Dosja ndaj tij u dërgua për gjykim, mjeku Prifti: Katër akuzat janë arbitrare me synim dënimin tim të padrejtë! Fola i pari për pandeminë dhe po marr shpërblimin

Dosja ndaj tij u dërgua për gjykim, mjeku Prifti: Katër akuzat janë arbitrare me synim dënimin tim të padrejtë! Fola i pari për pandeminë dhe po marr shpërblimin

1707845235_edvinprifti.jpg

Mjeku kardiokirurg, Edvin Prifti, ka reaguar pasi Prokuroria e Posaçme dërgoi sot për gjykim në GJKKO dosjen ndaj tij duke i konsideruar akuzat që i bëhen arbitrare. Në reagimin në rrjete sociale mjeku shkruan se akuzat kanë si qëllim dënimin e tij në mënyrë të padrejtë.

Reagimi i plotë

"Pas mese 4 vjet hetimesh/pergjimesh nga SPAK dhe 3 vjet pas burgosjes sime, ky institucion me se fundmi ka ngritur 4 akuza njera me e rende se tjetra ndaj meje, duke me perndjekur me eger nga te gjithe nder vite. Gjithesesi ne asnje rast nuk provuan qe une kam abuzuar me fondet publike, tendera dhe te tjera qe eshte edhe detyra e tyre. Keto akuza arbitrare jane ne vazhden e persekutimit te porositur me synim final denimin tim te padrejte dhe mbajtjen e fondeve te ligjshme te sekuestruara. Sqaroj se:

1. sigurisht qe cdo njeri do te kuptonte se te me akuzosh mua per pastrim parash kur skam bere asnje investim eshte nje makinacion i ulet. Pra akuzohem per pastrim parash po nderkohe ku i kam pastruar kur skam asnje pasuri te paluajtshme, aksione apo biznese pervec nje apartamenti sikurse e konfirmon edhe Spak. Auditimi financiar (nje ekspertize kontabel) nga Auditues Ligjor i licensuar nga shteti Shqiptar, nje dosje prej mese 650 faqesh i dorezuar fillimisht ne gjykate dhe me pas ne Spak ne dhjetor 2021 dhe ku justifikohej e tere shuma qe Spak ngre dyshime, jo vetem qe nuk eshte studjuar apo rivleresuar por cuditerisht “nuk gjendet me” ne Spak pra me nje fjale ka “flutuar”. Ne asnje rast Spak nuk verteton se nga cili “aktivitet i dyshuar” vjne keto fonde detyre e padiskutueshme e tyre dhe nuk mjafton kjo, por mesazhe ne telefon dhe dokumente ne excel ne kompjuterin tim ku vertetohet pagesa cash nga spitale private, keto as merren ne konsiderate fare. Kjo ka vetem nje emer akuze e pavertete dhe vjedhje ne emer te shtetit!

2. ⁠Ne lidhje me 7 raste korrupsioni qesharakja kthehet ne absurd. une kam operuar mese 7300 shqiptare nga zemra dhe kam vizituar me dhjetra mijera te tjere. Spak ka 4 vjet pergjime te miat dhe nuk evidenton asnje rast te tille, gjithshka cfare sipas kesaj organizate quhet “prova” jane mesazhe, deklarata apo thenie midis njerezve te tjere qe shpesh here jane fare te panjohur per mua. Nuk ka asnje filmim, pergjim ambiental apo evidence pervec se cfare i ka thene njeri dikujt tjeter. o tempo o mores! Korrupsioni ka dy ane por ne rastin tim nuk ka asnje te akuzuar per korrupsion aktiv. Pra secili prej ketyre 7 rasteve ku ne 4 prej tyre fatkeqesisht ka ndodhur vdekja e pacientit dhe eshte e kuptueshme qe dhimbja kthehet ne hakmarrje dhe me pas ne manipulim, asnje prej tyre nuk eshte i akuzuar per korrupsion aktiv. I vetmi mesazh i imi (dhe jo i te treteve) ne nje nga rastet eshte ai ku them qe pacientja duhet te vije ne qsut se ska pse paguan, ky mesazh nuk ndodhet sot e kesaj dite ne dosjen e spak. E gjithe akuza bazohet ne trillime dhe bisesa midis te dyteve dhe te treteve.

3. ⁠me akuzojne per fatura fiktive?! po asnje spo kupton clidhje kane faturat me justifikimin dhe qarkullimin e te ardhurave, fjale qe perdoren ne deklarate per te krijuar disinformim, pra une per te justifikuar te ardhurat e mia marr fatura nga te there? Dhe ne cdo rast cdo kompani ka bere deklaraten perkatese sipas te vertetes qe ketu ska asnje fiktivitet.

4. ⁠Akuza per vjedhje. Ketu inkuizicioni takon fundin. Cdo element ne lidhje me kete projekt ka fatura dhe justifikime. i vetmi element eshte qe ky projekt duhet te fillonte ne mars 2020 dhe u bllokua pjeserisht per shkak te pandemise COVID19 dhe mbylljes se universitetit.

Ne konkluzion te nderuar miq. i gjithe objektivi i cpo ndodh eshte denimi perfundimtar ne furren e druve te Torquemades se Inkuizicionit. Kulmi arriti javen e kaluar kur na u konfirmua qe dosja e auditimit dhe ekspertizes kontabel nuk gjendej me ne Spak, edhe pse gjykata kishte urdheruar qe ne nentor 2021 administrimin e saj nga Spak! Me kujtohet ceshtja e Enzo Tortora ne Itali ku u fol per here te pare per “orrore giudiciale” ose “Tmerri i gjykimit” apo per “prosecutor misconduct” dhe “supression of evidence” ne USA per rastet e ceshtjeve te sajuara ne te cilat prokuroret fshehin provat! Mbase nuk kane faj se ky mund te kete qene pjese e trejnimit ne Spak!

Me kujtohet nje meme nga Lufta e dyte boterore kur nje oficer SS duke ecur ne nje rrugice e cila kishte tela me gjemba ne te dyja anet dhe pertej telave ishin njerezit qe coheshin ne turren e druve, perballe kishte nje tabele e cila shkruante: EDHE PSE SBENI POLITIKE, ESHTE POLITIKA QE KA NEVOJE PER JU! Pra ishte politika qe kishte nevoje per krematoriumet dhe holokaustin. Une fola i pari per pandemine dhe po marr shperblimin, por edhe nese nje jete eshte shpetuar nga kontributi im i vogel, do te isha i lumtur! Pertej cdo gjeje kjo eshte detyra ime! Une bera per vendin dhe popullin tim aq sa munda! Te pakten shqiptaret nuk marrin me rrugen per tu operuar ne Stamboll apo gjetiu por e bejne ne vendin e tyre. Gjykimin jua le juve!"


Lajmi kryesor:

Zbulohen 4 akuzat për mjekun Edvin Prifti! SPAK: Mori para për 7 ndërhyrje në zemër pranë QSUT, i sekuestrohen 1.1 mln euro, 256 mijë € ishin cash në banesë e zyrë


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë