Dosja/ Nga korruptimi, kërcënimi, helmimi tek lajthitja, të gjitha tentativat për të rrëzuar dëshminë e Luftar Reçit për vrasjet e bujshme 

Dosja/ Nga korruptimi, kërcënimi, helmimi tek lajthitja, të gjitha tentativat për të rrëzuar dëshminë e Luftar Reçit për vrasjet e bujshme 

Luftar Reçi

Luftar Reçi, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Maks Lalës, është një nga bashkëpunëtorët e rëndësishëm të SPAK-ut, për zbardhjen e disa vrasjeve të bujshme të 17 viteve më parë. I indinjuar nga braktisja e ish shokëve në krime të rënda dhe për të dalë sa më parë nga burgu ku vuan dënimin për vrasjen e Maks Lalës, Luftar Reçi rrëfeu për SPAK në tetor-nëntor 2020 veprimtarinë e pretenduar kriminale që ka pasur me Lulzim Berishën dhe anëtarët e tjerë të bandës së tij, duke implikuar edhe Emiljano Shullazin. Në dëshminë e tij, Reçi ka pohuar se Lul Berisha dhe Emiljano Shullazi kanë bashkëpunuar për të ekzekutuar me tritol C4 Vajdin Lamajn dhe mikun e tij Artan Arsi në vitin 2005. Sipas tij, ka qenë Viktor Ymeri, i cili nga burgu ka gjetur personin për llogari të Shullazit që do të kryente këtë ekzekutim.

Reçi ka rrëfyer edhe vrasjen e Klodjan Saliut dhe plagosjen e mikut të tij Osman Truma. Të implikuarit nga dëshmia e Luftar Reçit janë: Viktor Bajraktari (Imeraj), Emiljano Shullazi, Indrit Taullai, Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj dhe Indrit Rusi. Kjo dëshmi ka alarmuar dhe vënë në lëvizje të implikuarit, mbi të cilët SPAK ka ngritur akuza shumë të rënda si “Vrasje me paramendim”, “Vrasjes me dashje”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Të gjithë të përmendurit nga Luftar Reçi kanë mohuar rrëfimin e tij, madje Shullazi ka mohuar edhe njohjen me dëshmitarin. Por, nga ana tjetër, ka pasur disa tentativa për të bërë të pavlefshme dëshminë e Reçit. Lëvizjet kanë nisur që në qershor të vitit 2021 deri në fillim të shtatorit.

260 mijë euro

Fillimisht, bashkëpunëtorit të SPAK-ut Luftar Reçi i janë oferuar 260 mijë euro në këmbim të tërheqjes së dëshmisë për implikimin e Emiljano Shullazit në vrasjen me bombë të Vajdin Lamajt dhe mikut të tij Artan Arsi në vitin 2005. Për të korruptuar Luftar Reçin, me qëllim për të ndryshuar dëshminë, janë aktivizuar Elton Goskova, i njohur si Reqi i Korçës, bashkë me Ervis Kosovën.

“Reqi, para rreth 2-3 javësh, më ka thënë me një person tjetër si ndërmjetës, i cili quhet Luciano Memo, a do bashkëpunosh me ne, duke më ofruar një shumë parash prej 10 milionë lekë të vjetra dhe 40.000 Euro si paradhënie për të krijuar besimin se do mi jepnin, edhe një pjesë tjetër pas ndryshimit të deklarimit nga ana ime. Pjesën tjetër prej 210.000 (dyqind e dhjetë) mijë Euro do mi jepnin pasi unë të kem dëshmuar publikisht me deklaratë se Emiljano Shullazi nuk ka qenë pjesë e grupit që ka vrarë shtetasin Vajdin Lame me bombë në ashensorin kur po ngjitej për në banesën e tij. Gjatë kësaj kohe Reqi (Gentian Goskova) me numër telefoni...ka kontaktuar me persona ndërmjetës me bashkëshorten time Kristina Kosta, por jo vetë drejtpërdrejt. Personi që ka kontaktuar me Kristinën është shtetasi Luçiano Memo, i cili ka qenë më parë polic në IEVP Drenovë”, ka rrëfyer Luftar Reçi, pjesë e dosjes së SPAK.

Kërcënim me zhdukje familje

Elton Goskova, i njohur si Reqi i Korçës, bashkë me Ervis Kosovën, kanë kontraktuar fillimisht bashkëshorten e dëshmitarit Luftar Reçi, Kristina Kosta, për të bindur bashkëshortin e saj të ndryshonte dëshminë. Kristina Kostës i kanë ofruar blerjen e një shtëpie dhe shlyerjen e kredive.

Ajo është kërcënuar gjithashtu me zhdukje bashkë me fëmijët nëse tregonte dhe nuk bashkëpunonte me ta.

“Thuaj Luftarit se ne ja dimë ku i ka fëmijët në Tiranë, edhe gruan që ka në Korçë, ai e di shumë mirë se jemi nga ata persona që nuk pyesim për asnjë në Shqipëri. Ne kemi njerëz që vrasin fëmijë, gra dhe burra. Thuaj Luftarit të thërrasë mediat dhe ta pushojë atë që ka folur për vëllai tim. Nuk më tha asnjë emër. Me tha se ne nuk i kemi bërë dëm, dhe as nuk e njohim fare, çfarë ka ai me ata të Durrësit të bëj çfarë të dojë, se ne nuk i njohim ata. Personi që më takoj më tha se kur të thërras mediat dhe ta bëj kryerjen e kësaj detyre, për këtë ne do i blejmë asaj (Kristinës) një shtëpi në Korçë dhe do t’i mbyllim të gjitha kreditë që ka dhe do të ndihmojmë me ata të Durrësit që të mos gjejë asnjë gjë. Më tha mua as ti mos ja jep kujt këtë numër telefoni që folëm bashkë se po e mora vesh që ja ke dhënë dikujt do kesh probleme shumë të mëdha”, thuhet në dosje.

Plani për helmimin

Luftar Reçi po vononte për të kthyer përgjigje, pavarësisht ofertave dhe kërcënimeve. Në këto rrethana, ka nisur të aplikohet plani B, që parashikonte eliminimin fizik të bashkëpunëtorit të SPAK-ut, Luftar Reçi në burg, me anë të helmimit të ushqimit. Më 28 dhjetor 2021, Elton Goskova, i njohur si Reqi i Korçës, është takuar me punonjësin e Burgut të Drenovës, Emiljano Peleshko, me qëllim për të hequr qafe bashkëpunëtorin e drejtësisë, Lulftar Reçin, duke helmuar. SPAK kishte zbuluar tashmë planin A, për blerjen dhe korruptimin e Reçin, ndërsa po monitoronte edhe planin B.

Reqi i Korçës i ka ofruar Peleshkos 100 mijë euro për t’i hedhur pesë pika helm Luftar Reçit në ushqim, ndryshe e priste plumbi. Peleshkos i ka thënë Elton Goskovës (Reqi) që ‘do të flasim prapë’, me qëllim për të fituar kohë dhe për të koordinuar veprimet me SPAK-un. Takimi i dytë është zhvilluar tek ‘Terminali’ në Korçë. Krahas Reqit të Korçës, në makinë ishte edhe një person i maskuar, i cili i ka treguar një pistoletë, duke i kërcënuar se do ta vriste nëse nuk hidhte helmin në ushqimin e Luftar Reçit.

Finalizimi i eliminimit fizik i bashkëpunëtorit të drejtësisë Luftar Reçi është parandaluar nga SPAK, duke arrestuar Reqin e Korçës dhe shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij bashkë me Ervis Kosovën.

Luftar Reçi “nuk është në rregull’

Luftar Reçi nuk është në ‘rregull”. Ky është me sa duket pretendimi i fundit i të implikuarve për të hedhur poshtë dëshminë e Luftar Reçit.

Avokatët mbrojtës të të akuzuarve kanë pavlefshmërimë e dëshmisë me pretendimin se Reçi vuan nga sëmundja e mitomanisë, (një çrregullim personaliteti që manifestohet në një tendencë për të gënjyer dhe fantazuar në mënyrë patologjike për veten) e cila e detyron të bëj mashtrime të vazhdueshme. Në fakt, ekspertiza thotë se Luftar Reçi vuan nga çrregullime të ankthit, por deklarimet e tij për vrasjet e Lames dhe Saliut mund të konsiderohen si prova nga ana e SPAK, pasi ankthi nuk është një sëmundje mendore, por më shumë gjendje psikologjike. Në përfundim, Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Shullazit dhe të tjerëve për të cilësuar të pavlefshëm ekspertimin mjeko-ligjor të Luftar Reçit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Reç Mashtrrusi: 18/12/2023 22:57

    Adriatik djali shpesh shlru mir e qartë,i pandikum nga faktorë të jashtëm w kjo tka bo çik më nryshe nga të tjerët por që të shkrush për personat e përmen nga mashtrrusi,e pakta fare duhet që ti tkesh pas qarkullu nëpër Tiron ato vite. 1-Sa për sqarim Luftar Reçi ka saju çdo gjo në lidhje me Vajdin Lamaj. Vajdini vodhi tonelata drroga të x grupi e për kte pagoi. 2-Reçi po zbato me përpikmëri planin e nipit të Vajdinit duke përfshi në ngjarje të gjith krahun që tani ky me Doqen kan kundrra. Nëse Reçi ka pas fatin me ndrru 2 llafe me Torin do vi tboj un burgun e Luftar mashtrrusit. 3-Kush ka jetu ato vite e di mir që asnji nga grupet që Lufkar Lamaj Reçi përmen as kan pas njofje e as kan bashkpunu. Kshu që lejini njerzit në hallet e veta e mos i jepni hapsir mashtrrusve. 4- Lufkar Reçi boj yzmet burgut se vllan e vrare me durt e tuja. Jeta jote shkoi Bingo e ti e di se ke qen prokar vet. Nuk kape goglat e duhura miko. Zoti past mëshir për ty

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025