prandaj shaqo paret e te persekutuarit i more te gjitha dhe tani na shkrun kujtume He shaqo shkruj se do ket ndonji ti lexoj tregimet e tua

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë