Dosja “Çapja” arrest me burg për
 Ardian Çapen, masa në spital

Dosja “Çapja” arrest me burg për<br /> Ardian Çapen, masa në spital
Pas “Arrestit me burg” për Florenc Çapen dhe Bledar Muçën të dyshuar si personat që qëlluan me armë policinë tre ditë më parë në Elbasan, në burg do të mbetet dhe Ardian Çapja.

Kjo masë sigurie për të është dhënë në ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” ku ai mbahet nën kujdesin e mjekëve, pasi ka shfaqur probleme shëndetësore pas arrestimit.

Akuzat e policisë për “Kundërshtim” të tyre dhe “Tentativë vrasje” Çapjat i kanë mohuar, por ky pretendim s’është marrë përbazë dhe ndaj tyre tashmë rëndon masa e sigurisë ”Arrest me burg”.

Familja Çapja u rikthye në qendër të vëmendjes pas atentatit të shkurtit 2016 ku tre prej anëtarëve të tyre u vranë, pasi ishte Florenci dhe Bledari që 3 ditë më parë i shpëtuan një tjetër atentati në qendër të Elbasanit dhe pas kësaj qëlluan me armë ndaj një patrulle civile policie.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan