Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka përfunduar parashtrimin e akteve hetimore prej 214 faqesh në seancën paraprake në GJKKO për ish-presidentin Ilir Meta, ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi dhe të tjerë.
Gazetarja e Report Tv Keti Banushi raporton se në seancën me dyer të mbyllura po zhvillohen debate mbi pretendimet e SPAK mes avokatëve dhe prokurorëve lidhur me kërkesën për kalimin në gjykim të dosjes. Aktualisht po bën kundërshtime mbrojtja e Ema Çokut, mikeshë e Kryemadhi, e cila është gjithashtu e pandehur në këtë çështje, ndërsa avokatët e tjerë kërkuan kohë të njihen me listën e provave.
SPAK mbylli hetimet më 28 korrik të 2025 lidhur me aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë, të kryer në bashkëpunim, ndërsa Fatime Kryemadhi për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun. Për Monika Kryemadhin është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Lajm në përditësim...
Komente












