Etleva Deda është gjyqtarja e caktuar në GJKKO përmes shortit të shqyrtojë në themel dosjen “Metanorfoza”. Deda do jetë gjyqtarja relatore e cila do të shprehet edhe për formën e gjykimit ku disa nga të pandehurit kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.
Më 8 nëntor GJKKO pas shtyrjeve të vazhdueshme për disa muaj të procesit në seancën paraprake, vendosi të kalojë për gjykim grupin me 7 të pandehur në kuadër të dosjes “Metamorfoza”.
Në listën e të akuzuarve janë edhe biznesmeni strategjik Pëllumb Gjoka, ish drejtori i Operacionales në Policinë e Shtetit, Oltion Bistri, ish-drejtuesi policor Ardrit Hasanbegaj dhe ish drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Ndërkohë, pjesë e listës janë edhe subjekte të krimit të organizuar si Behar Bajri, Edmond Preka dhe Asmter Bilali.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)