DOSJA K/ Si i zhgënjeu Sali Berisha të përndjekurit politikë (VIDEO)

Report Tv rikthen një intervistë të Fatos Zdravës dhënë për emisionin Dosja K më 17 shtator 2024.

Në vitin 1991, Fatos Zdrava një prej fëmijëve të rritur në internim gjatë periudhës komuniste, me pothuajse gjysmë shekulli jetë në diktature, i gëzohej pa kushte shkërmoqjes së këtij sistemi dhe ushqente ëndrrat për një Shqipëri të lirë dhe demokratike.

Rruga e fëmijërisë dhe e rinisë së hershme kishte qenë e vështirë. Me babanë në burg dhe vetë në internim, vitet 50-të kishin lënë shenja të forta tek ai. A kishte marrë fund njëherë e përgjithmonë ai regjim me gjithë padrejtësitë e tij? Dhe si do të ishte Shqipëria në demokraci?

A do të mund të integrohej gjithë shtresa e të persekutuarve nënë regjimin diktatorial dhe a do të gjenin njerëzit e shtresës së tij mundësi për të kontribuar në politikë?

Fatos Zdrava ka qenë dëshmitar disa prej proceseve zhgënjyese të politikës dhe thotë se partia demokratike ku ata kishin varur shpresa te tyre i zhgënjeu dhe ua mohoi të drejtën e përfshirjes në politikë e vendimmarrje.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq