Dosja 'Muratori' / 'Lalo' kapoja i grupit në Holandë, siguronte kokainën për grupin e Muçollarit në Itali

Dosja 'Muratori' / 'Lalo' kapoja i grupit në Holandë, siguronte kokainën për grupin e Muçollarit në Itali

1707135257_droge.jpg

Foto: Ngarkesë me drogë e sekuestruar gjatë operacionit

Përmes zbërthimit të aplikacioni 'SkyEcc' por dhe përgjimet ambientale dhe telefonike drejtoria e antimafias italiane në Firence arriti të identifikojë itenerarin e trafikut të drogës që përdorej për të furnizuar tregun e Firences dhe jo vetëm.

Bëhet fjalë për 4 grupe kriminale, kryesisht nga shqiptarë që bashkëpunonin me njëra tjetrën. 

Kledjon Muçollari siguronte nga Meco kokainë nga Holanda. Në një episod të evidentuar nga grupi hetimor në dosje flitet për 10 10 nëntor 2020 kur policia bie në gjurmët e sigurimit të 1 kg kokainë nga Kledjon Muçollari përmes një shqiptari që e identifikon si ‘LALO’. Ky I fundit rezulton se ishte kapoja e grupit në Holandë. Me ndihmën e policisë ndërkombëtare u identifikua se Lalo ishte Armand Meco, thuhet në dosjen "Muratori' të siguruar nga shqiptarja.com

Grupi i tretë përbëhej nga Armand Meco, Fael Xhelili, Endri Sercan, Daniel Elezi, Erando Mara, Angelo Venticinque, Edgar Sebastian Jansen, Indrit dhe Eraldo Kolgjokaj.

Kjo organizatë ka vepruar midis Roterdamit (Hollandë), Amsterdamit (Hollandë) dhe territorit Italian nga janari 2020 deri më 5 nëntor 2021, me episodin e parë të konfirmuar në Itali në Firence më 2 prill 2020

Në dosje Armand Meco cilësohet si si financues, organizator, koordinator dhe drejtuesi i trafikut të drogës, duke u marrë personalisht me prokurimin e kokainës në tregun ndërkombëtar dhe më pas duke koordinuar veprimtarinë e korrierëve përgjegjës për transportin e lëndëve narkotike.

Fael Xhelili rezulton bashkëpunëtori i ngushtë i Armand Mecos, në funksone të ngjashme por dhe si kontalibisti I grupit kriminal

Endrit Sercan në dosje rezulton blerës i kokainës në tregun holandez dhe belg si dhe menaxhon kontaktet me klientët në ato shtete. të cilëve u shiste sasi të mëdha kokaine;

Daniel Elezi ishte personi referues në Itali i Armand Mecos pasi merrej me shitjen e lëndëve narkotike si hashash dhe kokainë, si dhe me sigurimin dhe organizimin e furnizimeve me hashash në territorin italian; pasi ka vepruar gjithashtu si kujdestar në shtëpinë e krijuar nga të ardhurat e trafikut të drogës të grupit kriminal në Itali;

Erando Mara ishte korrieri i ngarkuar për transportin e kokainës nga Holanda dhe Gjermania në Itali. Kryente dhe rolin e dorëzimit të kokainës dhe mblidhte të ardhurat e trafikut të drogës për llogari të grupit kriminal

Angelo Venticinque luajti rolin e korrierit pas arrestimit të Erando Marës, Ai dorëzonte kokainën klientëve dhe mblidhte të ardhurat për llogari të tyre

Edgar Sebastian Jansen lunate rolin e korrierit që vepronte në territorin holandez ku transportonte kokainë dhe para për llogari të grupit kriminal

Indrit dhe Eraldo Kolgjokaj ishin ngarkuar të pajisnin grupin me makina me fund të dyfishtë që përdorej për të transportuar lëndën narkotike. Ata merreshin personalisht me modifikimin e karrocerive të makinave.

Grupi 4  përbëhej nga Prelë Kolnikaj, Rudina Macoraj dhe Lazer Prevataj

Prelë Kolnikaj kishte rolin e organizatorit, koordinatorit dhe financuesit të grupit kriminal. Ai jepte udhëzimet pr dërgesat e lëndëve narkotike dhe dërgesat tek klientët. Duke vepruar dhe vetë ndonjëherë për transferimin e saj.

Rudina Macoraj kishte rolin e kujdestares që mbante lëndën narkotike në banesë por dhe disa detyra të tjera të grupit

Lazer Prevataj kishte detyrën e korrierit të lëndës narkotike sipas udhëzimeve të Prelë Kolnika dhe të mblidhte të ardhurat nga shitja e drogës. Kjo ka vepruar në Firence nga 24 prilli 2021 në gusht 2021.


Lajmi kryesor:

‘Ne lepujt presim, bosi është në varkë!' Identifikohet kapoja i drogës në Itali, bashkëpunëtorët! Shqiptarja.com zbardh dosjen dhe përgjimet (EMRAT)


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025